07.08.2019

Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit, që me rastin e prerjes së kurbaneve të Bajramit, të kujdesen për higjienën publike dhe mbetjet nga kafshët e therura të mos i hedhin nëpër kontejnerë.

Kjo me qëllim që të shmanget kundërmimi i erës së keqe dhe që kjo Ditë e Madhe të kalojë në frymë festive.

Rekomandojmë që ata të cilët kanë mundësi, mbetjet t’i groposin në pronën e tyre private, ose të njëjtat t’i hedhin në deponinë Rusinë.

Inspektorët dhe rendmbajtësit komunalë do të jenë vazhdimisht në terren dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e parapara me Ligjin për pastërti publike, ndërsa luten qytetarët që të denoncojnë veprimet jashtë normave të personave të papërgjegjshëm.

Me respekt,

Inspektorati komunal pranë Komunës së Gostivarit

Shërbimi për informim