27.03.2019

Apelojmë deri tek të gjithë individët të cilët punojnë ose lëvizin nëpër vende të hapura që të mos ndezin zjarre.
Apelojmë deri tek bujqit, të bëjnë kujdes kur i pastrojnë dhe i djegin mbeturinat dhe kashtat nëpër fushat e tyre të mos largohen nga vendi përderisa nuk sigurohen se zjarri është shuar dhe se ai nuk do të zgjerohet kur frynë erë.
Apelojmë gjithashtu që ata të cilët punojnë në pyje, dhe bjeshkatarët respektivisht alpinistët, të mos hedhin bishta cigaresh të pashuara, për shkak se nevojitet vetëm një shkëndijë e vogël që të ndizet bari i thatë apo shkurret.

Për shkak të shpeshtimit të zjarreve nëpër pyje dhe fusha në rajonin më të gjerë të Gostivarit, Njësia Territoriale Kundërzjarrit – Gostivar, e ka vështirë që të ballafaqohet me to, ndërsa dëmet e shkaktuara nga djegia e pyjeve janë afatgjate.

Rikujtojmë se shkaktimi i zjarreve në mënyrë të qëllimshme apo prej pakujdesisë së njeriut, paraqet vepër penale me të cilën janë paraparë sanksione rigoroze ligjore, dënime me para dhe me burg deri më 10 vjet, varësisht nga pasojat.

Shërbimi për informim