Kryetari Taravari priti në kabinetin tij ambasadorin e OSBE-së, Koja

13.03.2019

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetin e tij shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja.

Pas takimit, duke falënderuar për vizitën, Taravari tha se me ambasadorin Koja kanë zhvilluar një bisedë shumë konstruktive dhe të këndshme ashtu siç u takon dy miqve.

“Biseduam me ambasadorin Koja në lidhje me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi ne në komunën e Gostivarit, por edhe në lidhje me situatën politike në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë zgjedhjet presidenciale të cilat po afrohen. Po ashtu, falënderova ambasadorin për kontributin e madh që kanë dhënë përfaqësuesit e OSBE-së për bashkëveprimin e partive të ndryshme në nivel të Këshillit të komunës së Gostivarit, si dhe për miratimin e strategjisë për romët në nivel komunal”, theksoi kryetari Taravari.

Shefi i misionit të OSBE-së bëri me dije se kjo vizitë ka qenë e planifikuar për më herët por është shtyrë për sot, për shkak të rastit tragjik me autobusin që ndodhi para në muaji.

“Është kjo një vizitë hyrëse e imja në komunën e Gostivarit, pas emërimit tim në vjeshtën e vitit të kaluar. Kuptova se Gostivari është komuna e katërt për nga madhësia në vendin tuaj, dhe u njoftova me zhvillimet në komunë. Misioni i OSBE-së është prezente në komunën tuaj përmes z. Suad Sakliç dhe do të vazhdojmë me implementim të projekteve të ndryshme që shkojnë në interes të komunitetit këtu”, nënvizoi ambasadori Clemens Koja.

Taravari dhe Koja u përgjigjën edhe në pyetje të gazetarëve që kishin të bëjnë me situatën politike në vend dhe me zgjedhjet presidenciale.

Shërbimi për informim

 

LAJMËRIM

12.03.2019

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se për shkak të një defekti në rrejtin e ujësjellësit në rrugën Dimitra Vllahov që ka ndodhur sot rreth ores 11:00, furnizimi me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit të Gostivarit do të jetë në ndërprerje në rr. APJ (rruga e Dibrës), rr. Borçe Jovanoski (pjesa te ish kinemaja) dhe rr. Tode Bogdanoski, ndërsa në pjesa te sheshi i qytetit do të ketë ujë me shtypje të zvogëluar.

Ndërprerja do të zgjasë deri në mënjanimin e plotë të defektit.

Nga NP Komunalec dhe Komuna e Gostivarit, ju falënderojnë për miëkuptimin.

Shërbimi për informim

Kryetari Taravari ia dorëzoi “Çelësin e Artë të Qytetit” humanistit Halil Kastrati

08.03.2019

Kryetari i Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit, humanisti i madh Halil Kastrati, ishte sot mysafir i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me ç’rast ky i fundit ia dorëzoi “Çelësin e Artë të Qytetit”, çmim ky më i lartë që ndan komuna për personalitete që kanë dhënë kontribut të veçantë në sfera të ndryshme.

Duke folur për kontributin e veçantë të hoxhë Halil Kastratit për zgjidhjen e çështjes banesore të familjeve me status të vështirë ekonomik, kryetari Taravari theksoi se shoqata e tij ka ndihmuar edhe paraprakisht në Gostivar, por se pas kësaj vizite do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me komunën e Gostivarit dhe aktivitetet të marrin edhe kahe institucionale.

“Këtyre ditëve administrate do të përgatisë një memorandum bashkëpunimi dhe shumë shpejtë atë do ta nënshkruajmë, me çka do të mundësohet ndërtimi i pesë shtëpive në Gostivar për familjet e rrezikuara. Komuna e Gostivarit do të participojë me nga 5000 euro për ndërtimin e çdo shtëpie, si dhe me kyçje në ujësjellës, kanalizim dhe të ngjashme”, theksoi kryetari Arben Taravari.

Humanisti Kastrati falënderoi kryetarin dhe administratën komunale për nderin dhe mikpritjen, si dhe për ndarjen e Çelësit të artë.

Kryetari Taravari dhe humanisti Kastrati, shfrytëzuan rastin që grave dhe nënave t’ua urojnë Festën e 8 Marsit.

Shërbimi për informim