29.01.2019

Me qëllim të pastrimit efikas të borës, Komuna e Gostivarit apelon deri te të gjithë qytetarët që t’i largojnë automjetet nga rrugët, rrugicat, trotuaret dhe sipërfaqet tjera publike.

Shërbimet komunale në koordinim me ndërmarrjet publike, operatorin ekonomik për mirëmbajtje dimërore dhe policinë, do t’i ndërmarrin të gjitha masat e parapara me ligj dhe në përputhje me kompetencat e tyre, kundër të gjithë personave fizikë dhe juridikë që nuk do t’i përmbahen këtij apeli.

Shërbimi për informim – Komuna e Gostivarit