Balindolli e festoi Fitër Bajramin me linjë të re të ujësjellësit

18.03.2018
Për rreth 300 amvisëri të fshatit Balindoll të cilat deri më tani nuk shfrytëzonin ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit ose kishin presion shumë të ulët të ujit, në ditën e Fitër Bajramit u vu në funksion linja e re e ujësjellësit. Ky ishte edhe premtimi i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtorit të NP “Komunalec”, Isak Lazami në ditën kur filloi realizimi i këtij projekti, respektivisht 23 maj.
Në përurimin e linjës së re të ujësjellësit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili nënvizoi se edhe përkundër obstruksioneve të shumta, Koumna dhe ndërmarrjet publike komunale, punojmë dhe realizojnë projekte shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës së Gostivarit.
“Përurojmë sot linjën e re të ujësjellësit në fshatin Balindoll në gjatësi prej 2000 metra për rreth 200 shtëpi që deri më tani nuk kishin ujësjellës dhe furnizoheshin me ujë nëpërmjet bunarëve. Ndërsa, edhe 100 shtëpi tjera ku linja ekzistuese kishte shtypje shumë të ulët të ujit tash do të ketë shtypje shumë më të madhe, kështu që linja e re e ujësjellësit do tu shërbejë 300 shtëpive”, theksoi Taravari.
Krahas kësaj, kryetari Taravari njoftoi se në vijim do të bëhet asfaltimi i dy rrugëve në këtë fshat, premtim ky i dhënë në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar.
“Jam krenar që për një kohë rekorde arritëm t’i realizojmë punimet dhe ta përurojmë këtë investim për Fitër Bajram. Prej këtu tani do të zhvendosemi në Debresh dhe në Zdunjë dhe të gjitha ato investime që i kemi premtuar do t’i realizojmë në kohë rekorde”, nënvizoi drejtori i NP Komunalec – Isak Lazami.
Banorët e fshatit Balindoll shprehën u falënderime publike kryetarit Taravari dhe drejtorit Lazami, ndër të cilët edhe ish kryetari I komunës së Gostivarit Xhemail Rexhepi dhe imami i fshatit Sead Fetai.

Shërbimi për informim

Për shkak të punimeve te Stacioni I filtrimit, nesër prej në ora 9:30 furnizimi me ujë në Gostivar do të jetë në ndërprerje

27.05.2018

Për shkak të punimeve te Stacioni për filtrim të ujit të pijshëm në fshatin Vërtok, nesër (e hënë) prej në ora 9:30 e deri në përfundimin e punimeve, në qytet dhe në fshatrat të cilat furnizohen me ujë nga ujësjellësi i qytetit, furnizimi me ujë do të jetë në ndërprerje.

Nga NP “Komunalec” dhe nga Komuna e Gostivarit, kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët.

Shërbimi për informim     

Punohet intensivisht për në ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit në fshatin Balindoll

25.05.2018

Ndërmarrja Publike “Komunalec” Gostivar është duke punuar me intensitet të lartë në realizimin projektit për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit në fshatin Balindoll, respektivisht në lagjen e quajtur Balindolli i Vjetër.

Deri më tani është hapur kanali në gjysmën gjatësisë së përgjithshme, ndërsa ka filluar edhe vendosja e tubacioneve që do të lidhen me linjën kryesore të ujësjellësit të qytetit në afërsi të Tregut të madh.

Me linjën re të ujësjellësit rritet kapaciteti transmetues i ujit të pijshëm dhe evitohen të gjitha humbjet që shkaktonte linja e deritashme. Shpresoj se banorët e Balndollit të Vjetër, festën madhe të Bajramit do ta presin me 24 orë ujë në ditë. Linja e re e ujësjellësit kap gjatësinë prej 1860 metra dhe prej saj do të furnizohen me ujë rreth 300 amvisëri”, thekson drejtori i NP “Komunalec”, Isak Lazami.

Ndryshe, së shpejti do të punohet në përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit edhe në fshatrat Zdunjë, Debresh dhe Çegran.

Shërbimi për informim

Tamponohet rruga e dëmtuar ne fshatin Tërnovë

12.05.2018

Komuna e Gostivarit nëpërmjet Ndërmarrejs publike “Komunalec” ka filluar sot të bëjë tamponimin e një rruge në brendi të fshatit malor të Tërnovës.
“Rruga ishte shumë e dëmtuar dhe qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve zhvillohej me shumë vështirësi.

Ashtu siç premtoi gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari që investime të bëhen në çdo vendbanim pavarësisht nëse bëhet fjalë për lagje të qytetit apo mjedise urbane, qofshin ato edhe në zona më të thella malore, ashtu është edhe duke vepruar”, thotë Jasin Demiri, zëdhënës i komunës së Gostivarit.
Punët ndërtimore për sanimin e rrugës në Tërnovë pritet të përfundojnë nesër dhe kjo rrugë sërish të jetë në shërbim të banorëve të këtij fshati.

Shërbimi për informim – Komuna e Gostivarit

 

Banorët e Balindollit ndërtojnë stadiumin, i mbështet NP “Komunalec” dhe Komuna e Gostivarit

04.05.2018

Iniciativat e Bashkësive lokale në territorin e komunës së Gostivarit kanë marrë jehonë të madhe dhe japin rezultate shumë të frytshme. E fundit në sërën e iniciativave për rregullim të infrastrukturës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës, vjen nga fshati Balindoll, ku në stadiumin e dikurshëm i cili tash e shumë vite ka mbetur vetëm një ledinë e lënë pas dore, po ndërtohet stadium i ri futbolli.

Kjo iniciativë ka gjetur mbështetjen e Komunës së Gostivarit, e cila përmes Ndërmarrjess Publike “Komunalec” dhe nga mërgata ndihmon në realizimin e punëve ndërtimore.

Pronarët e ndërmarrjeve private ndërtimore nga ky fshat, kanë vënë në dispozicion mekanizimin tyre dhe gjatë ditës së sotme është hequr një shtresë e tokës dhe është nivelizuar trualli.

Për të ndjekë nga afër këtë aksion të banorëve të Balindollit, në vendngjarje sot ishte edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari i shoqëruar nga bahkëpunëtorët e tij, i cili i inkurajoi iniciatërot dhe realizuesit e këtij aksioni për punën fisnike që janë duke bërë.

Vlen të theksohet se aksione për pastrimin e deponive të egra, ruajtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës nëpër fshatra kanë ndërmarrë disa bashkësi lokale në territorin e komunës së Gostivarit, siç janë ajo e Çegranit, Forinës, Çajlës etj.

Shërbimi për informim

Njoftim

02.05.2018

Njoftohen banorët e lagjeve në pjesën e poshtme të fshatit Çajlë, se sot në ora 9, do të fillojnë punimet për sanimin e defektit në linjën kryesore të ujësjellësit Ф 80 për atë pjesë të fshatit. Për pasojë, derisa do të zgjasin punimet, furnizimi me ujë do të ndërpritet ose do të ketë shtypje të reduktuar.

Nga NP “Komunalec” kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët.

Shërbimi për informim

Gjatë fundjavës u mbushën gropat goditëse në të gjitha rrugët e qytetit të Gostivarit

23.04.2018

Ndërmarrja Publike “Komunalec”, me mbështetje të Komunës së Gostivarit, gjatë fundjavës që kaloi përmbylli aksionin për mbushjen e gropave goditëse në të gjitha rrugët e qytetit.

“Aksionin që e filluam me ardhjen e pranverës, gjatë fundjavës së kaluar e përfunduam dhe tashmë të gjitha gropat në rrugët e qytetit janë të mbushura me çka është mundësuar lëvizja normale e automjeteve”, thotë drejtori i Ndërmarrjes publike “Komuanlec”, Isak Lazami.

Këtë vit, Komuna e Gostivarit planifikon të asfaltojë rreth 15 rrugë lokale në qytet dhe në zonat rurale.

Shërbimi për informim

Me vetëiniciativë të banorëve dhe me ndihmën e Komunës së Gostivarit, rregullohet lagja rome “Dupka”

21.04.2018

Banorët e lagjes së margjinalizuar rome “Dupka” në Gostivar, realizuan një aksion për pastrimin e vendbanimit të tyre, ndërsa në ndihmë u doli Komua e Gostivarit përmes Ndërmarrjes publike “Komunalec”.

Banorët lokalë i pastrojnë mbeturinat dhe i grumbullojnë në një vend, ndërsa Ndërmarrja publike bën bartjen e tyre, rrafshimin e rrugës dhe pastrimin e kanalit për ujërat atmosferik.

Komuna e Gostivarit i mbështet dhe ndihmon të gjitha aksionet e banorëve të vendbanimeve të ndryshme në qytet dhe nëpër fshatra, si dhe inicion aksione të këtilla.

Ndryshe, lagjja rome “Dupka” ekziston disa dekada, por ka qenë totalisht e margjinalizuar edhe nga pushteti lokal edhe nga ai qendror. Udhëheqësia aktuale e Komunës së Gostivarit, angazhohet që të krijojë kushte normale për të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e saj.

Shërbimi për informim

Njoftim

18.04.2018

Njoftohen banorët e rrugëve “Boris Kidriç” (prej te Kisha deri te Marketi “Montenegro”), “Dimitar Vllahov” dhe “Mlladen Grujevski”, se sot prej në ora 12 deri në ora 15, do të kenë shtypje të reduktuar të ujësjellësit.

Kjo si pasojë e punimeve që po realizohen për sanimin e defektit në tubacionin kryesor Ф 100.

Nga NP Komunalec kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët.

Shërbimi për informim