“Mërgimtarët nga Zvicra” në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit ndanë veshmbathje për fëmijët skamnorë

19.12.2018

Falë kontributit të fondacionit “Mërgimtarët nga Zvicra për Gostivarin”, sfidat e përballjes me acarin dimëror,  këtë vit nuk do të jenë shumë të vështira edhe për fëmijët të cilët nuk kanë arritur që me kohë të sigurojnë veshmbathje adekuate për këtë stinë.

Ky Fondacion  siguroi xhupa dimri për fëmijët skamnorë dhe për  fëmijët me aftësi të posaçme.  Bëhet fjalë për një aksion të përbashkët që ky Fondacion e realizon me Sektorin e Veprimtarive Publike pranë Komunës së Gostivarit, me të cilin përfshihen të gjitha shkollat fillore të qytetit dhe fshatrave përreth.

 Fillimisht shkollat përgatitën listat me nxënësit nevojtarë dhe në bazë të atyre listave u bë shpërndarja nëpër shkolla me ç’rast u mbajt llogarinë edhe për privatësinë.

Nga Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Gostivarit falënderojnë Fondacionin  “Mërgimtarët nga Zvicra për Gostivarin”, të cilët në kontinuitet kanë realizuar aksione të tilla të ngjashme dedikuar nxënësve të komunës së Gostivarit  si dhe paralajmërojnë vazhdimin e aksioneve të këtilla edhe në të ardhmen.

Shërbimi për informim

Tubacion i ri ujësjellësi në dy lagje të fshatit Raven të Gostivarit

18.12.2018

Tubacioni i vjetruar i ujësjellësit në dy lagje të fshatit Raven, këtyre ditëve është zëvendësuar me tubacion të ri me çka iu dha fund problemeve me furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve lokal.

“Në dy lagje të fshatit Raven, për shkak të vjetërsisë së gypave, na paraqiteshin defekte të shpeshta, respektivisht vinte deri te plasja e gypave, e që shkaktonte probleme të herëpashershme në furnizimin me ujë. Këtyre ditëve intervenuam duke bërë zëvendësimin e tubacionit në dy krahë, njëri në gjatësi prej  120 metra dhe tjetri në gjatësi prej 70 metra, me çka do të mundësohet furnizim i pandërprerë me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit”, thekson drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Isak Lazami.

Ai shton se Ndërmarrja publike me të cilën ai drejton, falë edhe ndihmës së pa rezervë të Komunës së Gostivarit, deri më tani ka bërë më shumë intervenime të ngjashme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat në bazë të kapaciteteve të veta për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve si në rrjetin e ujësjellësit, ashtu edhe në rrjetin e kanalizimit dhe nl shërbimet tjera që ofron për qytetarët e komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim

U rinovuan dy objektet më të mëdha të IPKF “Gëzimi Fëmijëror” në Gostivar

17.12.2018

Me mjete vetanake dhe me ndihmën e Komunës së Gostivarit, kanë përfunduar sot punimet për rikonstruktim të dy çerdheve më të mëdha që funksionojnë në kuadër të Institucionit Publik Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Fëmijëror” – Gostivar.

Në çerdhen kryesore “Pranvera” është bërë thuajse rikonstruktim i plotë i objektit me ç’rast janë riparuar nyjet sanitare, janë rregulluar lojëtoret – lyerja e mureve, vendosja e llaminatit dhe parketit të ri, është rinovuar salla – nxjerrja e llamperive dhe pllakave të keramikës, lyerja e mureve dhe vendosja e linoleumit. Është bërë komplet riparimi i ujësjellësit dhe ndriçimit të hapësirave të brendshme.  Po ashtu janë vendosur dyer të reja në nyjet sanitare dhe lojëtoret dhe janë vendosur perde të reja. Krahas kësaj së shpejti pritet që të vendosen edhe garderoberë të rinj për fëmijët dhe tabela për vizatim nëpër lojëtore.

Intervenime janë bërë edhe në çerdhen “Lulishtja” ku janë lyer hapësirat e brendshme të objektit dhe një pjese e fasadës, ndërsa është rregulluar edhe salla dhe është riparuar parketi ekzistues.

Për shkak të realizimit të punimeve, javëve të fundit çerdhet e lartpërmendura kanë punuar me kapacitet jo të plotë. Ndërsa prej  nesër të njëjtat do të vijojnë me punë në kushte normale. Komuna e Gostivarit dhe IPKF “Gëzimi Fëmijëror” falënderojnë prindërit për mirëkuptimin.

Shërbimi për informim

Rinovohet Shtëpia e zjarrfikësve në Gostivar

17.12.2018

Me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës, Komuna e Gostivarit ka filluar me rinovimin e hapësirave të brendshme të Shtëpisë së zjarrfikësve.

“Kemi filluar me rinovimin e mjediseve të brendshme të Shtëpisë së zjarrfikëse, e që nënkupton pastrimin gjeneral, lyerjen e mureve, furnizim me ngrohës elektrikë dhe inventar të nevojshëm, rregullimin e ndriçimit dhe disa intervenime tjera. Kjo sa i përket kësaj faze, ndërsa në të ardhmen planifikojmë të bëjmë edhe intervenime tjera me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës për zjarrfikësit”, thekson Jusuf Bajrami – përgjegjës në NJTKZ – Gostivar.

Ndryshe objekti i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar, është i vjetër rreth 70 vite dhe në të deri më tani nuk është bërë ndonjë intervenim serioz. Paraprakisht Shtëpia e zjarrfikësve u pajis me shtretër të rinj për pushim gjatë turnit të natës që u takon me ligj zjarrfikësve.

Shërbimi për informim

Taravari priti përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe

11.12.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot përfaqësuesit e lartë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup, nënsekretarët Simon Adams dhe Ian Cramman, me të cilët bashkëbiseduan rreth çështjeve aktuale në komunë dhe në vend.

“Me dy përfaqësuesit e lartë të ambasadës britanike biseduam për rrethanat politike në komunën e Gostivarit, problemet me të cilat ballafaqohemi, raportet ndërmjet kryetarit dhe Këshillit të Komunës, raportet ndërmjet partive politike në Gostivar por edhe në nivel të vendit. Biseduam edhe në lidhje me projektin të cilin e bashkëfinancojnë ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Austrisë kundër ekstremizimit dhe radiakalizmit tek të rinjtë. Biseduam edhe për parapërgatitjet që i bëjmë ne si Komunë në lidhje me implementimin e këtij projekti si dhe modalitetet që si t’I largojmë të rinjtë e komunës sonë nga veprimet ekstreme”, deklaroi kryetari Taravari pas takimit.

Ai njoftoi po ashtu se në takimin konstruktiv dhe të këndshëm me mysafirët nga Britania, kanë biseduar edhe rreth votimit të buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin e ardhshëm, e që pritet të ndodhë në seancën e radhës në këtë fundvit, për problemet që u paraqitën me miratimin e buxhetit të vitit të kaluar, si dhe për zhvillimet e fundit në skenën politike në vend.

Shërbimi për informim

Kryetari Taravari mirëpriti kampionin ballkanik Doan Osmani

06.12.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në kabinetin e tij kampionin e dyfishtë ballkanik në karate U21, Doan Osmani.

Duke ia uruar suksesin e radhës karateistit nga Raveni i Gostivarit, Taravari tha se sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë në botë dhe se është i bindur që në të ardhmen Doani dë të shënojë rezultate të lakmueshme edhe në nivel evropian dhe botëror.

“Vazhdimisht e theksoj se sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë në vende të ndryshme. Në fushën e karatesë, krahas Berat Jakupit, tashmë kemi edhe ambasadorin e dytë, pra Doan Osmanin, i cili si njëzet vjeçar ka para perspektivën në sportin e karatesë. Uroj që në të ardhmen të krijojë një karrierë akoma më të suksesshme dhe të përsëritë suksesin e Berat, e pse jo edhe ta tejkalojë, për çka do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gostivarit”, u shpreh kryetari Taravari.

Doan Osmani tha se ndjehet i respektuar që është mysafir I kryetarit Taravari dhe në pika të shkurta e njoftoi atë me karrierën e tij sportive.

“Me karate merrem që nga vegjëlia, respektivisht që nga viti 2004. Kam fituar rreth dhjetë medalje në konkurrencë të moshave të ndryshme. Titullin kampion ballkanik në U 21 e fitoj për të dytin vit me radhë, vitin e kaluar në Herceg Novi të Malit të Zi dhe sivjet në Dubrovnik të Kroacisë. Tash po përgatitem për kampionatin evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Danimarkë”, u shpreh Doan Osmani.

Osmanin në vizitë te kryetari Taravari e shoqëroi kampioni evropian Berat Jakupi me të cilin kanë ushtruar në të njëjtin klub, respektivisht në KK Fati dhe me të cilin kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.

Shërbimi për informim

Vendoset bashkëpunim ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe Bashkisë së Cërrikut

05.12.2018

Një delegacion i Komunës së Gostivarit, i udhëhequr nga kryetari Arben Taravari, qëdnroi në Bahskinë e Cërrikut të Repulbikës së Shqipërisë, ku takuan kryebashkiakun Altin Toska dhe anëtarët e kabinetit të tij.

Taravari dhe Toska diskutuan mbi mundësitë e konkretizimit të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar, në kuadër të IPA fondeve si dhe vendosjen e bashkëpunimit midis dy qyteteve në sfera të ndryshme.

Dyja palët ranë dakord që të aplikojnë bashkërisht me një projekt i cili në fokus do të ketë nxitjen e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Cërriku gjendet në Shqipërinë e mesme ndërmjet lumenjve Shkumbin dhe Devoll, njihet si sh qytezë industriale. Bashkia e Cërrikut numëron një popullsi prej 46.652 nbanorë, me sipërfaqe prej 189.65 km2.

Shërbimi për informim

 

SHPALLJE B- Leje të integruar ekologjike

Në pajtim  me nenin 122 paragrafi 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15,  192/2015, 39/16 dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Gostivarit është dorëzuar kërkesë për marrjen e B – Lejës së integruar ekologjike nr. 20-385/1 të datës 19.03.2018.

Dorëzues i kërkesës:

SHPKNJP Shankomfiks

Lokacioni: “Gorno pole”f. Banjicë e Epërme- Gostivar

Adresa:

Rr. Drage Todoroski nr. 30

Gostivar

  1. nr.520/2, nr.530/3, nr. 535-KK Banjicë

Koordinatat e lokacoinit  në fushën e koncesionit

Pika    Kordinata X      Kordinata Y

T -1              4.626.417        7.490.662; 

T-2               4.626.277        7.490.833;

T-3               4.626.114        7.490.746;  

T-4               4.626.140        7.490.624;

 

T-1              4.626.162         7.490.971;  

T-2              4.626.049         7.491.128;  

Т-3              4.625.904         7.491.037; 

T-4              4.625.889         7.491.001;  

T-5              4.625.936         7.490.939

           –Sipërfaqja             S=0. 066839 km2

 

Kategoria e instalacionit:

Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale.

Projekt Leja  në formë të shtypur, do të jetë e qasshme për publikun e interesuar në afat prej 15 ditëve pas Shpalljes në shtypin ditor në hapsirat  e :

Komunës së Gostivarit

Bulevardi Vëllezërit Gjinoski nr.61

1230 Gostivar

Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00

Ju informojmë se Kërkesa për B- Leje integruese do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në web faqen oficiale të Komunës së Gostivarit:

www.gostivari.gov.mk.

Të gjithë palët e interesuara juridike dhe fizike vërejtjet e tyre me shkrim t’i dorëzojnë në Qendrën Komunale për shërbime.

Publikimi i lejes

Sankomfiks B Leje e integruese

Me respekt,

Komuna e Gostivarit

 

Shënohet Dita ndërkombëtare e personave me nevoja speciale

03.12.2018

Kryetari i komunës së Gostivari, Arben Taravari mori pjesë në eventin për shënimin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja speciale, ku morën pjesë fëmijët e Qendrës Ditore dhe paraleleve speciale të shkollave fillore “Ismail Qemali” dhe “M.K. Ataturk”.

“Ata çdo ditë meritojnë kujdes dhe përkushtim, por unë shfrytëzoj këtë ditë e cila është shpallur si Ditë ndërkombëtare e fëmijëve me nevoja speciale, për t’i sensibilizuar institucionet, shoqërinë dhe gjithë opinionin publik se duhet të kujdesemi për këta fëmijë, Të gjithë gjatë jetës kemi nevojë që të jemi të rrethuar nga njerëz të cilët na ndihmojnë. Të kujdesemi dhe tu dhurojmë dashuri të këtyre flmijëlve të cilët atë na i kthejnë opa asnjë kusht”, theksoii Kryetari Taravari.

Në këtë event u ekspozuan punimet e fëmijëve me nevoja speciale të ndihmuar nga vullnetarët e Organizatës komunale të Kryqit të Kuq – Gostivar dhe financuar nga Banka Komerciale. Për argëtimin e tyre u kujdesën këngëtarët Hajdar Hajdari dhe Betime Zylali Jakupi.

Drekën e përbashkët në restorantin Vita Abi e financoi Komuna e Gostivarit, ndërsa dhurata simbolike fëmijëve u ndau kryetari Arben Taravari.

Shërbimi për informim

THIRRJE PUBLIKE

Në bazë të nenit 8 të Ligjit për mbështetje financiare të vetadministrimit lokal dhe shfrytëzuesve individual të themeluara nga njësitë e administrimit lokal për financim të obligimeve të faturuara dhe të papaguara (Flet.zyrtare e RM nr. 209/18, Kryetari i Komunës së Gostivarit shpallë

THIRRJES PUBLIKE

deri te kreditorët e Komunës së Gostivarit dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual të themeluar nga Komuna e Gostivarit, nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve për paraqitjen e debiteve të maturuara por të papaguara

Thirren kreditorët e Komunës së Gostivarit dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual të themeluar nga Komuna e Gostivarit, nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve t’i paraqesin debitet e faturuara por të papaguara përfundimisht më dt. 30.09.2018.

Afati i paraqitjes së debiteve është 8 (tetë) ditë pune nga dita e shpalljes së Thirrjes publike. Dita e shpalljet së Thirrjes publike nuk llogaritet në afatin.

Të drejtën e paraqitjes së debitit e kanë kreditorët për debite të faturuara deri më 30.09.2018, të evidentuara në Sistemin elektronik për paraqitjen dhe evidentimin e detyrimeve.

Për obligimet e komunës dhe shfrytëzuesit individual, Kryetari i Komunës dhe personat përgjegjës të shfrytëzuesve individual qasen drejt bisedimeve me të gjitha kreditorët të cilët janë paraqitur në thirrjen për përcaktimin me marrëveshje të vlerës së detyrimeve, respektivisht zvogëlimit të detyrimeve për çka përpilohet dhe nënshkruhet procesverbal për secilin debitor.
Prioritet gjatë pagesës së detyrimeve të maturuara por të papaguara kanë detyrimet të cilët në marrëveshje me debitorin kanë arritur anulim të tërësishëm të kamatës dhe zvogëlim të kryegjësë të debitit për 15%.

Me fletëparaqitjen, kreditorët janë të obliguar ta dorëzojnë edhe dokumentacionin në vijim:
-Kontratë ose akt tjetër prej del debiti ndërmjet Komunës së Gostivarit, shfrytëzuesve të themeluar nga Komuna e Gostivarit, nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

-faturë/situacion për huamarrjen (kartelë analitike).
Komuna mund të kërkojë dokumentacion plotësues të cilat janë në interes të procedurës.

Dokumentacioni tërësisht i plotësuar dorëzohet në origjinal ose i kopjuar. Në qoftë se dokumenti dorëzohet i kopjuar, besueshmëria e secilës faqe, parashtruesi e konfirmon me nënshkrimin e vet dhe vulën.

Fletëparaqitjen për debitin për paraqitje në Thirrjen publike, parashtruesi mund ta marrë nga Sistemi një sportel i Komunës ose shkarkojë nga ueb-faqja e Komunës së Gostivarit – www.gostivari.gov.mk .

Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve.

Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 8 (tetë) ditë pune nga dita e shpalljes së Thirrjes publike. Thirrja publike dhe formularët “Paraqitja e debitit në pajtim me Thirrjen publike deri te kreditorët e Komunës së Gostivarit dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual të themeluara nga Komuna e Gostivarit nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, për paraqitjen e debiteve të faturuara por të papaguara” do të publikohen edhe në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit.

Fletëparaqitjet me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen nëpërmjet postës ose personalisht në zyrën një sportel të Komunës së Gostivarit (nga ora 7:30 deri më 15:30 çdo ditë pune), në rr. Bul.”Vëllezërit Gjinoski” nr. 61, 1230 Gostivar.
Thirrja do të publikohet në tabelën për shpallje të Komunës së Gostivarit, në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit dhe në shtypin ditor.

Fletëparaqitjet e parashtruara me vonesë nuk do të merren parasysh gjatë negociatave.
Pas përfundimit të Thirrjes publike, Komuna e Gostivarit do t’i shqyrtojë fletëparaqitjet e dorëzuara, ndërsa Kryetari i Komunë së Gostivarit do të veprojë në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të njësive të vetadministrimit lokal dhe shfrytëzuesve individual të themeluara nga njësitë e vetadministrimit lokal për financim të detyrimeve të faturuara dhe të papaguara (“Gaz.zyrtare e RM” nr. 209/18.

FLETËPARAQITJA e debiteve në pajtim me Thirrjen publike deri te kreditorët e Komunës së Gostivarit dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual të themeluara nga Komuna e Gostivarit, nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve për paraqitjen e debiteve të faturuara dhe të papaguara.

KRYETARI I KOMUNËS
Arben Taravari