Kryetari Taravari vizitoi fshatin Reçan, do të intervenohet për parandalim të rrëshqitjes së tokës

21.02.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, vizitoi fshatin Reçan, me ç’rast u njoftua nga afër me problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtij fshati.

Pika e parë në të cilën u ndal Taravari ishte hyrja e fshatit, ku si pasojë e rrëshqitjes së tokës në rrugën kryesore, një shtëpie i kanoset rreziku. Në vendngjarje u konstatua se situata është alarmante dhe kryetari Taravari premtoi zgjidhje urgjente të problemit, respektivisht ndërtimin e murit mbajtës me të cilin do të pengohej rrëshqitja e tokës.

Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij, vizituan po ashtu edhe shkollën e fshatit. U konstatua se në objektin shkollor janë të nevojshme ndërhyrje të caktuara për përmirësim të kushteve. Siç intervenuam për riparimin e ndriçimit në këtë shkollë gjatë fundjavës së shkuar, theksoi Taravari, do të bëjmë edhe ndërhyrje të tjera të nevojshme me qëllim që nxënësve dhe mësimdhënësve tu mundësohen kushte optimale për realizimi të procesit edukativo-arsimor.

Gjatë vizitës në fshatin Reçan, Taravari u takua dhe bashkëbisedoi me banorët lokalë, të cilët e njoftuan atë me problemet me të cilat ballafaqohen fshatarët, si dhe shprehën falënderim që udhëheqësia komunale shpreh gatishmëri për tu dalë në ndihmë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Shërbimi për informim

Lyhen hapësirat e brendshme të SHF “Forina”

19.02.2018

Me kërkesë të prindërve, drejtoresha e Shkollës fillore “Forina” të fshatit Forinë të Gostivarit, Zeqije Musliu, ngriti iniciativë për lyerjen e hapësirave të brendshme të godinës shkollore, ndërsa e njëjta u mbështet nga Komuna e Gostivarit.

Ishte kërkesë e prindërve të nxënësve të shkollës sonë, që të lyhen hapësirat e brendshme të godinës shkollore. E pashë si të arsyeshme këtë kërkesë dhe ngrita iniciativën, ndërsa hasa në vullnet të mirë për përkrahje edhe nga Komuna e Gostivarit”, thekson drejtoresha e shkollës, Zeqije Musliu.

Në shkollën fillore “Forina” mësimin e ndjekin rreth 250 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntë, ndërsa brenda vitit do të hapet edhe një paralele për zhvillim të hershëm fëmijëror.

Shërbimi për informim

Aksion i gjerë i NP “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”

Aksion i gjerë i NP “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”

19.02.2018

Ndërmarrja Publike ‘Parkingjet publike dhe gjelbërimi” nga Gostivari, këtyre ditëve është duke realizuar një aksion të gjerë për përmirësimin e gjendjes me gjelbërimin në sipërfaqet publike në Gostivar, si dhe të sipërfaqeve përskaj rrugëve lokale në territorin e komunës së Gostivarit.

Reshjet intensive të shiut dhe borës javëve të fundit, shkaktuan shkulje dhe thyerje të degëve të më shumë drunjve te parku i madh i qytetit, në sipërfaqet tjera publike, si dhe të drunjve përskaj rrugëve lokale dhe rajonale.

Ekipe të ndërmarrjes intervenuan menjëherë në rastet emergjente, ndërsa këtyre ditëve po vazhdojnë me një aksion gjithëpërfshirës, duke mënjanuar degët e thyera, shkurret dhe vegjetacionin tjetër të padëshirueshëm .

Nga kjo ndërmarrje thonë se aksioni do të vazhdojë përderisa kushtet klimatike do ta mundësojnë atë.

Shërbimi për informim

Pritet druri në fazë të kalbjes, përskaj rrugës për në Llakavicë

14.02.2018

Me kërkesë të banorëve të fshatit Llakavicë, ekipet e NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” mënjanuan drurin e vjetër që gjendej përskaj rrugës që çon për në brendi të fshatit.

Inxhinierët e ndërmarrjes, konstatuan se druri i vjetër ishte në fazë të kalbjes dhe se i njëjti nuk mund të mirëmbahet dhe se është e domosdoshme prerja e tij, ngaqë paraqiste rrezik potencial për kalimtarët dhe automjetet.

Shërbimi për informim

Një donator nga fshati, sanoi nyjet sanitare të SHF “Përparimi” – Çegran

11.02.2018

Synimi i Komunës së Gostivarit për të përmirësuar kushtet në shkollat fillore dhe të mesme dhe për të rritur cilësinë e procesit edukativo-arsimor, është mirëpritur nga qytetarët e komunës së Gostivarit dhe ka nxitur ata që të ndihmojnë në këtë proces.

Një banor i fshatit Çegran, me vetiniciativë dhe me pëlqim nga shkolla dhe Komuna, gjatë fundjavës ka renovuar nyjet sanitare të shkollës, të cilat ishin në një gjendje shumë të keqe.

Shërbimi për informim

Sanohet tavani i dëmtuar në Konviktin e nxënësve

11.02.2018

Në kuadër të aksionit “E shtuna aktive”, Komuna e Gostivarit realizoi intervenime të ndryshme në institucionet arsimore themelues i të cilave është ajo.

Përveç në objektet e disa shkollave fillore dhe të mesme komunale, u intervenua edhe në Konviktin e nxënësve, me ç’rast u sanua tavani i dëmtuar i një hapësire në këtë konvikt.

Komuna e Gostivarit, në vazhdimësi do të kujdeset për përmirësimin e kushteve në këtë konvikt.

Shërbimi për informim

Shkolla Fillore Periferike në fshatin Reçan, pajiset me llamba LED

11.02.2018

Prej ditës së hënë, nxënësit e shkollës fillore periferike “Liria” të fshatit Reçan, do të kenë në shkollë ndriçim më të mirë.

Të gjitha llambat klasike nëpër mësonjëtore, korridore dhe mjediset tjera të shkollës, janë zëvendësuar me llamba LED.

Llambat LED bëjnë dritë më të fuqishme, ndërsa harxhojnë 5 herë më pak energji elektrike se llambat klasike.

Shërbimi për informim

Intervenim i vogël por shumë domethënës në Shkollën e Ulët të Muzikës

11.02.2018

E shtuna aktive e Komunës së Gostivarit në shkollat komunale të Gostivarit, preku edhe Shkollën e Ulët të Muzikës “Enver Stafai”.

Mbulesat e ulëseve në korridorin e kësaj shkolle, të regjura dhe të grisura, shëmtonin pamjen e këtij institucioni ku kultivohet arti, tashmë janë zëvendësuar me mbulesa të reja.

Ishte ky një intervenim shumë pak i kushtueshëm, por që dëshmon përcaktimin e Komunës së Gostivarit për të ngritur cilësinë e institucioneve arsimore me të cilat ajo menaxhon.

Shërbimi për informim

Intervenohet në SHF “Ismail Qemali” në Gostivari

11.02.2018

Me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira në shkollat fillore dhe të mesme komunale të Gostivarit, dita e shtunë u shfrytëzua për intervenime të caktuara në godinat shkollore.

Në Shkollën fillore “Ismail Qemali” në Gostivar, u intervenua në hyrjen e godinës shkollore, respektivisht dyshemeja u shtrua me llaminat.

Mjetet u siguruan nga dhënia në shfrytëzim të termineve në sallën sportive.

Shërbimi për informim

Sanohen dëmet e shkaktuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut

14.02.2018

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kapluan territorin e komunës së Gostivarit, u shkaktuan dëme të caktuara materiale, ndër të cilat edhe shkulja e drunjve.

Ekipet e NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” dolën në terren dhe intervenuan për eliminimin e pasojave, siç ishte rasti me drurin që ishte përplasur mbi objektin në kuadër të Stacionit të autobusëve në Gostivar.

Shërbimi për informim