Ndërtohet kanalizim në gjatësi prej 2000 metrash në fshatin Turçan i Vogël

27.08.2018

Në vazhdën e investimeve të njëpasnjëshme në sferën e infrastrukturës, projekt i radhës i Komunës së Gostivarit është ndërtimi i kanalizimit në fshatin Turçan i Vogël.

Është ky edhe një premtim i realizuar i kryetarit Arben Taravari, i dhënë banorëve të fshatit Turçan i Vogël si kërkesë e tyre e arsyeshme, me rastin e vizitës së tij këtij fshati të premten e kaluar.

Linja e kanalizimit ka një gjatësi prej rreth 2000 metrash, ndërsa me ndërtimin e saj zgjidhet problemi i gjithë fshati.

Komuna e Gostivarit, tashmë ka hyrë në fazën e bumit investiv, ndërsa në muajin shtator fillon realizimi i akoma më shumë projekteve nga fusha e infrastrukturës dhe përmirësimi i cilësisë së jetës të qytetarëve të komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim

Takim publik i organizuar nga CIVIL: Taravari prezantoi përpjekjet e Komunës së Gostivarit për vlerat evropiane dhe iniciativat e gjelbra

24.08.2018

Në organizim të OJQ “CIVIL”, në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, u mbajt një takim publik me autoritetet lokale, sektorin civil dhe me qytetarë në kuadër të fushatës “Veprim-Integrim” që ka për qëllim promovimin e vlerave evropiane dhe të iniciativave të gjelbra.

Përpjekjet e Komunës së Gostivarit në këto fusha, para të pranishmëve i prezantoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Si Komunë kemi bërë një sërë aktivitetesh në kuadër të kompetencave tonë dhe mundësive që na i lejon buxheti komunal. Kemi pasur aksione dhe projekte për gjelbërimin e qytetit, pastrimin e e deponive të egra dhe gjelbërimin e të njëjtave. Planifikojmë të vëmë në funksion transport publik me minibusë me energji elektrike. Angazhohemi për zgjidhje përfundimtare të problemit me deponinë rajonale Rusino. Do të promovojmë shfrytëzimin minimal të makinave, respektivisht përdorim sa më masovik të biçikletave, ku planifikojmë në vjeshtë të shpallim tender për studim fizibiliteti. Të gjitha këto me qëllim që të ruajmë mjedisin jetësor, të kemi ajër sa më pak të ndotur, si dhe shumë komponente tjera ekologjike për të cilat vendet perëndimore shumë investojnë, ndërsa ne si shtet investojmë shumë pak. Ne si Komunë që ka obstruksione nga pushteti qendror përpiqemi që me vet buxhetin modest të komunës të iniciojmë disa punë që mund t’i bëjmë dhe janë për të mirën e qytetarëve të komunës së Gostivarit” theksoi Taravari.

Xhabir Deralla nga organizata “Civil”, falënderoi kryetarin e komunës ës Gostivarit për bashkëpunimin e vazhdueshëm me organizatën të cilën ai përfaqëson, si dhe për qasjen e tij korrekte ndaj sektorit civil në përgjithësi.

“Këto iniciativa të cilat i ka ndërmarrë dhe planifikon t’i realizojë Komuna e Gostivarit janë gjëra iniciativa të cilat në Evropë dhe në boitën e zhvilluar konsiderohen si punë të mëdha. Unë kam shprehur keqardhjen njëlloj si shumë miq të mijë për atë që doktor Taravari braktisi postin e ministrit të shëndetësisë ku u tregua mjaft i suksesshëm, por tani që shoh se ai shënon rezultate të njëpasnjëshme si kryetar komune, më vjen mirë që përzgjodhi këtë post dhe arrin që edhe krahas asaj që është një kryetar i cili vjen nga radhët e opozitës, kontribuon shumë për qytetarët e Gostivarit”, theksoi mes tjerash Deralla.

Në pyetjen e të pranishmëve se çka ndërmerr Komuna e Gostivarit për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë, kryetari Taravari u përgjigj se në rrjedhë është ndërtimi i një stacionari për trajtim të qenve endacak, me çka Gostivari do të jetë qyteti i parë në Maqedoni i cili do ta ketë zgjidhur në mënyrë adekuate këtë problem të kamotshëm.

Shërbimi për informim

U afsaltua rruga lokale në Tërnovë të Gostivarit që shpie deri te shkolla e fshatit

24.08.2018

Ka përfunduar ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Tërnovë. që shpie për te shkolla. Rruga ka një gjatësi prej rreth 800 metrash, ndërsa pjesa e rrugës që është shtruar me asfalt është me gjerësi mesatare prej rreth 4 metrash.

Ndërtimi i kësaj rruge është bërë në kuadër të projektit të financuar përmes një granti të komponentit IPA të Bashkimit Evropian, e që përfshin ndërtimin edhe të një rruge tjetër në fshatin Padalisht, grant ky me vlerë të përgjithshme prej 7.314.814,80 denarë, respektivisht në kundërvlerë 118.940 euro,

“Me ndërtimin e këtyre rrugëve synohet që në këtë pjesë të Malësisë së Gostivarit të krijohet biznes klimë e volitshme për zhvillim të agrikulturës, bujqësisë, pylltarisë dhe cilësisë së furnizimit me ujë, si dhe zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë rurale”, thotë Besim Dogani – udhëheqës i Zyrës për Ekonomik Lokal pranë Komunës së Gostivarit.

Vlen të theksohet se këtyre ditëve Komuna e Gostivarit ka hyrë në një fazë të bumit investiv, ngase paralel po realizohen më shumë projekte kapitale, ndërsa në përfundim janë procedurat për realizimin e disa projekteve tjera nga sfera e infrastrukturës.

Shërbimi për informim

 

Lllakavicasit pritën Kurban Bajramin me rrugën e re të asfaltuar

23.08.2018

Banorët e fshatit Llakavicë festën e Kurban Bajramit, sivjet e shënuan me rrugën e re të asfaltuar në hyrje të fshatit.

Realizuesit e punimeve punuan intensivisht edhe në ditët e festës, me qëllim që të përfundojnë punimet për riasfaltimin e rrugës në gjatësi prej 230 metra, me një sipërfaqe prej mbi 1300 metra katror, respektivisht prej te rruga rajonale Gostivar-Sërmnovë e deri te ura mbi lumin Llakashnicë në brendi të fshatit Llakavicë.

Paraprakisht u bë gërryerja e asfaltit ekzistues i cili ishte mjaft i dëmtuar, me trashësi prej 4 cm, e më pas sipërfaqja u shtrua me asfalt të ri të cilësisë së lartë.

Për këtë qëllim Komuna e Gostivarit ndau nga buxheti i saj 1.046.000 denarë.

Ishte ky edhe një premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për vitin e parë të mandatit.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit për në fshatin Llakavicë ka paraparë edhe disa projekte infrastrukturore gjatë mandatit katërvjeçar, si kërkesa të arsyeshme të banorëve të kësaj ane.

Shërbimi për informim

 

NJOFTIM

22.08.2018

Njoftohen qytetarët se nesër (e enjte) në ora 08:00 do të fillojnë punimet për riasfaltimin e rrugës “Svetozar Peposki”, respektivisht rrugës te NP Komunalec” në afërsi të SHF “Goce Dellçev, në gjithë gjatësinë e saj.

Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që sonte, gjegjësisht më së voni deri nesër në ora 08:00, të mos i lënë të parkuara automjetet e tyre në këtë rrugë, që të mos pengojnë mbarëvajtjen e punimeve.

Automjetet që eventualisht nesër do të gjenden në vendngjarje, do të dislokohen përmes Shërbimit “Merimangë”.

Komuna e Gostivarit dhe kompania realizuese e punimeve, Ju falënderojnë për mirëkuptimin.

Shërbimi për informim – Komuna e Gostivarit

Mesazh-urimi i kryetarit Arben Taravari me rastin e Kurban Bajramit

20.08.2018
Të nderuar qytetarë të Gostivarit, pjesëtarë të konfesionit islam,
Festa e madhe e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë, por edhe rasti më i mirë që të braktisen hidhërimet dhe mospajtimet, dhe të mbizotëroje dashuria dhe mirësia.
Le t’i lutemi Zotit të madh që përpjekjet dhe sakrificat tona, të na i kthejë në mirësi dhe mbarësi, lumturi , shëndet dhe dashuri tek të gjithë.
Të nderuar besimtarë, uroj që në familjen tuaj të mbretërojë paqja dhe mëshira e Zotit!
Me fat Festa e Madhe e Kurban Bajramit!
Sinqerisht,

Arben Taravari
Kryetar i komunës së Gostivarit

 

Terreni për futboll të vogël në Çegran shtrohen me bar artificial

17.08.2018

Në vazhdën e përpjekjeve të Komunës së Gostivarit, që krahas investimeve në infrastrukturë të investohet edhe në projekte që rrisin nivelin e cilësisë së jetesës, siç janë kultura, sporti dhe rekreacioni, këtyre ditëve është shtruar me bar artificial terreni për futboll të vogël në Çegran

Komuna e Gostivarit ka ndarë nga buxheti i saj 1.750.000 denarë për furnizim dhe vendosje të barit artificial të cilësisë së lartë, në dy fusha të futbollit të vogël, një në Çegran dhe një në Balindoll.

“Tash kur kanë përfunduar punimet në Çegran, do të pasojnë edhe punimet në Balindoll. Vlen të theksohet se krahas vendosjes së barit artificial, në terrenin për futboll të vogël në Çegran, është vendosur edhe ndriçim adekuat, si dhe janë kryer edhe punë tjera përcjellëse që ky terren t’i përmbushë të gjitha standardet e nevojshme”, thotë Jasin Demiri – zëdhënës i komunës së Gostivarit duke uruar që rinia e fshatit Çegran ta shfrytëzojë sa më gjatë këtë terren dhe të kujdeset për të si për pronë private.

Shërbimi për informim

Taravari dhe Ristemi promovuan Fitness zonën në Gostivar

14.08.2018

Kryetari i komunës së Gostıvarıt, Arben Tarvari dhe zv/drejtorı i Agjencisë për Rini dhje Sport, Gazmend Ristemi promovuan sot Fitness zonën në Gostivar.

“Është kjo hera e parë për këto nëntë muaj, që Qeveria e Republikës së Maqedonisë bën një investim në komunën e Gostivarit. Falënderoj nga zemra zv/drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Gazmend Ristemi për angazhimin e tij që ky projekt të realizohet në Gostivar dhe të kemi edhe ne si qytet një fitness qendër. Po ashtu, shpresoj se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Dua të njoftoj se në kuadër të qendrës rekreativo-sportive, respektivisht përreth kësaj Fitness qendre, do të ndërtohen edhe disa fusha tenisi dhe terren basketbolli”, deklaroi kryetari Taravari.

Ai njoftoi po ashtu se hapësira përreth, do të gjelbërohet, do të mbillen drunj dhe rregullisht do të mirëmbahet pastërtia në këtë pjesë.

“Terreni ka dimensione prej 19.5 me 10 metra, ku janë vendosur 8 rekuizite për persona të moshës mbi 12 vjeç dhe një rekuizit për persona me handikap. Investimi kap vlerën prej 35 mijë eurosh, ndërsa Agjencia për Rini dhe Sport do të vazhdojë me investime tjerash në gjithë vendin, e sidomos në komunën e Gostivarit”, deklaroi zyv/drejtori Ristemi.

Fittnnes zona gjendet në afërsi të stadiumit ndihmës të qytetit, respektivisht në një lokacion të paraparë për Qendër rekreativo-sprotive.

Shërbimi për informim

 

Kryetari Taravari priti speleologët italianë – fillon zbatimi i projektit për eksplorim të Shpellës “Bukuroshja”

14.08.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetin e tij speleologët italianë dhe anëtarët e Klubit Speleologjik “Korabi” nga Gostivari.

Vizita e speleologëve italianë në Komunën e Gostivarit lidhet me fillimin e zbatimit të projektit “Fuqizimi i aktorëve lokalë për eksplorim, kërkimin dhe konservim të trashëgimisë natyrore të shpellës Bukuroshja”, projekt ky që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa realizohet nga ana e Klubit Speleologjik “Korabi” në partneritet me Komunën e Gostivarit.

Në një konferencë për shtyp pas takimit, kryetari Taravari njoftoi se buxheti i projektit është 75.800 dollarë dhe se ky projekt ka për qëllim forcimin e shkathtësive dhe menaxhimin e aktorëve lokalë të cilët në të ardhmen do të kenë përgjegjësinë që të mbrojnë, konservojnë dhe të monitorojnë trashëgiminë natyrore të shpellës Bukuroshja në fshatin Gjonovica.

“Përmes këtij projekti do të bëhet promovimi dhe përmbajtje e pasuruar turistike në Komunën e Gostivarit përmes ofertës që do të mundësojë një destinacion turistik për speleologët, por edhe për të tjerët”, nënvizoi kryetari Taravari.

Për rëndësinë e projektit dhe për bashkëpunimin me Komunën e Gostivarit dhe Shoqatën Korabi, foli speleologu italian Matteo Tartaglini, ndërsa kryetari i Shoqatës “Korabi” – Jeton Osmani, falënderoi Zyrën për implementim të projekte pranë Komunës së Gostivarit për përgatitjen e suksesshme të aplikacionit për të fituar këtë grant kaq të rëndësishëm.

Promovimi i projektit, ku do të jepen edhe të gjitha detajet rreth implementimit të tij, do të bëhet nesër në ora 11:00 në restorantin “Igantia” në Gostivar.

Shërbimi për informim

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë qytetarët të cilit shfrytëzojnë rrugën rajonale Gostivar – Sërmnovë, se nesër do të vazhdojnë punët ndërtimore për rikonstruktim të plotë të segmentit Llakavicë – Sërmnovë.

Përderisa do të zgjasin punët ndërtimore, trafiku në këtë segment rrugor, në pjesë dhe periudha të caktuara, do të zhvillohet me vështirësi, andaj luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të bëjnë kujdes dhe qarkullimin ta përshtatin me kushtet e rrugës.

Nga Komuna e Gostivarit, falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin.

Shërbimi për informim