19.06.2018

Një delegacion prej biznesmenësh kroat dhe turq, vizitoi sot Komunën e Gostivarit me ç’rast u pritën nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij.

Biznesmenët kroat dhe turq ia shpalosën kryetarit Taravari interesimin e tyre për të bërë investime konkrete në sferën e blegtorisë në territorin e komunës së Gostivarit.

Kryetari Taravari i njoftoi biznesmenët se ai dhe administrata komunale janë të gatshëm, që të ofrojnë asistencë të plotë dhe gjithçka është në ingerencë të Komunës kur bëhet fjalë për investime serioze që ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal dhe në zbutjen e papunësisë.

Biznesmenët kroat dhe turq, gjatë qëndrimit të tyre në Gostivar bëjnë hulumtim të terrenit me ç’rast i shoqërojnë edhe të punësuarit në administratën komunale të cilët merren me çështje të investimeve të huaja.

Shërbimi për informim