Entries by admin

Parku i madh i qytetit, çdo ditë e më i bukur

Përskaj investimeve si 1000 m2 shtigje për këmbësorë, ndriçim publik, kënde lojërash, stërpikëse automatike për vaditje, 86 ulëse, sot kemi filluar me vendosjen e 6 tavolinave me strehë donacion nga Komuna Ortaköy e Bursës, të cilat do të mund të shfrytëzohen për piknik me familje, takim me shoqëri, si dhe ndonjë lojë shahu nga pensionistët […]

Komuna e Gostivarit e vetmja komunë nga rajoni i Pollogut pjesëmarrëse në fazën e dytë të ReLOaD2

Komunat e Gostivarit, Kumanovës, Manastirit, Ohrit, Gjevgjelisë, Koçanit, Velesit dhe Kriva Pallankës janë përzgjedhur për të marrë pjesë në fazën e dytë të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) brenda thirrje publike të drejtpërdrejta dhe të hapura drejtuar qeverive lokale nga shtatë rajonet planifikuese: Lindja, Veri-Lindja, Pellagonia, Pollogu, Jug-lindja, Jug-perëndimi dhe […]

Transformimi nga një deponi e egër në një park të mrekullueshëm

Kënd lojrash, Park dhe terrene sportive në Çajlë të Vjetër. Me iniciativë të Bashkësisë Lokale, Komunes së Gostivarit, si dhe me ndihmën e madhe të mërgimtarëve dhe kompanive të Çajlës së Vjetër, na u mundësua që të ndërtojmë këtë park që do të jetë në funksion të këtyre banorëve! I falenderoj perzemersisht të gjithë kontribuesit.

10 rrugë në 10 muaj.

Bllok 17 përballë ETC, filluam me punimet dhe pregaditjet për asfaltimin e rruges me 300 metra gjatësi dhe gjërësi mesatare 5 metra.

Ra zilja e parë

Për një fillim te mbarë në rrugën e tyre drejt dijes, uroj sot të gjithë nxënësit në te gjitha shkollat fillore të Komunës së Gostivarit. Të gjithë 633 nxënës të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore, u mirëpritën me dhurata, një praktikë e re për viset tona.