Aslian Snopçe: Veprimet e fundit të degës së BDI-së në Gostivar konfirmojnë se qëllimi i heqjes së kompetencave në arsim ishte thjesht politik

05.08.2018

Udhëheqësja e Sektorit të Arsimit, Aslian Snopçe mbajti konferencë për shtyp në lidhje me veprimet e fundit të nëndegës së BDI-së në Gostivar, prej nga kërkojnë që drejtorët e dhunshëm të shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit nga radhët e tyre, dokumentacionin zyrtar ta dorëzojnë në zyrën e degës së partisë.

Përmbajtjen e konferencës për shtyp, ua përcjellim në mënyrë integrale.

nderuara media,

Pres konferenca e sotme ka për qëllim të informimit të opinionit në Gostivar dhe më gjerë se filloi të jetësohet plani ogurzi i projektuar nga ana e Ministrisë për arsim, për shkatërrimin e arsimit në qytetin e Gostivarit.

Ky plan fillimisht nisi të realizohet me marrjen e kompetencave të komunës së Gostivarit për gjoja mosrespektim të procedurave ligjore. Se plani ka qenë i thurur mirë, dëshmon fakti që në vend të periudhës kohore 6 mujore që ka qenë praktikë në të kaluarën, komunës së Gostivarit kompetencat iu morën për 9 muaj. S’do mend se konkluzioni është shumë i thjeshtë. Të pengohet kryetari në planifikimin strategjik në sferën e arsimit, duke u pamundësuar të ndikojë për një mbarëvajtje të shëndoshë në këtë sferë, pasi që strategjitë dhe planet bëhen pikërisht në prag të fillimit të vitit shkollor. Veprimet e degës së BDI-së në Gostivar dëshmojnë atë për të cilën ne kemi tërhequr vërejtjen disa herë. Qëllimi ka qenë pastër politik.

Kjo u dëshmua dje. Të gjithë gostivarasit panë se si drejtorët e emëruar nga ana e ministrit për arsim marrin urdhra partiake duke u detyruar që dokumentacionet e shkollave ti dorëzojnë në selinë partiake të BDI-së. A ka mjerim më të madh se kjo? A ka poshtërim më të madh për arsimin, bile edhe për drejtorët e partiak? Normalisht që kjo bëhet edhe me koordinim me ministrin e arsimit. Ministri thotë mos përhapni të pavërteta për skandalin 5.3 milion Euro për marrëveshjen në 4 sy jashtë procedurave të rregullta. E pyesim ministrin se si do ta mbulon këtë skandal të ri nënçmimit të drejtorëve të emëruar nga ana e tij?

Prandaj, është koha e fundit që të hiqet dorë prej strategjisë mirë të koordinuar nga ana e qeverisë, ku fatkeqësisht realizues është ministri shqiptar i arsimit që ka për qëllim katandisjen e arsimit në Gostivar.

Në vend që të ketë investime, në vend që të mbizotërojnë vlerat, në këtë kohë ku rinia me të madhe shpërngulet nga atdheu, BDI-ja e degradon edhe atë shpresë të vogël të shoqërisë, e që është arsimi i shëndosh I gjeneratave të reja.

Komuna e Gostivarit në krye me kryetarin Taravari, dëshmoi më së miri se si menaxhohet pa e politizuar sferën e arsimit. Ju kujtojmë të gjithëve se punësimet u bënë me konkurs të rregullt, dhe prej 150 vendeve me kontratë në vepër, u intervenua vetëm në 30 raste ku kryesisht kishin të bënin me moskompetencë të kuadrit. Forma e fundit me të cilën veprojnë drejtorët e emëruar, tregon një tendencë eklatante të politizimit në këtë sferë. E ftojmë qeverinë që në këto kohëra ku me të madhe trumbetohet me Eurointegrimet, të heqë dorë nga arsimi në Gostivar. Në Evropë janë parime krejtësisht të tjera. Nuk mundet me gojën plotë të thuash jemi për Evropë, e nga ana tjetër të veprosh ashtu siç u veprua dje ndaj drejtorëve partiak të BDI-së. Nuk mund të jesh për Evropë dhe për 6 muaj mos te kthesh përgjigje ndaj kërkesës së komunës për transformimin e vendeve të punës.

Ne si komune nuk bëmë selektim partiak siç kane bërë dhe po bëjnë ata të BDI-së. Ne parashtruam kërkesë për mbi 40 punëtorë. Mospërgjigja, mbajtja në sirtar të dokumentacionit me kërkesë valide nga komuna, e demonstron qëllimin dhe bashkëveprimin nga ana e Ministrisë në këto skandale. I bëjmë ftesë publike prokurorit publik dhe inspektorëve arsimorë të bëjnë hetimet përkatëse në lidhje me fshehjen e përgjigjes me qëllim të degradimit dhe fshesës së kuadrit arsimor në Gostivar. Sipas informacioneve që posedojmë, në të kaluarën përgjigjet e kësaj natyre janë realizuar brenda një afati prej 3 javësh. Brenda kësaj periudhe, Komisioni për transformimin e vendeve tri here ka parashtruar kërkesën për transformim dhe ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

I ftojmë qytetarët që të bëjnë durim. Strategjia jonë e depolitizimit s’ka çare pa mos u implementuar. Kompetencat na u morën, por ata pas dy muajve do të kthehen. Së bashku me vullnetin e pathyeshëm të qytetarëve të Gostivarit do t’ia dalim mbanë. Më lejoni që t’i bëjmë me dije të gjithë gostivarasve, të gjithë punëtorëve arsimorë, mësuesve, arsimtarëve, profesorëve që të mos brengosen. Në Gostivar, arsimi, prej 22 nëntorit, një herë e përgjithmonë do të vendoset në binarë të shëndoshë. Nuk do të ketë favorizime, nuk do të ketë diferencime. Do të eliminohet një herë e përgjithmonë partizimi në institucionet arsimore. Projekti ynë “Gostivari i pari” , ashtu siç efektuohet në aspektet infrastrukturore të komunës, njësoj do të efektuohet edhe në arsim. Atë do ta dëshmojmë së shpejti.

Ne ditët në vijim do të dalim edhe me shifrat konkrete për fshesën e bërë nga ana e drejtorëve partiakë të BDI-së me urdhër të shefave te tyre lokalë (për çka e dhamë dëshminë e mësipërme) dhe me pëlqimin direkt të ministrit për arsim.

Shërbimi për informim

Fondacioni “Mërgimtarët nga Zvicra për Gostivarin” dhuron çanta dhe mjete mësimore – aksionit i bashkëngjitet edhe Komuna e Gostivarit dhe Këmbimorja “Alpina”

04.09.2018

Fondacioni “Mërgimtarët nga Zvicra për Gostivarin” ka donuar çanta dhe mjete mësimore për 100 nxënës me status të rrezikuar social. Aksioni i tyre gjet mbështetjen edhe nga Komuna e Gostivarit, me ç’rast “Alpina” siguroi çantat ndërsa Komuna mjetet mësimore edhe për 100 nxënës të tjerë. Dyqind çanta dhe mjetet e nevojshme mësimore janë të dedikuara për nxënësit e ciklit të ulët shkollor, respektivisht prej klasës së parë deri në klasën e pestë të shkollës fillore, të cilët vijnë nga familjet me status të rrezikuar social, si dhe për nxënësit me nevoja speciale.

“Janë mërgimtarët, ata të cilët nuk rreshtin kurrë së dërguari mall, dashuri dhe përkujdesje për të gjithë ne që jetojmë këtu. Këtë e dëshmojnë me mënyra shumë fisnike duke mbështetur me mjete shkollore të gjithë ata fëmijë që nuk kanë mundësitë e duhura për të nisur vitin e ri shkollor. Gjesti i tyre është një akt humanizmi dhe patriotizmi. Kësaj nisme të tyre iu bashkëngjit edhe pronar i Këmbimores ”Alpina”, z. Zlfet Idrizi të cilin po ashtu e falënderoj”, thotë kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Komuna e Gostivarit inkurajon dhe i mbështet të gjithë ata të cilët në mënyra të ndryshme tregojnë në vepër humanitetin e tyre, e sidomos kur ndihma dhe kontributi i tyre u dedikohet fëmijëve.

Shërbimi për informim