Gjatë pandemisë, Komuna e Gostivarit ka realizuar mbi 150 mijë euro investime nëpër shkolla

Gjatë kohës së izolimit nga pandemia, kur objektet shkollore mbetën pa nxënës, në shumë shkolla të Gostivarit dhe rrethinës ka pasur mbi 150 mijë euro investime. Njëra nga këto shkolla është edhe SHF “Ismail Qemali”, të cilën sot e ka vizituar një delegacion nga komuna e Gostivarit, i kryesuar nga kryetari Arben Taravari.

Ai me këtë rast deklaroi se investimet në shkolla kanë ardhur si nevojë për kushte më cilësore për nxënësit, duke sqaruar se vetëm te kjo shkollë janë rinovuar të gjitha toaletet, dy kabinete, zyra e mësimdhënësve dhe oborri i shkollës. “Sot vizituam Shkollën Fillore “Ismail Qemali” ku kohëve të fundit janë bërë investime të shumta kapitale. Janë renovuar në tërësi të gjitha nyjet sanitare me sistem të ri të ujit dhe kanalizimit (gjithsej 8 tualete). Janë renovuar kabinetet e kimisë dhe biologjisë, janë renouar salla dhe zyrat e arsimtarëve.

Është bërë rregullimi i oborrit. Përgëzoj drejtoreshën e shkollës Shpresa Useini dhe përgejgjësen e arsimit Aslian Snopçe për punën e palodhshme”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravri.

Kryetari Taravari bëri të ditur se të gjitha këto investime janë kryer me mjete nga buxheti komunal dhe disa donacione, por pa përkrahje financiare të Ministrisë së Arsimit. Drejtoresha e Shkollës fillore “Ismail Qemali”, Shpresa Useini, u shpreh mirënjohëse për investimet e bëra nga Komuna e Gostivarit, pasi sipas saj disa pjesë të shkollës, përfshirë edhe kabinetet, kishin nevojë urgjente për rinovim dhe funksionalitet të plotë. Aslian Snopçe nga Sektori për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, tha se në investimet e reja kanë pasur në fokous renovimin e hapësirave të brendshme nëpër shkolla, po ashtu edhe investime në oborre dhe kënde lojrash dhe sigurimin e pajisjeve të reja në çerdhet e Gostivarit.

 

Mbajti mbledhje Shtabi i emergjencave – rajoni i Gostivarit ka vetëm pesë raste aktive me Covid 19

Në rajonin e Gostivarit, gjegjësisht në komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë nga 260 të testuar janë 5 raste aktive me Covid-19. Prej rasteve aktive, 1 person është nga komuna e Gostivarit dhe nga 2 personа nga komuna e Vrapçishtit dhe е Mavrovë-Rostushës.

Këto të dhëna i bëri publike sot kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në mbledhjen  e 16-të të rregullt të Shtabit ndërkomunal të emergjencës, duke e vlerësuar situatën me Covid 19 si shumë stabile.

Në cilësinë e kryetarit të Shtabit ndërkomunal, Taravari tha se do t’i propozojë Shtabit qendror që të lehtësohen masat restriktive, respektivisht ora policore të fillojë në ora 23, si dhe fillimin me punë të terracave të kafeterive dhe restoranteve.

“Kemi situatë stabile me vetëm pesë raste aktive, megjithatë qytetarët duhet të vazhdojnë me respektimin e rekomandimeve të institucioneve kompetente. Deri te shtabi Qendror i krizave do të propozojmë shkurtim të orës policore dhe ajo të fillon nga ora 23 dhe të zgjasë deri në ora 5 të mëngjesit dhe të mundësohet hapja e terracave të kafeterive dhe restoranteve”, theskoi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kryetari Taravari sqaroi se nga dita e sotme fillon skriningu në çerdhe për çka uroi që gjatë testimit, asnjë punonjësi nga ky institucion të mos del pozitiv me Covid 19, dhe paralelisht kërkoi të fillon edhe testimi apo skriningu në institucionet shëndetësore.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, raportuan se gjendja është stabile dhe se gjithçka menaxhohet me sukses, ndërsa konstatim i përbashkët ishte se ashtu si do të lehtësohen masat restriktive, ashtu duhet të rritet kujdesi dhe vetëdija e qytetarëve që mos na kthehet sërish pandemia.

Shtabi i emergjencave vendosi që mbledhjet e radhës të mbahen sipas nevojës.

Shërbimi për informim

Filluan punimet për asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Debresh

Komuna e Gostivarit ka filluar punimet për asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Debresh. I pranishëm në fillimin e punimeve ka qenë edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit, kryesuar nga kryetari Arben Taravari, i cili bëri të ditur se projekti kap vlerën prej rreth 2.7 milion denarë.

“Asfaltimi i kësaj rruge e cila arrinë gjatësinë prej 464 metre dhe gjerësi prej 6 metra, ishte nevojë e domosdoshme duke pasur parasysh dëmtimin e plotë të kësaj rruge dhe kërkes e banorëve. Le ta gëzojnë banorët e Debreshit, fshat ky te i cili kemi pasur plotë investime gjatë mandatit tonë, si në rrugë poashtu edhe për rrjetin e kanalizimit të ujrave të zeza”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në fillimin e punimeve të kësaj rruge ishin të pranishëm edhe banorë të Debreshit, të cilët kanë shprehur falenderimet e tyre për këtë investim të rradhës nga ana e Komunës së Gostivarit në fshatin e tyre.

Mjetet për asfaltimin e kësaj rruge janë siguruar nga Buxheti i Komunës së Gostivarit.

Komuna e Gostivarit siguron pajisje të reja dhe moderne për çerdhet e qytetit

22.05.2020
Komuna e Gostivarit ka mobiluar me pajisje të reja çerdhet publike në qytet. Në përurimin e pajisjeve të reja i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij, i cili bëri me dije se vlera e këtij investimin arrinë në rreth 155 mijë euro.

“Kontrata për mobilimin e këtyre çerdheve është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe e kemi realizuar në afat kohor rekord, pra për tre muaj, konkretisht deri në muajin mars të këtij viti. Vlera e investimit kap shifrën e rreth 155.000 eurove, para të siguruara nga Banka Botërore, përmes projketit “Përkujdesja e fëmijëve të moshave parashkollore në çerdhe” dhe organizata “Sonce”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili bëri të ditur se në sajë të këtij projekti të suksesshëm, Komuna e Gostivarit ka fituar nga Banka Botërore edhe një grant prej 30.000 eurove, me të cilat para do të fillohet një projekt i ri gjatë muajit të ardhshëm.

Pajisjet e reja përbëhen prej mobilimit të ri për kuzhinat e çerdheve, banka, tavolina, shtretër dhe mjete didaktike. Paraprakisht, Komuna e Gostivarit realizoi edhe një sërë investimesh tjera në këto dy objekte, duke i rinovuar çatitë, dhe hapësirat e brendshme të tyre me mjete të siguruara nga buxheti komunal. Vlen të theksohet se Komuna e Gostivarit viteve të fundit përmes projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale nga Banka Botërore ka përfituar mjete në vlerë prej 1,5 milion euro.

Shërbimi për informim

Kryetari Arben Taravari takoi komandantin e Renxherëve, Mentor Saiti

21.05.2020

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetin e tij një delegacion të Njësisë për operacione speciale – Renxherët, të udhëhequr nga komandanti i njësisë, nënkoloneli Mentor Saiti.

Në takim, kryetari Taravari dhe komandanti Saiti, bashkëbiseduan për gjendjen e krijuar me pandeminë nga COVID -19 dhe shkëmbyen informacione në lidhje me aktivitetet që po ndërmarrin organet të cilat ata i përfaqësojnë.

Shkas i takimit ishte ndarja e pakove me produkte ushqimore dhe higjienike për 10 familje nevojtare, të cilat do t’i përzgjedhë Komuna e Gostivarit nga lista prioritare për ndihma emergjente.

Shërbimi për informim

Dita e Zjarrfikëse, Komuna e Gostivarit siguron uniforma të reja për çdo zjarrfikës

Në vijim të procesit të modernizimit dhe Ditës së Zjarrfikësve – 20 Maji, Njësiti Terriorial Kundër Zjarreve në Gostivar është pajisur me uniforma, këpucë dhe çizme të reja, të cilat do të lehtësojnë punën e tyre të përditshme. Ata rreth 10 vite nuk kanë pasur uniforma të reja, ndërsa kësaj radhe janë siguruar dy lloje uniformash, verore dhe dimërore për të gjithë 45 zjarrfikësit. Jusuf Bajrami, drejtues i NJTKZ në Gostivar, tha se uniformat e reja janë siguruar nga Komuna e Gostivarit.

“Në emrin tim person dhe emrin e kryetarit Arben Taravari ua urojë zjarrfikësve ditën e tyre – 20 Maji. Këto uniforma ishin më se të nevojshme dhe më gëzon fakti që të njejtat arritëm t’i shpërndajmë gjatë ditës së sotme. Sfidë për ne si Njësi do të vazhdojë të mbetet modernizimi, por mund të mburemi që kohën e fundit kemi pasu shumë investime. Kemi dritare të reja, nxemje qendrore të re, kemi bërë rregullimin e brendshëm dhe kemi shtretër të rinj”, deklaroi Bajarami.

Zjarrfikësit e Gostivarit vlerësojnë lartë sigurimin e uniformave të reja nga ana e Komunës së Gostivarit. Ata besojnë se investimi i vazhdueshëm nga pushteti lokal, do të kontribuojë në infrastrukturën dhe modernizimin e shërbimit zjarrfikës në Gostivar.

Aktualisht Njësiti Teritorrial Kundër Zjarreve në Gostivar ka 43 zjarrfikës, ndërsa ka vend për punësimin edhe të 7 zjarrfikësve të rinj.

Legalizohen dhjetëra objekte fetare në Komunën e Gostivarit

Janë ndarë sot legalizime për 22 xhami, 4 mektebe dhe 2 teqe në territorin e komunës së Gostivarit.
Kryetari i Komunës Arben Taravari i cili personalisht ia dorëzoi akt-vendimet për legalizimin e këtyre objekteve, ka shprehur kënaqësin e tij të veçantë para muftiut të Gostivarit Shaqir Ef. Fetahu, që ky akt bëhet në natën e madhe të Kadrit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“28 objekte fetaro-islame në qytetin dhe në fshatrat tona do të jenë tani të legalizuara. Një ndër to edhe objekti i Xhamisë së Sahatit, aty ku është vendosur edhe objekti i Muftinisë së Gostivarit”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili bëri të ditur se më herët Këshilli i Komunës ka liruar edhe nga taksat e nevojshme subjektet fetare.
Muftiu i Gostivarit Shaqir. ef. Fetahu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Komunën, duke shtuar se sot duhet të ndjehemi krenarë për këtë bashkëpunim, i cili nxjerrë në pah një vepër madhore.
Objektet që përfituan akt-vendime të plotfuqishme për legalizim ishin:
Xhamia e Sahatit,
Xhamia e Lagjes së Re,
Xhamia te bunari i Tafës – Debresh,
Xhamia e re – Jellovcë e Poshtme,
Xhamia e re – Llakavicë,
Xhamia e re – Padalisht,
Xhamia e re – Strajan,
Xhamia e re – Tërnovë,
Xhamia e re – Sërmnovë,
Xhamia e re – Gjenovic,
Xhamia e vjetër – Simnicë,
Xhamia e re – Simnicë,
Xhamia e re – Koritë,
Xhamia e re – Turçan i Vogël,
Xhamia e re – Turçan i Vogel i vjetër,
Xhamia e re – Turçan i Madh,
Xhamia e re – Banjicë e Poshtme,
Xhamia e re – Reçan,
Xhamia e re – Vërtok,
Xhamia e re – Mirditë,
Xhamia e vjetër – Mirditë,
Xhamia e re – Zdunjë,
Mektebi i Xhamisë Loke – Çegran,
Mektebi – Forinë,
Mektebi i Lagjes së Re,
Mektebi te Xhamia e Lajthisë,
Teqa Bektashiane – Vërtok dhe
Teqa e Halvetlinjëve – Vërtok.

Komuna e Gostivarit sanon gropat goditëse dhe shenjëzon rrugët

13.15.2019

Komuna e Gostivarit ka filluar të intervenojë në riparimin e rrugëve dhe mbylljen e gropave në të gjithë territorin e saj. Punimet vazhdojnë edhe sot në lokacione të ndryshme.

Komuna e Gostivarit ka një kontratë vjetore për sanimin e gropave në qytet. Kjo kontratë është duke u realizuar sikurse dy vitet e kaluara pa pengesa. Kjo është periudha më e përshtatshme për sanimin dhe mbushje të gropave, për çka shpresojmë ato të mbulohen pa ndonjë vonesë eventuale.

Të njejtat ishin hapur gjatë stinës së dimrit nga ngricat dhe hedhja e materialit abraziv dhe kripës në rrugë.

Paralelisht me mbushjen e gropave, jemi duke bërë edhe shenjëzimin e rrugëve te vendkalimet te këmbësorëve dhe të vend-parkimeve.

Shërbimi për informim

Taravari: Situata me Covid-19 shumë stabile, propozojmë lehtësim të masave restriktive

05.05.2020

Në Pollogun e Epërm, gjegjësisht në komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë janë vetëm 3 raste aktive me Covid-19. Prej gjithsej 17 rasteve të regjistruara nga 225 të testuar, 12 janë shëruar ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë. Prej rasteve aktive, 2 persona janë nga komuna e Gostivarit (Banjicë e Epërme) dhe 1 person nga komuna e Vrapçishtit (Gradec), ndërsa gjendja e tyre është mjaft stabile.

Këto të dhëna i bëri publike sot kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në mbledhjen  e 13-të të rregullt të Shtabit ndërkomunal të emergjencës, duke e vlerësuar situatën me Covid 19 si shumë stabile.

Në cilësinë e kryetarit të Shtabit ndërkomunal, Taravari tha se do t’i propozojë Shtabit qendror që të lehtësohen masat restriktive, respektivisht ora policore në ditë pune të fillojë në ora 23, ndërsa në ditë jo pune në ora 19.

“Pres që qeveria ta oficializojë konkluzion numër 6 nga mbledhja e së enjtes, ku thuhet se edhe kafeteritë kanë të drejtë të punojnë në formën Tak&go, pra përmes sportelit njëlloj siç shërbehet edhe ushqimi, ëmbëlsirat apo pijet tjera. Që nga fillimi më habiste fakti se pse vetëm kafeja nuk lejohet të shitet, ndërsa  gjithçka tjetër, përfshirë edhe ushqimin e ngrohtë lejohet, kur dihet se për dallim nga përgatitja e gjellërave, kafeja nxirret drejtpërdrejtë nga aparati”, nënvizoi Taravari.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, raportuan se gjendja është stabile dhe se gjithçka menaxhohet me sukses, ndërsa konstatim i përbashkët ishte se ashtu si do të lehtësohen masat restriktive, ashtu duhet të rritet kujdesi dhe vetëdija e qytetarëve që mos na kthehet sërish pandemia.

Mbledhja e radhës u caktua për të martën në ora 11.

Shërbimi për informim