Anëtarët e Forumit Rinor të komunës së Gostivarit, vizituan veteranët e arsimit shqip

23.11.2018

Me rastin e Ditës së Alfabetit – 22 Nëntorit, dje anëtarët e Forumit Rinor të komunës së Gostivarit, vizituan rreth 50 mësimdhënës shqiptarë, veteranë të arsimit dhe mësues të pensionuar. Tl shoqëruar edhe nga zëdhënësi i komunës Jasin Demiri, gjatë vizitave që ua bënë nëpër shtëpi, ata bashkëbiseduan me mësuesit, ua uruan Ditën e Alfabetit, si dhe u dhuruan atyre nga një libër dhe lule në shenjë respekti për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

“Sot me rastin e Ditës së Alfabetit, të rinjtë e qytetit tonë festuan në mënyrën më fisnike të mundshme. Ata vizituan 50 mësimdhënës pensionistë duke u dhuruar nga një libër dhe lule. Janë këta mësues të cilët meritojnë mirënjohje përditë për skalitjen e shkronjave të Alfabetit Shqip! Krenar që kemi qenë nxënësit e juaj!”, u shpreh kryetari Taravari, në lidhje me këtë aktivitet i cili u mirëprit shumë mire jo vetëm nga vetë mësuesit, por edhe në përgjithësi nga të gjithë qytetarët, si një formë që duhet ndjekur për të respektuar mësuesit.

Shërbimi për informim