SHF “Ismail Qemali” shënoi Ditën e flamurit dhe patronatin e shkollës

28.11.2017

Me një program të pasur kulturor-artistik, nxënësit e SH “Ismail Qemali”, shënuan sot 28 Nëntorin – Ditën e pavarësisë, datë kjo që përkon edhe me patronatin e shkollës.

Në fillim të manifestimit, përfaqësues të Departamentit të arsimit dhe Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, vendosën lule të freskëta te busti i arkitektit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, që gjendet në oborrin e shkollës.

Programi artistik filloi me intonimin e himnit kombëtar, interpretuar nga kori i shkollës nën dirigjimin e pedagogut të muzikës Muhamet Azizi, për të vazhduar më pas me leximin e referatit kushtuar Ditës së pavarësisë nga ana e pedagoges së historisë, Diana Shabani.

“Historia kombëtare gjatë periudhës së ekzistimit të vet ka pasur ideologë, patriotë dhe rilindas, por vendin më të merituar në periudhën e rilindjes kombëtare e ka Ismail Qemali, i cili jo vetëm që është udhëheqës i lëvizjes kombëtare, por ai ishte edhe kryeministër i parë i Shqipërisë së pavaruar”, theksoi znj. Shabani dhe shtoi se është nder dhe kënaqësi që sot ky institucion mban emrin e tij.

Programi artistik vazhdoi me këngë korale interpretuar nga dy koret e shkollës, përgatitur nga pedagogët e muzikës Muahmet Azizi dhe Fjolla Iseini, solo-këngë dhe poezi me motive patriotike dhe lirike.

Manifesitmi kushtuar Ditës së Pavarësisë dhe patronatit të shkollës, u përmbll me Vallen tiranase, të perfomruar nga grupi valltar i shkollës.

Dita e Flamurit Kombëtar, sot u shënua edhe në shumë shkolla publike të Gostivarit, ndër të cilat edhe në Shkollën fillore “Forina” në fshatin Forinë.

Ndërsa mbrëmë në Qendrën për kulturë u mbajt manifestimi qendror në organizim të shkollave publike të qytetit dhe me mbështetje të Komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim

Emërohen u.d. drejtorë në të gjitha institucionet arsimore të komunës së Gostivarit

Emërohen u.d. drejtorë në të gjitha institucionet arsimore të komunës së Gostivarit

27.11.2017

Përmes një konference për shtyp, zëdhënësi i komunës së Gostivarit – Jasin Demiri, i bëri të ditur emrat e ushtruesve të rinj të detyrës drejtor nëpër institucionet përkatëse arsimore të komunës së Gostivarit.

Tre institucione do të vazhdojnë t’i menaxhojnë ushtruesit e deritashëm të detyrës, ndërsa në shumicën e shkollave tashmë janë emëruar drejtues të rinj. Siç e dini, kryetari i komunës Arben Taravari vizitoi disa nga shkollat dhe mori mendimin e kolektivit, por fakti që disa shkolla nuk arritit t’i vizitojë para se të emërojë ushtrues detyre, nuk do të thotë se ata janë anashkaluar”, tha Demiri.

Ai bërë të ditur se të gjithë ushtruesit e detyrës drejtorë, do të jenë nën mbikëqyrje edhe të komunës, edhe të kolektivit, prindërve dhe nxënësve dhe nëse konstatohet se ata nuk arrijnë të menaxhojnë siç duhet institucionin, në vend të tyre do të emërohen ushtrues të tjerë.

Ushtruesit e detyrës kanë mandat gjashtëmujor dhe të gjithë ata të cilët me nder dhe me sukses do ta kalojnë këtë fazë, nëse do të konkurrojnë në konkursin e regullt dhe nëse do t’i plotësojnë kushtet, do të përzgjidhen për drejtor me mandat katërvjeçar, gjithnjë duke i ndjekur procedurat ligjore”, nënvizoi zëdhënësi i komunës së Gostivarit.

Në vazhdim të press konferencës, Demiri i bëri të njohur për publikun emrat e ushtruesve të detyrës drejtor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, shkollën e ulët të muzikës dhe të Kopshtit të fëmijëve në Gostivar.

Ja lista e plotë e drejtuesve të institucioneve pulbike arsimore në komunën e Gostivarit:

1. SHF Ismail Qemali – Shpresa Useini

2. SHF Bashkimi – Vlera Fidani

3. SHF Goce Dellçev – Sasho Shareski

4. SHF Mustafa K. Ataturk – Oktaj Nuredin

5. SHF Çajla – f. Çajlë Mevlude Saliu

6. SHF Gjon Buzuku – f. Sërmnovë Ibish Iljazi

7. SHF Faik Koncia – f. Debresh Sanije Durmishi

8. SHF Përparimi – f. Çegran Blerim Ameti

9. SHF Liria – f. Vërtok Nazlije Islami

10. SHF Forina – f. Forinë Zeqie Musliu

11. Shkolla e muzikës Enver Stafai- Betime Jakupi

12. Kopshti i fëmijëve “Gëzimi fëmijëror -Natasha Sazdoska

13. Gjimnazi -Driton Imeri

14. Shkolla ekonomike -Jovanka Ognjanoska

15. Shkolla medicinale -Jeton Sulejmani

16. Shkolla teknike -Gajur Izairi

Shërbimi për informim

Mesazh-urimi i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari për Ditën e Pavarësisë

Kombi është baza e identitetit të çdo njeriu!

Duke dashur shumë kombin tënd, atëherë je i gatshëm të respektosh kombet tjerë!

Për ne shqiptarët, sot është festa e flamurit tonë kombëtar!

Është një ditë të cilën e kemi festuar dhe do të vazhdojmë ta festojmë, si më të shtrenjtën e ditëve.

Gëzuar Ditën e pavarësisë, Shqipëri!

Gëzuar Ditën e Flamurit, shqiptarë!

Gëzuar 28 Nëntorin!

Ju pafsha gjithnjë duke festuar!

Sinqerisht,

Arben Taravari – kryetar i komunës së Gostivarit

Event për Ditën e pavarësisë organizuar nga shkollat publike, me mbështejte të Komunës së Gostivarit

27.11.2011

Deparatamenti për arsim, kulturë dhe sport pranë Komunës së Gostivarit, mori pjesë aktive në organizimin e aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditët së Pavarësisë.

“Gjatë ditëve që lamë pas, patëm një angazhim intensiv pët të nxitur dhe për të ndihmuar nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre në të gjitha shkollat publike në komunën e Gostivarit, me mësim në gjuhën shqipe, që të jenë sa më aktiv në realizimin e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë”, njofton Aslian Snopçe, përgjegjëse e Departamentit për arsim, kulturë dhe sport pranë Komunës së Gostivarit.

Nga ky Departament njoftojnë se sonte (e hënë) me fillim në ora 18:00 në Qendrën për kulturë në Gostivar, do të mbahet një event me program të pasur kulturor-artistik për shënimin e Ditës së Pavarësisë, festës më të madhe të kombit shqiptar.

“Me këtë rast, apelojmë për një pjesëmarrje sa më masovike në këtë event dhe le ta shënojmë në mënyrë dinjitoze Ditën e pavarësisë, apo siç e njohim edhe si Dita e flamurit tonë kombëtar”, nënvizon znj. Snopçe.

Komuna e Gostivarit, do të vazhdojë që të përkrahë në mënyra të ndryshme të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së jetës kulturore në territorin e saj.

Shërbimi për informim

Filloi zbatimi i këndit ”Përshëndetje Taravari”, qytetarët mund të shprehin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre

24/11/2017

E marta nuk është dita e vetme ku qytetarët e Gostivarit do të mund t’i drejtohen kryetarit, z. Arben Taravari. Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga dita e premte ka filluar zbatimi i këndit të ri të komunikimit të drejtpërdrejt “Përshëndetje Taravari”, një model që filloi të zbatohet fillimisht në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën kur këtë ministri e drejtonte kryetari i ri i Komunës së Gostivarit.

Këndi”Pershendetje Taravari”, u mundëson qytetarëve që përmes mesazheve elektronike në “Whatsapp” dhe “Viber” të mund të drejtohen për çdo ide, sugjerim, lëvdatë ose për parregullsi, përpjekje për korrupsion dhe tjera parregullsi që lidhen me funksionimin e Pushtetit Lokal në Gostivar.

Në faqen zyrtare të Komunës së Gostivarit (www.gostivari.gov.mk) është vendosur baneri me numrin e telefonit: 070 85 80 05 ku qytetarët mund të vendosin komunikim të drejtpërdrejt me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari.

Shërbimi për Informim,
Komuna e Gostivarit

Kryetari Taravari dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, pjesëmarrës në Samitin e Brukselit

23.11.2017
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të marrin pjesë në Samitin vjetor evropian “Ballkani Perëndimor në udhëkryq-Sfidat e reja, ndryshimi i dinamikës”, që do të mbahet më 5 dhjetor në Bruksel.

Samiti organizohet në bashkëpunim me Konrad-Adenauer Stiftung, UNDP-në dhe United States European Comman (EUCOM) me mbështete të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC), Komisioni Evropian dhe Rockefeller Brothers Fund.

Samiti mbahet pak para miratimit të strategjisë së re të Komisionit Evropian për zgjerim në rajon, i paraparë të bëhet në fillim të vitit 2018.
Në samit do të marrin pjesë edhe personalitete tjera nga rajoni dhe nga Komisioni Evropian.

Shërbimi për informim

Përfaqësues të SECO dhe NP Komunalec, evaluojnë realizimin e projektit për ujësjellësin

23.11.2017

Këshilli drejtues i projektit “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në komunën e Gostivarit”, mbajti mbledhjen e rregullt, të tetën me radhë, me ç’rast konsulentët bënë prezantimin e fazës së dytë të projektit në fjalë.
Ekspertë të SECO-s, përfaqësues të NP “Komunalec” dhe të Komunës së Gostivarit, dolën në vendngjarje për të vlerësuar ndërtimin e rezervuarit se në ç’fazë ka arritur, si dhe masat emergjente që janë ndërmarrë tek burimi i lumit Vardar.

Me këtë rast drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec” Isak Lazami, siguroi përfaqësuesit e SECO-s se ndërmarrja publike dhe komuna e Gostivarit, do të punojnë intensivisht në realizimin e këtij projekti me rëndësi jetike për qytetarët e Gostivarit dhe se do të punohet me hapa të përshpejtuar për të shmangur vonesat të cilat janë paraqitur në realizim gjatë mandatit të shkuar.

Përndryshe, projekti “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në komunën e Gostivarit”, mundësohet me grant nga SECO (Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike), kreditim nga banka gjermane KFW, si dhe pjesëmarrje me shërbime të Komunës së Gostivarit. Vlera e përgjithshme e projektit, në të gjitha fazat, arrin shifrën 7.200.000 euro.

Shërbimi për informim

Trajnim për fëmijët me nevoja speciale

21.11.2017

Si të arrihen rezultate më të mira në trajtimin e fëmijëve autik, ishte qëllimi i trajnimit të sotëm të zhvilluar në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, ku të pranishëm ishin defektologë, logopedë, mësimdhënës, eduakatore, punonjës socialë dhe prindër të fëmijëve autik.

Tarjnimin e realizuan profesionistë nga Qendra e autizimit “Fluturo për jetën” nga Elbasani, në bashkëpunim me Qendrën e personave me aftësi të kufizuar “Porosia” nga Dibra, me mbështetje logjistike të Komunës së Gostivarit.

Ligjërues në këtë trajnim ishin logopedi Gjergji Doka, punonjësi social Xhafior Cankja dhe fizioterapisti Erald Pasa, ndërsa në fund të trajnimit u prezantua një video-material me histori suksesi.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i komunës së Gostivarit, dr. Arben Taravari i cili tha se autizmi si nocion dikur, edhe pse i pranishëm, ka qenë më pak i njohur në trevat tona, ndërsa tani fatkeqësisht ka marrë përmasa më të mëdha dhe kërkon një trajtim adekuat.

“Në këtë drejtim është edhe ky trajnim i sotëm, i cili shpresoj se do tu ndihmojë edhe profesionistëve edhe prindërve të cilët kanë fëmijë me autizëm. Falënderoj përfaqësuesit e shoqatave nga Elbasani dhe nga Dibra, për realizimin e këtij trajnimi dhe shpresoj se trajnime dhe aktivitete të ngjashme do të organizoni edhe në të ardhmen, ndërsa administrata komunale do të jetë gjithmonë në dispozicion për të ofruar asistencën dhe logjistikën e nevojshme”, tha Taravari.

Krahas pjesës formale të trajnimit, të pranishmit shkëmbyen prëvojat e tyre në trajtimin e fëmijëve me autizëm, ndërsa prindërit patën mundësi që individulisht të konsultohen me ligjëruesit.

Shërbimi për informim

Taravari: Shahu në Gostivar do ta ketë vendin e merituar

21.11.2017

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetin e tij anëtarë të kryesisë së Klubit të Shahut “Gostivari”.

Taravari me këtë rast përgëzoi shahistët gostivaras Ahmet Sallamni dhe Feti Kamberi për suksesin e treguar në turnirin e mbajtur ditëve të fundit “Kampionati i Shkupit Open 2017” në Shkup, duke cekur se shahu megjithëse nuk kërkon aktivitet fizik, ai mund të llogaritet si një sport fisnik.

Shahistët njoftuan kryetarin e komunës se klubi i shahut në Gostivar ekziston që nga viti 1950, ndërsa për shkak të mospërkrahjes institucuionale ka pasur në disa raste pezullim të aktiviteteve. Po ashtu, ata njoftuan kryetarin Taravari se tash e 3 vjet radhazi në Gostivar organizohet Kampionat lokal shahu dhe se funksionon edhe shkolla e shahut në kuadër të klubit.

Ata kërkuan mbështetje nga kryetari për realizimin e aktiviteteve të parapara dhe për forcim të kapaciteteve të klubit, për çka morën përgjigje pozitive.

“Do të kem konsideratë ndaj kërkesave tuaja modeste dhe të arsyeshme, dhe do ta keni mbështetjen e merituar në drejtim të avancimit të shahut në komunën tonë. Shoh entuziazëm dhe sinqeritet nga ana juaj, andaj do ta keni mbështetjen korrekte institucionale të komunës së Gostivarit”, i siguroi kryetari Taravari shahistët.

Ai po ashtu njoftoi mysafirët se ngritja e cilësisë së jetës kulturore dhe sportive zë vend të posaçëm në programin e komunës për mandatin katërvjeçar.

Shërbimi për informim

E diela – “Festival basketbolli” në Gostivar

Të dielën në ora 17 në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar, do të zhvillohet ndeshja basketbollistike ndërmjet KB “Gostivari” dhe KB “Rabotnçki” nga Shkupi. Meqë kjo ndeshje, si derbi e javës, ka ngjallë interesim të madh, e njëjta do të transmetohet drejtpërsëdrejti në TVM, ndërsa pritet që të njëjtën ta ndjekë edhe kryetari i komunës së Gostivarit, dr. Arben Taravari.

“Të nderuar, Gostivari është sërish qendra e basketbollit në Maqedoni. I pamposhturi Rabotniçki në vullkanin RINIA, para provimit më serioz të këtij viti. Të dielën në ora 17, ejani dhe bëhuni dëshmitarë të spektaklit ku edhe TVM zgjodhi që shtetit t’ia transmetojë ndeshjen drejtpërsëdrejti në televizion”, thonë nga KB Gostivari.

Nga atje njëherit ftojnë sportdashësit gostivaras që ta pasurojnë “festivalin e radhës të basketbollit” dhe të përkrahin basketbollistët e Gostivarit në reprizën e finales së vitit 2000, që e solli titullin e vetëm kampional në Gostivar.

Shërbimi për informim