27.12.2017

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në kabinetin e tij kampionin e fitnesit në Maqedoni, Labinot Solejmani.

Solejmani i shoqëruar nga profesori i edukatës fizike Bejtulla Kamberi, falënderoi kryetarin Taravari për mikpritjen dhe respektin e tij ndaj sportistëve dhe aktiviteteve sportive.

Kryetari Arben Taravari tha se është nder për të, që të takojë dhe të përkrahë të gjithë ata të cilët me rezultatet e arritura, përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze qytetin e Gostivarit dhe vendin tonë. Duke i dëshiruar Labinot Solejmanit suksese akoma më të mëdha në karrierën e tij në të ardhmen, duke e siguruar atë se vazhdimisht do ta ketë mbështetjen e komunës dhe të kryetarit.

Ndryshe, Labinot Solejmani është një djalosh 21 vjeçar nga Gostivari, i cili është shpallur fitues në Kupën e Maqedonisë “Men’s physic” në kategorinë Junior për moshat deri më 23 vjeç. Ai si fitues i kësaj gare përfaqësoi Maqedoninë në garat ndërkombëtare në Madrid të Spanjës.

Shërbimi për informim