Këshilli Rinor i komunës së Gostivarit organizoi tur me biçikleta nëpër qytet

14.05.2018

Me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe kundër ndotjes së ajrit, Këshilli i komunës së Gostivarit, organizoi dje një tur me biçikleta nëpër rrugët e qytetit të Gostivarit.

Me moton “Let’s go cycling”, çiklistët u nisën nga objekti i komunës së Gostivarit duke bërë një qark rrugëve kryesore të qytetit për tu kthyer në fund sërish në objektin komunal.

Ky aktivitet pati mbështetjen e plotë të Komunës së Gostivarit, ndërsa çiklistët gjatë gjithë kohës i shoqëroi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij.

Një nga pjesëmarrësit e turit me biçikleta ishte edhe mërgimtari Arafat Abdija i bëri një dhuratë kryetarit Taravari duke i uruar të vazhdojë me punën e palodhshme për ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim

U mbajt marshi tradicional “Guri i rrafshtë 2018” – e mbështeti edhe Komuna e Gostivarit

14.05.2018

Shoqata malore “Sharri nga Gostivari, organizoi dje Marshin tradicional “Guri i Rrafshtë 2018” në të cilin morën pjesë anëtarë të më shumë shoqatave malore nga e gjithë Maqedonia dhe nga vendet fqinje.

Marshin e mbështeti financiarisht Komuna e Gostivarit, ndërsa e nderoi me praninë e tij edhe kryetari i komunës Arben Taravari. Kryetari i Shoqatës “Sharri” – Qerim Abazi, kryetarit Arben Taravari i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë.

Bjeshkatarët u ngjitën në majat Guri i Zi – 1903 m lartësi mbidetare dhe Guri i Rrafshtë – 1886 metra lartësi mbidetare, në një shteg me gjatësi prej 25 km dhe distancë në lartësi prej 1333 metra, duke përshkruar kështu bukuri mahnitëse natyrore, peizazhe dhe panorama mbresëlënëse.

Shërbimi për informim

Tamponohet rruga e dëmtuar ne fshatin Tërnovë

12.05.2018

Komuna e Gostivarit nëpërmjet Ndërmarrejs publike “Komunalec” ka filluar sot të bëjë tamponimin e një rruge në brendi të fshatit malor të Tërnovës.
“Rruga ishte shumë e dëmtuar dhe qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve zhvillohej me shumë vështirësi.

Ashtu siç premtoi gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari që investime të bëhen në çdo vendbanim pavarësisht nëse bëhet fjalë për lagje të qytetit apo mjedise urbane, qofshin ato edhe në zona më të thella malore, ashtu është edhe duke vepruar”, thotë Jasin Demiri, zëdhënës i komunës së Gostivarit.
Punët ndërtimore për sanimin e rrugës në Tërnovë pritet të përfundojnë nesër dhe kjo rrugë sërish të jetë në shërbim të banorëve të këtij fshati.

Shërbimi për informim – Komuna e Gostivarit

 

Hapen katër kënde të reja fëmijësh, ndërsa në gjashtë kënde vendosen rekuizite

11.04.2018

Sot filloi vendosja e rekuizitave të reja në këndin e fëmijëve përballë Gjyqit në Gostivar, ndërsa në vijim, rekuizite do të vendosen edhe në pesë lokacione tjera.

Katër prej gjithsej gjashtë lokacioneve ku do të vendosen rekuizite, janë kënde të reja fëmijësh, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë ekzistuar prej më herët dhe tani rekuizitat e vjetra do të zëvendësohen me rekuizita të reja.

Kënde fëmijësh hapen përballë Gjyqit, te kompleksi i banesave kolektive në lagjen Maleardi, te kompleksi i ndërtesave përballë tregut të madh të qytetit dhe në oborrin e Shkollës fillore “Faik Konica” – Debresh.

Rekuizitat e vjetërura do të zëvendësohen me të reja në dy çerdhet e fëmijëve në qytet, ku do të rregullohet edhe infrastruktura për rreth tyre.

Për rregullimin e këndeve të fëmijëve Komuna e Gostivarit ka ndarë nga buxheti i saj rreth 2,3 milion denarë, ndërsa punët pritet të përfundojnë brenda këtij muaji.

Shërbimi për informim

Në Gostivar shënohet 9 Maji – Dita e Evropës

09.04.2018

Ambasadorët e shteteve të Grupit të Vishegradit, edhe sivjet përzgjodhën Gostivarin për të shënuar 9 Majin – Ditën e Bashkimit Evropian. Fillimisht ambasadorët e tre nga katër shtete e Grupit të Vishegradit në Shkup, respektivisht ai i Çekisë – Miroslav Toman, i Polonisë – Jacek Multanovski dhe i Hungarisë Laslo Duks u pritën në kabinetin e tij nga Arben Tаravari ku biseduan për aktualitetet në komunë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekzistues.

Më pas, kryetari Taravari dhe tre ambasadorët morën pjesë në manifestimin e organizuar për shënimin e Ditës së Evropës, i cili filloi me intonimin e himnit të Bashkimit Evropian – Oda e Gëzimit interpretuar nga kori i SHF M.K. Ataturk – Gostivar, i pasuar me pika muzikore nga vendet e BE-së interpretuar nga nxënësit e Shkollës së ulët të muzikës “Enver Stafai” – Gostivar.

Kryetari Taravari në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi ambasadorët e Grupit të Vishegradit që rregullisht përzgjedhin Gostivarin për të shënuar ditën më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, si dhe përgëzoi nxënësit për programin e bukur të përgatitur enkas për këtë ditë, për të nderuar mysafirët.

Të pranishmëve, në emër të shteteve të Grupit të Vishegradit, iu drejtua edhe ambasadori hungarez Laslo Duks, i cili inkuadrimin e vendeve të Vishegradit në BE e prezantoi si një storje suksesi, duke uruar që sa më shpejtë edhe Maqedonia të bëhet pjesë e familjes së madhe Evropiane.

Me program të pasur kulturor-artistik u shfaqën edhe nxënësit e SHF “Goce Dellçev” të udhëhequr nga profesori i muzikës Basri Ristemi, të cilit për kontributin e dhënë kryetari Taravrai i dhuroi një kaskë për çiklizëm, hobi ky i preferuar i profesorit.

Në fund të manifestimit, ambasadorët e Grupit të Vishegradit të shoqëruar nga kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij, vizituan stendat e përgatitura nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gostivarit, ku u prezantuan vlerat e shteteve të BE-së dhe pjesë nga tradita e rajonit të Gostivarit, përfshirë këtu edhe ushqimet tradicionale me të cilat i gostitën ambasadorët.

Vlen të theksohet se i gjithë manifestimi kaloi në frymën e multikulturalizmit dhe bashkëjetesës, vlerë kjo specifike e qytetarëve të komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim

Riparohet këndi i fëmijëve në parkun e madh të qytetit në Gostivar

08.04.2018

Këndi i fëmijëve në parkun e madh i cili një kohë më të gjatë ka qenë jashtë funksionit për të cilin është dedikuar, është riparuar këtyre ditëve nga ana e Komunës së Gostivarit.

Të gjitha lojërat për fëmijë janë riparuar, është hedhur rërë dhe janë vendosur tehore prej bekatoni, si dhe është vendosur ndriçim publik adekuat.

“Me riparimet e nevojshme, e kthyem këtë kënd lojërash sërish në dispozicion të fëmijëve, ndërsa me ndriçimin përkatës i njëjti do të mund të shfrytëzohet edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Do të apeloja me këtë rast deri te të gjithë qytetarët që të kujdesen për këtë kënd dhe të denoncojnë të gjithë ata të cilët eventualisht do ta dëmtonin këtë kënd”, thotë udhëheqësja e Sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe.

Ndërkaq, Besim Dogani – përgjegjës i Zyrës për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve, njofton se në kuadër të programit zgjedhor të kryetarit Arben Taravari, do të intervenohet edhe në këndet tjera të fëmijëve dhe në sipërfaqet për pushim dhe rekreim.

Shërbim për informim

Banorët e Balindollit ndërtojnë stadiumin, i mbështet NP “Komunalec” dhe Komuna e Gostivarit

04.05.2018

Iniciativat e Bashkësive lokale në territorin e komunës së Gostivarit kanë marrë jehonë të madhe dhe japin rezultate shumë të frytshme. E fundit në sërën e iniciativave për rregullim të infrastrukturës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës, vjen nga fshati Balindoll, ku në stadiumin e dikurshëm i cili tash e shumë vite ka mbetur vetëm një ledinë e lënë pas dore, po ndërtohet stadium i ri futbolli.

Kjo iniciativë ka gjetur mbështetjen e Komunës së Gostivarit, e cila përmes Ndërmarrjess Publike “Komunalec” dhe nga mërgata ndihmon në realizimin e punëve ndërtimore.

Pronarët e ndërmarrjeve private ndërtimore nga ky fshat, kanë vënë në dispozicion mekanizimin tyre dhe gjatë ditës së sotme është hequr një shtresë e tokës dhe është nivelizuar trualli.

Për të ndjekë nga afër këtë aksion të banorëve të Balindollit, në vendngjarje sot ishte edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari i shoqëruar nga bahkëpunëtorët e tij, i cili i inkurajoi iniciatërot dhe realizuesit e këtij aksioni për punën fisnike që janë duke bërë.

Vlen të theksohet se aksione për pastrimin e deponive të egra, ruajtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës nëpër fshatra kanë ndërmarrë disa bashkësi lokale në territorin e komunës së Gostivarit, siç janë ajo e Çegranit, Forinës, Çajlës etj.

Shërbimi për informim

SHFK “Goce Dellçev” – Gostivar shënoi patronatin e shkollës

04.05.2018

Me një program të pasur kulturor-artsistik, me referat, recitale, këngë dhe pika tjera të përgatitura nga nxënësit dhe arsimtarët e tyre, Shkolla fillore komunale “Goce Dellçev” shënoi festën e patronatin.

Në manifestim morën pjesë nxënësit e shkollës dhe prindërit e tyre, veteranë të arsimit, përfaqësues Komunës së Gostivarit dhe të institucioneve lokale, si dhe mysafirë të tjerë.

Fjalë përshëndetëse mbajti drejtori i shkollës Sasho Shareski, i cili me këtë rast ngriti lartë figurën e heroit kombëtar maqedonas Goce Dellçev, si personalitet i cili është angazhuar për përparim civilizues.

Në shkollën fillore Goce Dellçev mësimin e ndjekin rreth 1000 nxënës, ndërsa mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase.

Shërbimi për informim

Njoftim

02.05.2018

Njoftohen banorët e lagjeve në pjesën e poshtme të fshatit Çajlë, se sot në ora 9, do të fillojnë punimet për sanimin e defektit në linjën kryesore të ujësjellësit Ф 80 për atë pjesë të fshatit. Për pasojë, derisa do të zgjasin punimet, furnizimi me ujë do të ndërpritet ose do të ketë shtypje të reduktuar.

Nga NP “Komunalec” kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët.

Shërbimi për informim