APEL PUBLIK

Të nderuar qytetarë të komunës së Gostivarit,
Të shtunën ( 21.09.2019) në ora 10:00-12:00, në nivel të komunës së Gostivarit do të shënohet Dita Botërore e Pastrimit.

Me këtë rast, në bashkëpunim me Bashkësitë lokale dhe institucionet publike komunale, do të organizojmë një aksion të gjerë për pastrim të sipërfaqeve publike në komunën tonë.

Apelojmë që të gjithë, pavarësisht moshës dhe gjinisë, të bëhemi pjesë e këtij aktiviteti dhe të kontribuojmë për ambient më të pastër dhe ngritje të vetëdijes për higjienën publike.

Informata më të hollësishme për rrjedhën e aktiviteteve, do të mund të merrni në Komunën e Gostivarit, Bashkësitë lokale dhe institucionet tjera përkatëse.
Me respekt,

Kryetari i komunës së Gostivarit – Arben Taravari