Banorët e fshatit Llakavicë do të pinë ujë më të pastër, ka filluar ndërtimi i linjës së re të ujësjellësit

14.10.2018

Ka filluar sot ndërtimi i linjës së re të ujësjellësit në fshatin Llakavicë. Për shkak të vjetërsisë së gypave, deri më tani cilësia e ujit të pijshëm në këtë fshat ishte më e ulët, por edhe e dëmshme për shëndetin shkaku asaj se gypat ekzistues janë prej azbesti, ndërsa gypat e reja do të jenë prej polietileni.

Ishte ky një nga premtimet e kryetarit Arben Taravari, të cilin Komuna e Gostivarit nëpërmjet Ndërmarrjes Publike “Komunalec” e kthen në realitet.

“Jemi duke e rehabilituar kaptazhin ekzistues, si dhe kemi filluar me hapjen e kanalit për vendosjen e tubacionit të ujësjellësit. Kjo ndërhyrje ishte mëse e nevojshme shkaku i vjetërsisë së tubacionit ekzistues. Do të punojmë intensivisht që punimet t’i kryejmë për një kohë sa më të shkurtër dhe banorët e fshatit Llakavicë të pinë ujë më cilësor”, thotë drejtori i NP “Komunalec”,
Isak Lazami dhe shton se aktivitetet e ndërmarrjes me të cilën udhëheq ai, do të intensifikohen akoma më shumë si për ndërtim të ujësjellësit ashtu edhe për ndërtim të kanalizimit.
Banorët e fshatit Llakavicë shprehen shumë mirënjohës ndaj Komunës së Gostivarit dhe ndërmarrjeve komunale themelues i të cilave është ajo, për realizimin e projekteve të ndryshme në fshatin e tyre si dhe mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme që i ndërmarrin banorët lokalë.

“Në emër të banorëve të fshatit Llakavicë, falënderojmë kryetarin Taravari, Komunën e Gostivarit dhe ndërmarrjet publike, që janë duke realizuar projekte me rëndësi jetike për fshatin Llakavicë, si dhe për mbështetjen e pa rezervë të të gjitha aktiviteteve që po ndërmarrin banorët nëpërmjet Bashkësisë lokale”, thotë Azir Sulejmani – kryetar i BL të fshatit Llakavicë.

Ndër projektet e realizuara në fshatin Llakavicë gjatë këtij mandati, vlen të theksohet riasfaltimi i rrugës në hyrje të fshatit në gjatësi prej 230 metra, e cila u inaugurua në ditën e Kurban Bajramit,
më 23 gusht të këtij viti.

Shërbimi për informim

Vendoset sinjalistika horizontale nëpër rrugët kryesore të qytetit të Gostivarit

12.10.2018

Në rrugët kryesore të qytetit të Gostivarit, në vijim e sipër është vendosja e sinjalistikës horizontale.

Bëhet shenjëzimi i vijave përgjatë boshtit të rrugës, shenjëzimi i kalimeve të këmbësorëve, shigjetave rrugore dhe sinjalistikës tjetër të nevojshme. Kompania realizuese e cila fitoi tenderin publik, për shenjëzimin e rrugëve shfrytëzon ngjyrë adekuate refraktuese që plotësonon standardet bashkëkohore për këtë qëllim.

Shenjëzimi filloi në rrugët e sapoasfaltuara në afërsi të Shkollës Fillore “Goce Dellçev”, për të vazhduar më pas te rruga “Sedek Kostoski“ dhe rruga “101”.

Me qëllim që të mos pengohet qarkullimi i automjeteve, punohet kryesisht në orët e vona të mbrëmjes, kur frekuenca në komunikacion është shumë e ulët.

Aksioni për shenjëzimin e rrugëve kryesore të qyetit të Gostivarit do të vazhdojë përderisa kushtet atmosferike do ta lejojnë një gjë të tillë.

Shërbimi për informim

Kujdes i veçantë për fëmijët, hapet edhe një kënd lojrash në Gostivar

12.08.2018

Kujdesi i veçantë për fëmijët është një ndër përcaktimet kryesore të Komunës së Gostivarit nën udhëheqjen e kryetarit Arben Taravari. Që jeta e fëmijëve të Gostivarit të jetë më e lumtur dhe më e shnëdetshme, gjatë këtij viti janë hapur ose janë rehabilituar një numër i madh kënde lojrash për fëmijë, respektivisht në katër lokacione janë hapur kënde të reja për fëmijë, ndërsa në dy kënde ekzistuese janë zëvendësuar rekuizitat e dëmtuar me rekuizita të rinj.

Këtyre ditëve përfundoi vendosja e rekuiziteve të reja në oborrin e çerdhes “Pranvera” në kuadër të IPKF “Gëzimi fëmijëror” – Gostivar, me çka përmbyllet planifikimi për vitin 2018, për çka Komuna e Gostivarit ka ndarë nga buxheti i saj 2,3 milion denarë.

Shërbimi për informim

Filluan punimet për rikonstruktim të rrugës “18 Nëntori” në pjesën te Lagjja e Re, paralelisht realizohen edhe shumë projekte tjera në Gostivar dhe rrethinë

08.10.2018

Kanë filluar të premten punimet ndërtimore për rikonstruktim të rrugës “18 Nëntori” në segmentin prej te Xhamia e Mëhallës deri te Trafo-stacioni në Lagjen e Re.
Segmenti që do të rikonstruktohet ka një gjatësi prej 480 metra dhe gjerësi mesatare prej 6,5 metra., ku së pari do të gërmohet ose vetëm do të gërvishet asfalti ekzistues, varlsisht nga nevoja rele, ndërsa më pas do të nivelizohen pusetat dhe do të zëvendësohen tehoret e dëmtuara të rrugës.

Vlen të theksohet ky segment rrugor është mjaft frekuent,pasi bëhet fjalë për një lagje të banuar shumë dendur dhe që lidhet me rrugë të tjera të rëndësishme.

Ndryshe, në vijim është realizimi edhe i disa projekteve tjera infrastrukturore në Gostivar me rrethinë. Para përfundimit janë përgatitjet për, asfaltim te rruga që çon deri te Stacioni policor, ndërtohet kanalizim në Turçan të Madh, Turçan të Vogël dhe Banjicë të Epërme, vijon shenjëzimi horizontal i rrugëve të sapoasfaltuara dhe rrugëve tjera kryesore në qytet, realizohen aksione ekologjike, krijohen sipërfaqe te reja të gjelbëruara, si dhe projekte të tjera nga sfera të ndryshme.

Shërbimi për informim

Një delegacion i lartë nga Komuan Sveta Nedelja e Kroacisë, vizitë dyditore në Gostivar

08.10.2018

Një delegacion i lartë nga Komuna Sveta Nedelja (Kroaci) e kryesuar nga kryetari i komunës Dario Zurovec, ishin në vizitë dyditore ne Gostivar me ç’rast realizuan takim me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe me këshilltarët komunalë, si dhe vizituan monumentet kulturore-historike dhe bukuritë natyrore të Gostivarit.
Në shenjë respekti për delegacionin e komunës së Sveta Nedeljës, komunë kjo me të cilën në maj të këtij viti u binjakëzua Komuna e Gostivarit, u mbajt seancë solemne e Këshillit të Komunës, në të cilën fjalë rasti mbajtën kryetarët e dy komunave, Arben Taravari dhe Dario Zurovec, si dhe kryetari i këshillit të komunës së Gostivarit, Nasir Musliu.

“Ne tashmë jemi komuna të binjakëzuara, por jemi binjakë jo identik, sepse komune Sveta Nedelja është e zhvilluar shumë më shumë se Komuna e Gostivarit. Megjithatë ne jemi fatlumë, sepse thonë se nëse e një vëlla binjak shumë të suksesshëm e di se si do të mund të bëhesh si ai në të ardhmen. Gjatë vizitës në Sveta Nedleja ne u impresionuam nga mikpritja e ngrohtë e tyre, por edhe nga dashuria dhe përkushtimi i qytetarëve ndaj komunës së vet. T e ne në Maqedoni, për shkak të rrethanave të ndryshme nuk janë bërë investime, por megjithatë gostivarasit janë njerëz punëtorë të cilët presin investime dhe janë të gatshëm për të punuar jo vetëm për vete por edhe për qytetin e tyre“, theksoi kryetari Arben Taravari.

Kryetari i komunës Sveta Nedelja, Dario Zurovec , pasi të pranishmit i përshëndeti në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase, ndër të tjera theksoi: “Sveta Nedelja është e njohur si komunë parajsë për vizitorët për çka kemi fituar edhe vendin e parë si qytet më i zhvilluar për mikpritje të turistëve në Kroaci. Ne si dy komuna, Sveta Nedelja dhe Gostivari, kemi nënshkruar binjakëzim që do të përfshijë bashkëpunimin për zhvillim të biznesit , kulturës por edhe zhvillimin turistik. Jam për herë të parë në Gostivar dhe në Maqedoni dhe jam i impresionuar nga bukuritë natyrore”.

Pas seancës, Taravrai dhe Zuroves, të shoqëruar nga bashkëpunëtort e tyre, si dhe ta drejtori i Qendrës për Konservim, Ylber Zylfiqari, vizituan Sahat Kullën, Shtëpinë e Begut dhe Shtëpinë e Ahmed Çakos.
Gjatë qëndrimit të tyre në Gostivar, mysafirët nga Kroacia vizituan edhe Burimin e Vardarit dhe Qendrën për trajnime speleologjike në Vërtok, si dhe Shpellën “Bukuroshja” në Gjonovicë.

Ndryshe, Komuna Sveta Nedelja i takon qarkut të Zagrebit, ka rreth 20 mijë banorë. Në territorin e kësaj komune kryesisht është e koncentruar industria dhe njihet si një ndër komunat më të zhvilluara në Kroaci.

Shërbimi për informim

Hapa konkrete për rehabilitimin e deponisë rajonale Rusino – së shpejti do të ndërmerren masa urgjente

04.10.2018

Përfaqësues të Zyrës për Zhvillim ekonomik lokal pranë Komunës së Gostivarit dhe NP “Komunalec”, realizuan një takim me ekspertët e Sekretariatit Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe me përfaqësues të Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut.

Në takim, ekspertët e SECO-s, Mathias BOHN dhe Gernod Dilewski, u njoftuan me gatishmërinë e Komunës së Gostivarit për fillimin e zbatimit të masave urgjente për rehabilitmin e deponisë Rusino, e që nënkupton kanalizimin e ujërave të zeza, fillimin e studimit të fizibilitetit për hapjen e rrugës alternative drejt deponisë Rusino (rruga përmes Krastës së Reçanit) për të shmangur kalimin e automjeteve të rënda nëpër vende të banuara, si dhe të masave tjera të nevojshme në këtë drejtim.

Takimi në fjalë, njëherit shënon edhe fillimin e punimeve të para në kuadër të një investimi kapital për zgjidhjen e problemit me mbetjet urbane për gjithë rajonin e Pollogut.

Pas takimit, të tria palët i bënë një vizitë deponisë Rusino, për të parë nga afër mundësinë e realizimit sa më të suksesshëm dhe efektiv të masave të parapara.

Shërbimi për informim

Komuna e Gostivarit i hap rrugë zhvillimit të qytetit, zgjeron rrugën për te Stacioni Policor

03.10.2018

Komuna e Gostivarit i hap rrugë zhvillimit të qytetit. Pos rrefullimit infastrukturorë me aslaftim të disa rrugëve të rëndësishme të qytetit, ata edhe zgjerohen. E tillë është edhe rruga “18 Nëntori” që të çon te Stacioni Policor i qytetit, ku makineritë paraditën e sotme filluan rrënimin e një objekti banimi që kjo rrugë të zgjerohet. Kërkesa për zgjerimin e rrugës ka ardhur nga ana e banorëve për çka është hasur në mirëkuptim mes pronarit të objektit dhe komunës. Sekretari i Komunës së Gostivarit, Nazmi Jusufi tha se kërkesa për zgjerimin e kësaj rruge ka qenë e kahmotshme.

“Sot Komuna e Gostivarit realizon një ndër aksionet më kryesore, menjanimin e objektit ku hapet rrugë ku do të bëhet edhe rikonstruimi i asfaltit në këtë rrugë. Ky intervenim ka qenë kërkesë e kahmotshme e qytetarëve, dhe duki ju falenderuar vendsomërisë së kryesisë së komunës, në veçanti kryetarit Arben Taravari, sot bëhet rrënimi i këtij objekti dhe hapja e rrugës e cila do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, tha Nazmi Jusufi, Sekretari i Komunës së Gostivarit.

Sipas Jusufit, Gostivarit i kanë munguar projektet e mëdha që i japin kahje zhvillimit, prandaj tha ai, në bashkëpunim me qytetarët do të intervenohet edhe në lagje tjera të qytetit për t’u zgjeruar rrugët me prioritet.

Rruga “18 Nëntori” i është nënshtruar një rikonstruimi total, fillimisht u vendos rrjeti i ri i kanalizimit, pusetave të reja, trotoare që mungonin dhe u largua shtresa e vjetër e asfaltit. Punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë pas dy javësh.

Shërbimi për informim

Rregullohet gjelbërimi në rreth-rrotullimet e Gostivarit

02.10.2018

Komuna e Gostivarit, nëpërmjet Ndërmarrjes publike “Parkingje publike dhe gjelbërime”, bëri rregullimin hortikulturor të të gjitha rreth-rrotullimeve në bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit.

Bimët dekorative paraprake ishin ose sezonale ose të ndijshme ndaj kushteve të ashpra klimatike, andaj ato u zëvendësuan me bimë përkatëse rezistente në çdo stinë.

Nga NP “Parkingje publike dhe gjelbërime”, njoftojnë se në vijim është një aksion më i gjerë për rregullim hortikulturor, sepse kjo periudhë e vitit është më e përshtatshme për mbjellje të fidaneve.

“Stina e vjeshtës është periudha ideale për mbjelljen e bimëve të jashtme. Bimët te cilat i mbjellim jo vetem te rreth-rrotullimet por edhe në sipërfaqe të tjera të gjelbëra në Gostivar, përveç që sjellin kënaqësi për sytë, ato qetësojnë energjinë dhe na ndihmojnë që të çlodhemi”, thonë nga NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” – Gostivar.

Shërbimi për informim

Çerdhet për fëmijë në Forinë dhe Raven janë gati, pritet pëlqimi prej Ministrisë së dikasterit

02.10.2018

Komuna e Gostivarit ka përfunduar me obligimin e saj për përgatitjen e dy Qendrave për zhvillim të hershëm fëmijëror, për grupmoshën prej 3 deri më 5 vjeç, në fshatin Forinë dhe në fshatin Raven, si pjesë e grantit të përfituar nga UNICEF-i në vlerë prej rreth 18 mijë euro.

Në bazë të memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim me UNICEF-in, Komuna e Gostivarit mori përsipër që të kofinancojë 10 mijë euro, me çka u përmbushën të gjitha kushtet e nevojshme për mësonjëtoret që do të funksionojnë në kuadër të godinave ekzistuese shkollore.

Për çerdhet në fjalë, vijojnë procedurat për marrjen e Pëlqimit nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, pas çka të njëjtat do të vihen edhe në funksion.

Nga Sektori për Veprimtari Publike, njoftojnë se Komuna e Gostivarit do të angazhohet që përmes granteve dhe mjeteve të veta buxhetore, të hapë sa më shumë qendra të këtilla dhe me përkujdesje dhe edukim të përfshihen edhe fëmijët e moshës parashkollore në fshatrat tjera përfshirë këtu edhe zonat më të thella rurale.

Shërbimi për informim

LAJMËRIM

02.10.2018

Lajmërohen qytetarët se nesër do të fillojnë punimet për rikonstruktim të plotë të rrugës “18 Nëntori”, segmenti prej te bulevardi “Vëllezërit Gjinoski” deri te Trafo-stacioni në Lagjen e Re.

Për shkak të vëllimit të punëve ndërtimore në këtë segment, qarkullimi për një periudhë pak më të gjatë do të zhvillohet me vështirësi, ndërsa në momente të caktuara do të jetë edhe në ndërprerje të plotë.

Andaj, luten qytetarët  që prej sonte të mos i parkojnë automjetet në këtë zonë, ndërsa prej nesër në mëngjes të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët alternative.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Shërbimi për informim