Zyra e mërgimtarëve gjatë javëve në vazhdim do të punojë me orar të zgjatur

Zyra e mërgimtarëve do të punojë me orar të zgjatur

Gjatë javëve të ardhshme, në kohën kur mërgimtarët kthehen në vendlindje, Zyra e mërgimtarëve pranë Komunës së Gostivarit, nga 7 korriku do të fillojë të punojë me orar të zgjatur.

Zyra gjendet në hapësirat e Qendrës për Shërbime Komunale në katin përdhes të objektit të Komunës së Gostivarit, do të punojë me orar prej në 08:00 deri në 18:00, çdo ditë pune.

Mërgimtarëve u dëshirojmë pushime të këndshme në vendlindjen e tyre!