Studentët e Gostivarit nga klasat e ulëta zhvillojnë aftësitë e tyre të futbollit

13.02.2019

Në kuadër të projektit “Futbolli në shkolla”, që e impelemton Federata e Futbollit e Maqedonisë në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Shkollore të Maqedonisë, në SHF “Ismail Qemali” – Gostivar, u mbajt aktiviteti i titulluar “Gëzimet dimërore të futbollit”, ndërsa i njëjti u mbështet edhe nga Komuna e Gostivarit .

“Komuna e Gostivarit gjithmonë nxit dhe mbështet aktivitete sportive, veçanërisht ngjarje të tilla ku përfshihen nxënësit. Vlerësojmë se aktivitetet sportive ndikojnë në shëndetin e fëmijëve, rrisin kreativitetin e tyre dhe shpritin garues, me çka ata përgatiten për tu përballuar me sfidat që i presin në jetën e tyre”, theksoi Aslian Snopçe nga Sektori I veprimtarive publike pranë Komunës së Gostivarit.

Koordinatori i projektit dhe nënkryetar i Federatës së Shkollës Sporteve Shkollore të Maqedonisë, Mustafa Aliu, theksoi se qëllimi i kësaj ngjarjeje është që fëmijët që nga mosha e re të njihen me futbollin dhe t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre futbollistike.

“Sot garojnë nxënësit e klasëve të dyta dhe të treat, ndërsa të enjten, në të njëjtën sallë do të garojnë nxënësite e klasëve të katërta dhe të pesta.

Shpresa Useini, drejtor i shkollës “Ismail Qemali”, theksoi se kjo është ngjarja e tretë sportive në shkollën e tyre vetëm në dy muajt e fundit dhe se ata si shkollë, avokat për studentët znimavaat Më shumë sporte në kohën e lirë të shpenzuar në social rrjetet, por të shoqërohen dhe të zhvillohen fizikisht dhe mendërisht me zë.

E “futbollit gëzimet Dimërore” ngjarje bashkon 150 nxënës nga shkolla fillore “Ismail Qemali” shkolla “Unitetit”, “Goce Dellçev” dhe PS “M.K.Ataturk.”

Shërbimi për informim

Gostivari shënon “Ditën pa makina”, kryetari dhe administratorët komunalë në punë erdhën në këmbë

11.02.2019

Me iniciativë të kryetarit Arben Taravari, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, po realizon sot aktivitetin “Ditën pa makina”, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental.

Në kuadër të këtij aktiviteti prej në ora 12:00 deri në ora 15:00 është ndaluar trafiku në pjesën qendrore të qytetit, ndërsa kryetari i komunës dhe administratorët komunalë në punë erdhën sot pa makina.

Në deklaratën për media, kryetari Arben Taravari theksoi se qëllimi i këtij aktiviteti është zvogëlimi i ndotjes së ajrit si një nga synimet kryesore për këtë mandat katërvjeçar.

“Mbetem i përkushtuar të realizojë tre nga synimet e përcaktuara për këtë mandat, respektivisht zvogëlimin e ndotjes së ajrit, zgjidhjen e problemit me deponinë dhe uji i filtruar për pije. Në lidhje me ajrin e ndotur, inspektorët tanë kanë qenë aktiv në terren dhe në pjesën ku kompetencat i ka Komuna e Gostivarit është gjithçka në rregull. Krahas kësaj jemi duke përgatitur një plan aksional për aerondotjen, ku do t’i përfshijmë edhe organizatat joqeveritare të cilat në fokus të veprimtarisë së tyre kanë mbrojtjen e mjedisit jetësor. Njëherit kemi aplikuar në një projekt me bashkëpunim ndërkufitar me një Bashki të Shqipërisë për aplikimin e trafikut urban në Gostivar dhe shpresojmë që ai të miratohet, me çka dukshëm do të zvogëlohej aerondotja”, theksoi kryetari Taravari.

Ai nënvizoi se ndonëse kemi ajër të ndotur në periudha të caktuara të vitit, siç ishte sidomos rasti gjatë muajit janar, megjithatë Gostivari nuk është në majën e listës së qyteteve të ndotura në nivel të vendit.

Shërbimi për informim

NJOFTIM: Të hënën do të realizohet aktiviteti senzibilizues “Dita pa makina”

Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental, me iniciativë të kryetarit Arben Taravari, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, organizon “Ditën pa makina”.

Aktiviteti do të mbahet të hënën (11.02.2019), me ç’rast do të ndalohet trafiku në pjesën qendrore të qytetit, respektivisht në rrugët e cekura në vijim:

Rruga “APJ” (rruga e Dibrës) prej në qendër deri te kryqëzimi me bulevardin Vëllezërit Gjinoski
Rruga Ilindenska (ish Boris Kidriç) prej në qendër deri te kryqëzimi me bulevardin Goce Dellçev (City Center), dhe
Rruga M.Ç.Filiposki prej te Vitamin Aga deri te kryqëzimi me rrugën Borçe Jovanoski

Mbarëvajtjen e komunikacionit gjatë realizimit të këtij aktiviteti, do ta sigurojë Stacioni policor – Gostivar.

Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti senzibilizues duke shmangur shfrytëzimin e automjeteve pa ndonjë nevojë, sidomos në këtë ditë por edhe në përgjithësi.

Shërbimi për informim – Komuna e Gostivarit

Arben Taravari në Uashington – takime të shumta me zyrtarë amerikanë dhe me diasporën shqiptare

05.02.2019

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të merr pjesë në Lutjet Kombëtare të Mëngjesit të enjten më 7 shkurt.

Taravari në Uashington është i ftuar në cilësinë e kryetarit të komunës së Gostivarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët ndërsa në kuadër të vizitës do të realizojë takime të shumta.

Krahas takimeve me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane, kryetari Arben Taravari në agjendë ka edhe takime me diasporën shqiptare në Amerikë, e sidomos me shqiptarët nga Maqedonia të cilët jetojnë dhe veprojnë në SHBA dhe janë të organizuar në shoqata të ndryshme dhe janë pjesë e lobit shqiptar.

Shërbimi për informim – Komuna e Gostivarit

Shpallje-Kërkesë për oferta

PROCEDUR TENDERIKE NDËRKOMBËTARE (PTN) DOKUMENT PËR FURNIZIM TË PUNËVE TË VOGLA

KONTRAT NR: WC-GOS-1

Afati: 20.03.2019, 11:00 h

Vendi: Maqedoni

Projekti: Program për ujësjellës dhe kanalizim Maqedoni-Gostivar

Tender nr: Gos – 1

Hua nr:

Referent KFW nr: 2007 65 511 ( hua) :

Referent KFW nr: 2007 70 107 (bashkëpunimi financiar)

Mjete vetanake të Republikës së Maqedonis

Grand nga sekretariati Shtetëror për çështje ekonomike te Zvicrës(SEKO)

Punët e nevojshme: Procedur ndërkombtare tenderike me postkvalifikim për Furnizim të punëve të vogla për:

 

  • Rezervoar I rri P3 për zonën 3 V=5600m3 bashkangjitur me gypat për ujë për lidhje në rrjetin ekzistues
  • Linja të rreja të ujësjellësit për lidhje në rezervoar P2 me rrjetin ekzistues të ujësjellësit
  • Linjë e rre e ujësjellësit për zonën 2 nga Bajnica e Epërme deri te Tullana
  • Linjë e rre e ujësjellësit për Balindoll
  • Valvula për vendosjen e pajisjeve për regullim bashkë me pajisjen për zonim të rrjetit të qytetit në 3 lokacione për Tullanën dhe Fazanerin
  • Valvula për ndarje të zonave të shtypjes me përfshirje të mbyllësve dhe fasonkave përcjellëse si dhe plakave të armuara në rrjetin e qytetit në 5 lokacione
  • Rezervoar P2 për zonën 2 V=1300m3 si dhe rrugën qasëse
  • Linjë e rre e ujësjellësit nga vendbanimi Zdunjë deri në Forin
  • Rikonstruim I linjës së ujësjellësit nga Bajnica e Epërme deri në Bajnic të Poshtëme
  • Të rri DN250/300 HDPE gyp për ujë deri te gypi kryesor në të gjatht deri në Bajnic të Epërme
  • Rikonstruim I një pjese të linjës së ujësjellësit nëpër rr.Zhivko Brajkoski, rr. Branko Stankoviq dh err. Vardarska
  • Linjë e rre e ujësjellësit përgjat rr. Ilija Anteski
  • Rikonstruim I një pjese të linjës së ujësjellësit përgjat rr.Mlladen Simonoski
  • Rikonstruim I një pjese të ujësjellsit përgjat rr.Boge Veljanoski dh err.Zhelezniçka
  • Rikonstruim I një pjese të linjës së ujësjellësit përgat rr.Boris Kidriç
  • Linjë e rre e ujësjellësit në rrugën nga Balindolli deri në Çajlë
  • Linjë e rre e ujësjellësit për lidhje të linjave të ujësjellësit nga Bajnica e Epërme deri në Bajnic të Poshtëme

Informata për proektin:Ndërtim I linjave të ujësjellësit dhe kanalizimit ,duke kyçur punët ndërtimor maqinerike dhe elektrike relevante për Kontratën nr.WC-GOS -1 sipas proektit investees ,, Programa për ujësjellës dhe kanalizim Maqedoni,, komponenti WC-GOS -1 , Komuna e Gostivarit në bazë të proekteve bazë të përgaditura nga ana e Porositësit (FIDIK Libra).

Dokumentacioni Tenderues është I qasëshëm në adresën vijuese:

Ndërmarja publike komunale NPK ,,Komunalec,,-Gostivar

rr.Svetozar Peposki nr.59

1230 Gostivar

Republika e Maqedonis

Telefoni:+389 42 213 580

Posta elektronike:komunalec-gostivar@hotmail.com

Më shum informacione:

Seti dokumeteve tenderike në formë digjitale (pdf) në gjuhën angleze dhe maqedonase mund ta blejn Ofertuesit e interesuar me dërgesë të aplikacionit në formë të shkruar në adresën e latëshënuar dhe pagesë të kompenzimit pakthim në vlerë prej 9.000 den(denarëve të Maqedonis) ose 150 euro e që duhet të paguhen në llogarin vijuese:

Për pages në denar të Maqedonis(MKD):

Emri dhe aresa e Bankës: Banka Komerciale SHA Shkup 11 Oktomvri,1000 Shkup

Bartës i llogaris bankare: NP Komunalec Gostivar

Numri i llogaris bankare:200000090177012 MKD

Numri amëz i subjektit:4116429

Numri tatimor:4007989109536

Për pagesë me euro:

Emri dhe adresa e Bankës: Banka Komerciale SHA Shkup 11 Oktomvri,1000 Shkup

Numri i llogaris Bankare:MK7200003403557623

SWIFT: STOBMK2X

Bartës i llogaris Bankare:NP Komunalec Gostivar

Ofertuesi ka obligim ti paguaj shpenzimet bankare.

Organizim i vizitës së lokacionit do të zbatohet nga ana e Porositësit më datë 21.02.2019 në ora 10:00.

Aplikuesit mund të dërgojn oferta për realizim të punëve nën këtë kontrat sipasë Thirjes për ofertë.Punët që duhet të realizohen përbëhen nga punët e lartëpërmendura dhe duhet që të realizohen në afat prej 24 muajve nga hyrja në punë.

Hapja publike oficiale e ofertave do të mbahet më 20.03.2019 në ora 12:00 sipasë kohës standarde të Maqedonis.Ofertat duhet të dorëzohen deri te porositësi në adresën e potencuar në thirje për tenderim dhe oficialisht do të hapet në hapësirat e ndërmarjes publike komunale NPK Komunalec-Gostivar , në prezenc të përfaqësuesve të autorizuar të ofertuesve të cilët do të vendosin të marin pjesë në hapjen në adresën e lartëshënuar.

Ofertat e vonuara do të hudhen.

Të gjitha ofertat duhet të kenë Garanc për ofertën.

DOKUMENTACIONI:

Publication Notice_RFB_Gostivar_WC-GOS-1_mk
Shpallja GTAI
Kerrkesa per oferta
Publication Notice_RFB_Gostivar_WC-GOS-1_en

Fillon regjistrimi në çerdhe i fëmijëve të moshës parashkollore në Çegran, Forinë dhe Raven

01.02.2019

Të nderuar prindër nga fshatrat Çegran, Forinë dhe Raven Ju njoftojmë se prej 01.02.2019 deri më 15.02.2019, do të bëhet regjistrimi i fëmijëve të moshës parashkollore në Kopshtet e fëmijëve dhe Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror, edhe atë:
– Në Kopshtin e fëmijëve në fshatin Çegran për fëmijë të moshës prej 2 deri në 6 vjeç
– Në Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror në fshatrat Forinë dhe Raven, për fëmijë të moshës prej 3 deri në 6 vjeç.
Regjistrimi i fëmijëve bëhet në objektin kryesor të IPKF “Gëzimi Fëmijëror” që gjendet në rrugën “Beliçica” në Gostivar.

Sektori për veprimtari publike – Komuna e Gostivarit