Entries by admin

Me ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të futbollit të Çegranit dhe administratës komunale të Gostivarit, u inaugurua stadiumi në fshatin Çegran

13.11.2018 Komuna e Gostivarit dhe Bashkësia Lokale fshatit Çegran përmes një loje miqësore futbollistike ndërmjet veteranëve të futbollit të Çegranit dhe administratorëve komunalë për të përuruar stadiumin e ri për futboll të vogël, ndeshje kjo të cilën e ndoqën një numër i madh të banorëve , ndër të cilët edhe myftiu i Gostivarit, Shaqir ef, […]

,

THIRRJE PUBLIKE

THIRRJE PUBLIKE për shprehjen e interesit për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të organizatave qytetare si vëzhgues në Komisionin për evalvim të propozim-projekteve në kuadër të Projektit ReLOaD në komunën e Gostivarit Qëllimi kryesor i projektit ReLOad, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), është […]

Prononcimi i kryetarit Arben Taravari mbi ngjarjen tragjike në Gostivar

Lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në Gostivar, me ç’rast 17 vjeçarja Xhehja Mexhiti nga fshati Zdunje, sipas informacioneve paraprake, duke ikur nga një qen endacak ka rënë  në ujërat e lumit Vardar dhe lshtël mbytut, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari  familjes së të ndjerës i shprehu ngushëllime si dhe u prononcua […]

,

Njoftim mbi Projektin RELOAD

Тë nderuar, Në lidhje me Thirrjen e shpallur publike për organizatat e shoqërisë civile për të parashtruar propozim-projekte në kuadër të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), ju informojmë se në periudhën e ardhshme të planit të aktiviteteve janë të parapara sesione mentorimi për të gjitha organizatat e shoqërisë civile. Sesionet e […]

KOMUNA E GOSTIVARIT NË PARTNERITET ME PROGRAMIN PËR ZHVILLIM TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNDP) SHPALL: THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATA CIVILE PËR PARASHTRIMIN E PROPOZIM PROJEKTEVE NË KUADËR TË PROGRAMIT RAJONAL PËR DEMOKRACI LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) është i financuar nga Unioni Evropian dhe e zbaton Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në gjashtë vende/territore nga Ballkani Perëndimor. Projekti do të zgjasë deri në janar të vitit 2020 dhe do ta ketë për qëllim fuqizimin e demokracisë participative (pjesëmarrëse) dhe proceset […]

Filloi vaksinimi, kastrimi dhe vendosja e mikro-çipeve qenve të pastrehë– Gostivari bëhet komuna e parë në Maqedoninë perëndimore me zgjidhje sistemore të këtij problemi

18.10.2018 Ka filluar sot vaksinimi, kastrimi dhe vendosja e mikro-çipeve qenve të pastrehë të cilët kapen në territorin e komunës së Gostivarit. Intervenimi i parë u bë sot në stacionin e veterinarisë Dog&Cat në Tetovë, ku mori pjesë edhe vetë kryetari i komunë së Gostivarit, Arben Taravari. Komuna e Gostivarit është komuna e parë në […]

Filloi ndërtimi i kanalizimit në fshatin Çajlë

17.10.2018 Fshati Çajlë së shpejti do të ketë kanalizim fekal në të cilin do të mund të kyçen të gjitha amvisëritë. Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e kanalizimit në afërsi të Shkollës fillore, ndërsa në fazën finale janë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të kanalizimit në pjesën e fshatit që akoma nuk është përfshirë […]

LAJMËRIM

02.10.2018 Lajmërohen qytetarët se nesër do të fillojnë punimet për rikonstruktim të plotë të rrugës “18 Nëntori”, segmenti prej te bulevardi “Vëllezërit Gjinoski” deri te Trafo-stacioni në Lagjen e Re. Për shkak të vëllimit të punëve ndërtimore në këtë segment, qarkullimi për një periudhë pak më të gjatë do të zhvillohet me vështirësi, ndërsa në […]