24.04.2018

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ia dorëzoi kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, çelësat e dy auto-ambulancave – donacion turk për nevojat e Spitalit të përgjithshëm të Gostivarit.

Donacioni në fjalë ishte i dakordësuar që në kohën kur Arben Taravari ishte ministër i shëndetësisë, ndërsa dorëzimi i donacionit u bë sot.

Ambasadorja Kara, paraprakisht ishte për vizitë në Komunën e Gostivarit. Në një atmosferë miqësore, ambasadorja turke dhe kryetari Taravari, biseduan për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit.

Ndryshe, ishte kjo vizita e dytë e ambasadores turke Tülin Erkal Kara në Gostivar gjatë mandatit të kryetarit Arben Taravari.

Shërbimi për informim