Ambasadorja britanike vizitoi Komunën e Gostivarit, takoi kryetarin Taravari dhe këshilltarët komunalë

12.11.2020

Kryetari Arben Taravari, sot në kabinetin e tij mirëpriti ambasadoren britanike Rachel Galloway.
Problemet me te cilat ballafaqohet komuna e Gostivarit, investimet e realizuara deri më tani, projektet qe pritet te realizohen në të ardhmen, duke mos lëne anash edhe ballafaqimin dhe menaxhimin me pandeminë Covid-19 ishin tema të takimit te sotëm mes kryetarit të komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe ambasadores së Britanisë se Madhe ne vendin tonë Rachel Galloway.

Kryetari Taravari e falënderoi ambasadoren për vizitën e saj , si dhe nënvizoi se të shumta janë projektet në Gostivar që mbajnë vulën e ambasadës britanike duke uruar që edhe në të ardhmen bashkëpunimi të vazhdojë me të njëjtën dinamikë.

“Shtjelluam shumë tema dhe mbi të gjitha folëm për përkrahjen e sinqertë nga miqe siç e kemi Mbretërinë e Bashkuar e cila është shumë e rëndësishme për ne si komunë dhe për vendin tonë në përgjithësi. Biseduam edhe për zhvillimin Euro-Atlantik të vendit tonë dhe theksova se ne duhet të jemi të përqendruar fuqimisht në krijimin e vlerave evropiane dhe zhvillimin e ekonomisë, e cila sjell përfitime për qytetarët. Pandemia Covid 19 dhe ballafaqimi me të në të gjithë botën, po ashtu ishte temë bisede. Mbretëria e Bashkuar ka qenë kështjella natyrale e Demokracisë, urojë vendi ynë një ditë ti ndjek hapat e këtij vendi mik”, tha kryetari Taravari në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit.

Nga ana tjetër ambasadorja britanike Rachel Galloway theksoi se nga afër është informuar mbi vështirësitë që kanë ardhur nga pandemia sidomos për rininë duke u shprehur e kënaqur me bashkëpunimin që ka me të gjitha institucionet në publike në Gostivar duke përfshirë këtu edhe shoqatat joqeveritare.

“Kishim një bisede interesante ketë mëngjes se si komuna i pergjigjet krizës me virusin korona dhe se si shteti i përgjigjet kësaj situate. Biseduam se çka bën komuna për te mbështetur popullin sidomos rininë e qytetit të cilët janë më të prekur nga pandemia. Ne jemi shume te kënaqur që punojmë së bashku me ju dhe me shoqatat joqeveritare në Gostivar të cilat mbështetin rininë dhe dëgjojmë nga afër për punët që po bën komuna e Gostivarit për rininë ku janë krijuar qendra rinore, qendra sportive dhe të ngjashme“, theksoi ambasadorja Galloway

Ndryshe, pas takimit me kryetarin Taravari, ambasadorja britanike në sallën e këshillit të Komunës së Gostivarit realizoi takim edhe me disa këshilltarë komunalë që vijnë nga subjekte të ndryshme politike, ku u bisedua për tema të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e këtushëm.

Shërbimi për informim