#PaPanik #RriNShtëpi

Ekipet në Lëvizje për ndihmën e njerëzve me moshë të avancuar dhe me sëmundje kronike, në Komunën e Gostivarit po funksionojnë pa ndërprerje.

Të gjithë pjesëtarët e këtyre ekipeve janë të instruktuar profesionalisht për të kryer me sukses detyrat e tyre.

Ne jemi një qytet, ne jemi një Shtëpi!

Ju lutem kontaktoni me numrat e shënuar më poshtë:

072 577 713

072 577 741

Administrata komunale do të punojë me orar të shkurtuar

 

17.03.2020

Duke u nisur nga rekomandimet e Qeverisë të RMV-së, jemi të obliguar të reduktojmë lëvizjet në mbarëvajtjen e procesit të punës.

Për këtë arsye, prej sot 17.03.2020 deri më 24.03.2020, Komuna e Gostivarit do të punojë me orar të shkurtuar, edhe atë nga ora 08:00-13:00 me kapacitet të plotë, ndërsa nga ora 13:00-16:00 do të ketë kujdestar në Qendrën informative.

Lusim qytetarët e Komunës së Gostivarit që të respektojnë orarin e shkurtuar, respektivisht të mos dalin jashtë pa pasur nevojë, kurse administratën komunale ta vizitojnë vetëm për lëndë që janë urgjente dhe nuk ka mundësi të prolongohen.

Komuna e Gostivarit Ju falënderon për mirëkuptimin, dhe ju fton që tu përmbahemi rekomandimeve.

Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve!

Shërbimi prë informim

Aktivizohet Shtabi i emergjencës i komunës së Gostivarit për parandalim të coronovirusit

16.03.2020

Shtabi i emergjencës i komunës së Gostivarit, në mbledhjen e sotme konstatoi se ndonëse situata është serioze, por se nuk ka aspak vend për panik. 

“Në komunat e Pollogut – Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me coronavirus. Porosi e përbashkët ishte se të gjithë duhet të ndihmojmë në situatën e krijuar duke ndenjur në shtëpi me familjarët e tyre dhe të kenë sa më pak kontakte me njerëzit. Te tre komunat janë duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e qeverisë siç janë dezinfektimi i institucioneve lokale”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit në konferencën e përbashkët me kryetarin e komunës së Vrapçishtit Isen Shabani dhe atë të Bogovinës Albon Xhemaili. 

Taravari informoi po ashtu se janë formuar edhe ekipe mobile në të tri komunat, ekipe këto që do t’i ndihmojnë në mënyra të ndryshme njerëzit në nevojë.

Si mesazh i përbashkët i kryetarëve të tre komunave ishte: Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve! 

Shërbimi për informim

 

LAJMËRIM

16.03.2020

Të nderuar qytetarë,

Komuna e Gostivarit, me qëllim të respektimit të rekomandimeve të përgjithshme si dhe masave adekuate për parandalim të përhapjes së COVID-19 (korona virusit) lajmëron të gjithë qytetarët e Komunës së Gostivarit të vizitojnë objektin administrativ të Komunës vetëm për lëndë të cilat janë urgjente dhe nuk ka mundësi të prolongohen.

Të gjitha lëndët tjera do të punohen pas marjes së rekomandimeve të reja nga ana e Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë të shëndetësisë.


Komuna e Gostivarit formoi ekip mobil me qëllim të sigurisë më të madhe kolektive dhe prevenimit nga virusi COVID-19 (Korona virusi).

Për shkak të situatës së krijuar, me qëllim të evitimit të kontaktit të drejtpërdrejtë me persona tjerë dhe mos ekspozimit të rrezikut shtesë, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjet në teritorin e Komunës së Gostivarit, të cilët janë të pafuqishëm dhe kanë gjendje shëndetësore të përkeqësuar, mund të paraqiten në numrat e telefonit:

072 577 713

072 577 741

Ekipi mobil, duke respektuar të gjitha masat parandaluese, do të shkon deri tek ata, do t’ju japin ndihmën e duhur dhe do t’jusiguroj artikujt ushqimor të nevojshëm, mjete higjienike dhe/ose barëra.

Komuna e Gostivarit nuk do të lejon këto rrethana të jashtëzakonshme t’i godasin grupet më të prekura!

Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve!

Komuna e Gostivarit i forcon masat për parandalimin e koronavirusit

13.03.2020

Komuna e Gostivarit po forcon masat për parandalimin përhapjes së koronavirusit që në nivel botëror po merr përmasa shqetësuese, ndërsa nga kjo pandemi është prekur edhe vendi ynë.

Prej mbrëmë ndërmarrjet publike komunale kanë filluar me larjen intensive të rrugëve kryesore të qytetit dhe dezinfektimin e kontejnerëve për mbeturina, ndërsa ky aksion do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe në ditët në vijim.

Pastrimi dhe dezinfektimi do të bëhet kryesisht në orët e mbrëmjes, respektivisht prej në ora 21:00, kur lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve është me intensitet më të ulët.

Komuna e Gostivarit apelon deri tek qytetarët që tu përmbahen me përpikëri rekomandimeve të Organizatës Botërore Shëndetësore si dhe Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së.

Shërbimi për informim

8 marsi, Taravari vjen me një urim të veçantë: Gratë janë gjysma më e mirë e shoqërisë

Kryetari i Komunë se Gostivarit, Arben Taravari e ka nisur ditën e sotme me një urim për gratë dhe vajzat shqiptare, duke i cilësuar si gjysma me e mirë e këtij populli.

“Gëzuar festën, i gëzofshi ditët festive, ju uroj përjetësi të lumtur, të dashura mike, kolege, bashkëpuntore të afërt dhe të largët.

Nga zemra, respektoj dhe mbështes betejën tuaj, entuziazmin, energjinë dhe forcen e dëshirën e pashtershme në gjithçka që bëni, për ata rreth jush, për veten tuaj, për të gjithë ne. Pikërisht e gjithë kjo është ajo që e bën jetën e përditshme më të mirë për gjithësecilin nga ne.

Unë admiroj aftësinë tuaj për të dashur, respektuar, vlerësuar, empatizuar, për tu kujdesur, për të ndihmuar suksesin, kudo që të jeni Ju. Do të jem i lumtur nëse këto vlera përcillen nga brezi në brez dhe nëse brezat e ardhshëm mësojnë të jetojnë jetën me këto virtyte dhe energji.
Ju Faleminderit, Ju jeni pjesa më e mirë e shoqërisë sonë”.

7 marsi/Taravari: I mbajmë në zemër te gjithë mësimdhënësit

Në këtë ditë të veçantë, edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ndau një urim për mësuesit me rastin e 7 marsit.

“I mbajmë në zemër të gjithë Mësimdhënësit që me shpirtin e tyre ushqejnë trurin tonë!
Çdo ditë e vitit duhet të ishte 7 mars për të shprehur mirënjohjen ndaj Jush!
Gëzuar Festën!”

Komuna e Gostivarit shtron drekë solemne për mësimdhënësit e pensionuar shqiptarë

6 MARS, 2020

Me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit shqiptarë, Komuna e Gostivarit ka organizuar drekë solemne për të gjithë mësimdhënësit e pensionuar shqiptar të Gostivarit.

Ata u pritën nga vetë kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Dreka e shtruar në restorant “Ignatia”, ishte e dyta e këtij lloji, pasi komuna këtë organizim e bëri më 7 mars edhe vitin e kaluar.

Kryetari Taravari, mësimdhënësit e pensionuar i ka cilësuar më meritorët e kombit. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe përgjegjësja e sektorit të arsimit pranë komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe.

Para të pranishmëve, nxënësja Hana Durmishi, e cila ishte njëra nga gjashtë nxenëset fituese në garën e organizuar nga Komuna e Gostivarit për nder të mësuesit shqiptar, lexoi esenë e saj fituese.

Mësimdhënësi në pension, Ismet Beqiri ka përshëndetur të pranishmit në emrin e kolegëve të tij.

Komuna e Gostivarit ka ndarë dy mirënohje gjatë kësaj ceremonie, një për koreografin Haki Mulliqi nga Kosova, i angazhuar në Sh.K.A Jahi Hasani dhe një për këtë shoqëri, pasi të njejtit kishin pergatitur një koregrafi për këtë ditë tek Qendra për Kulturë në Gostivar.

Manifestimi nuk u mbajt pasi në vendin tonë ka ndalesë për tubime publike per shkak të virusit korona.

Në fund të takimit, për të pranishmit u ndanë fotografi nga takimi i 7 marsit të vitit të kaluar.

Në takimin e sivjetshëm merrnin pjesë 200 mësimdhënës shqiptar të pensionuar ndër vite.

Shërbimi për informim

Pasqyra e librave që mungojnë në gjysëmvjetorin e dytë në shkollat fillore dhe të mesme komunale në Gostivar

06.03.2020

Imërlije Saliu nga Sektori i arsimit pranë Komunës së Gostivarit, në konferencën e sotme për shtyp dha pasqyrë të detajuar për mungesën e teksteve shkollore në shkollat fillore dhe të mesme.

Përmbajtjen e pres conferences jua përcjellim në mënyrë integrale:

Edhe pse ka gati një muaj e gjysëm prej kur ka filluar gjysëmvjetori i dytë, në shkollat fillore komunale të Gostivarit, mungesa e teksteve nga klasat e para deri në të nëntat, në të tri gjuhët, është shumë e madhe. Nga të dhënat zyrtare nga gjithsej 10 shkollat fillore të komunën së Gostivarit, rezulton se mungojnë 9.506 tekste shkollore për të gjitha lëndët dhe të gjitha klasat. Njëlloj si atëherë kur reaguam në gjysëmvjetorin e parë, edhe në ktë gjysëmvjetor, mungesë më të madhe të librave kemi tek klasat e gjashta – gjithsej 3.838 tekste, klasat e shtata 1.026 dhe klasat e nënta 1.561 tekste shkollore. Sa u përket lëndëve mësimore 809 libra mungojnë të gjuhës shqipe, 289 tekste mungojnë nga gjuha Angleze, ndërkaq ka mungesë të madhe të lëndës së gjeografisë gjithsej 1007, histori 580 tekste. Po ashtu kemi mungesë të theksuar edhe të librave nga lëndët e arsimit teknik, arsimit figurativ, muzikës, informatikës, siç i kemi pasqyruar në tabelat e më poshtme për çdo shkollë.

Me të njëjtin problem ballafaqohen edhe shkollat e mesme. Të dhënat që kemi marrë janë mjaft shqetësuese. 8.610 libra mungojnë në shkollën e mesme komunale të mjekësisë, 2.453 libra në shkollën e mesme teknike, ndërsa në gjimnaz mungojnë shumë pak tekste shkollore, vetëm 64 libra. Shkolla e mesme ekonomike na ka ofruar vetëm emrat e librave që mungojnë pa mos e shoqëruar me numra konkret, por megjithatë shqetëson fakti se janë të radhitura mbi 15 lëndë mësimore. Sa u përket shkollave të mesme analiza është bërë për të gjitha vitet, prej vitit të parë deri në vitin e katërt dhe për të tri gjuhët mësimore.

Sektori i arsimit pranë Komunës së Gostivarit e sheh si mjaft shqetësues faktin që edhe në gjysëmvjetorin e dytë është vazhduar me të njëjtin avaz si në gjysëmvjetorin e parë dhe mungesa e librave është mjaftë e theksuar. Nga kjo situate ata që humbin më së shumti janë nxënësit për këtë arsye iniciativa jonë është që të informojmë opinionin publik si dhe kërkojmë nga ministria e arsimit që të marë masa konkrete ku sot kemi dërguar edhe zyrtarisht kërkesë deri te ky institucion. Ne shpresojmë në përgjigje pozitive nga ana e Ministrisë për këtë vit akademik shkollor si dhe kërkojmë që prej shtatorit, respektivisht prej fillimit të vitit të ri shkollor 2020/2021, shkollat tona të mos përballen me problem të kësaj natyre.

Shërbimi për informim

Historike, realizim 98.2% të Buxhetit të Komunës së Gostivarit gjatë vitit 2019-të!

Komuna e Gostivarit ka arritur realizim rekord të Buxhetit të saj gjatë vitit që lamë pas. Kryetari Arben Taravri theksoi se realizimi ka qenë historik me 98,2 %. Kjo përqindje ndodh për herë të parë në 29 vite pluralizëm në Gostivar.

“Me rebalancin e Buxhetit të vitit 2019-të ne kishim vlerë të planifikuar të parave me një miliard e 25 milion denarë dhe realizimi i këtij buxheti është një miliard e shtatë milion denarë, ose në përqindje 98,2 %. Mendojë se është një prej rekordeve që është arritur këto 29 vite nga Komuna e Gostivarit, por edhe si vlerë pasi asnjëherë nuk ka pasur një miliard as në të hyra e sa në të dalat e realizimit të Buxhetit. Në llogarinë themelore të Buxhetit të Komunës së Gostivarit kanë qenë të planifikuara 376 milion denarë dhe janë realizuar gjithsejt 382,4 milion denarë që nënkupton se e kemi tejkaluar edhe përqindje prej 100 %. Të hyrat si te Buxheti themelor edhe te ai i konsoliduar në shumë absolute dhe në përqindje paraqet një rekord të cilin nuk e ka pasur asnjëherë komuna ynë”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Duke bërë krahasime mes viteve 2014-2017 dhe viteve 2018-2019, kryetari Taravari tha se palifikimi dhe realizimi janë mbresëlënës, për çka Komuna e Gostivarit është zgjedhur si komuna më transparente në vend.

“Kemi realizim shumë më të lartë gjatë viteve 2018/2019 në krahasim me mesataren e viteve nga 2014-ta deri në 2017-tën. Investimet kapitale në vitin 2018/2019 i kemi 20 % më shumë në krahasim me vitet 2014-të dhe 2017-të. Ne kemi qenë parti opozitare me të gjitha obstruksionet, me mospasjen e shumicës në Këshill i kemi këto rezultate financiare. Kemi rënie të harxhimeve komunale, shërbimet kontraktuese kanë rënë deri 50 % në krahasim me mesataren 2014/2017, rritja e transfere në organizatat jo qeveritare është 13 milion denarë, apo dhjetë milion më shumë se mesatarja e viteve 2014/2017. Prandaj, nuk është e rastësishme që kemi lëvdata edhe prej ambasadave dhe miqve tanë që jemi një prej komunave e cila ka raporte dhe relacione shumë të mira me shoqërinë civile. Poashtu, jemi komuna më transparente në RMV, e dini se në Pollog u zgjodhëm më transparetja që përsëri kjo vjen si rezultat i punëve tona të përbashkëta për këto dy vite e gjysëm”, deklaroi më tej i pari i Gostivarit, Arben Taravari.

Krahasuar me komunat tjera të vendit, konkretisht 15 për të cilat ka të dhëna, Komuna e Gostivarit është më e mira në realizimin e planifikimit të investimeve kapitale. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë séancës e 23 të Këshillit të Komunës së Gostivarit e cila u mbajtë sot.