Kryetari Taravari priti kampionin evropian në karate Doan Osmani

21.02.2019

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetit e tij kampionin evropian në karate për moshat U21, si dhe trajnerin tij Arlind Huseini.

Taravari tha se nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për ta prezantuar Gostivarit dhe shqiptarët në nivel evropian. Ai e falënderoi trajnerin Arlin Huseini që fillimisht ia krijoi Gostivarin Berta Jakupit ndërsa tani edhe Doan Osmanin, të cilit i dëshirojë që t’i radhisë një pas një edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen si senior.

Kampioni Doan Osmani falënderoi kryetarin Arben Taravari për takimin si dhe për mbështetjen që ia jep. Ai nënvizoi se së bashku me trajnerin Arlind Huseini kanë punuar shumë dhe se shpreson se sukseset nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Trajneri Arlind Huseini duke i shprehur mirënjohje kryetarit Taravari për interesimin dhe mbështetjen tij për avancim të sportit, potencoi se ai ndjehet krenar që nga komuna e Gostivarit ka arritur të krijojë dy karateistë shumë të suksesshëm, e sidomos faktin që Berat Jakupi tashmë është edhe këshilltar komunal.

Ndryshe, Doan Osmani më 10 shkurt të këtij viti në Aalborg të Danimarkës, në ndeshjen finale mposhti kundërshtarin e tij nga Gjeorgjia me rezultat 4:0 dhe arriti të stoliset me medaljen e artë në kampionatin evropian të Karatesë për moshat deri në 21 vjeç.

Shërbimi për informim

Ambasadori kosovar Dedaj, në vizitë ngushëlluese te kryetari Taravari

21.02.2019

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajqëndroi sot për vizitë në Komunën e Gostivarit , ku u takua me kryetarin e komunës Arben Taravari. Qëllimi i kësaj vizite ishte për ti shprehur atij dhe qytetarëve të Gostivarit ngushëllime për viktimat e 13 shkurtit dhe për tu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

“Sot me vizitën e tijnanderoiAmbasadori I Kosovës, GjergjDedaj, që tëna shprehë ngushëllime për fatkeqësinë e 13 shkurtit ku 15 persona humbën jetën dhe mbi 30 u lënduan. Të gjithë lutemi që tragjedi të këtilla të mos na përsëriten. Natyrisht dhimbja ndahet me miq e shokë dheunë e falënderoj përzemërsisht ambasadorin Dedaj për këtë takim vëllazëror. Shpresoj që raportet tona të jenë korrekte edhe në të ardhmen, ashtu si u ngjanë shqiptarëve”, deklaroi Taravrai pas takimit.

Ambasadori Dedaj tha se ka ardhur sot në komunën e Gostivarit që ta takojnë kryetarin Taravari për t’i shprehur atij ngushëllime dhe për t’i dëshiruar që të lënduarit të shërohen dhe sa më shpejtë ta lëshojnë spitalin

“Erdha sot për tu takuar me kryetarin Taravari, për t’i shprehur atij dhe qytetarëve të Gostivarit ngushëllimet e popullit dhe institucioneve të Kosovës, për tragjedinë që ndodhi me autobusin në linjën Shkup-Gostivar, e cila na ka prekur të gjithëve, sepse humbën jetën shumë të rinj. Shprehim ngushëllime të thella e të sinqerta të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre. Po ashtu, ishte kjo një vizitë njohëse për aktivitetet e kryetarit të Komunës së Gostivarit, për progresin në këtë komunë e cila është një nga më të rëndësishmet në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi mes tjerash Ambasadori Dedaj.

Ndryshe, ishte kjo vizita e parë e Gjergj Dedajt në Gostivar, nga emërimi i tij për ambasador të Kosovës në Shkup

Shërbimi për informim

Kryetari Taravari nuk ka bërë shkelje, vendimi i ministrit Ademi thjesht politik

20.02.2019

Në lidhje me marrjen e padrejtë të ingerencave në sferën e arsimit kryetarit të komunës së Gostivarit Arben Taravari, konferencë për shtyp mbajti udhëheqësja e Sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe. Në këtë konferencë, znj. Snopçe përmes dokumentacionit përkatës argumentoi para mediave se shkelje të proceduarve për shkarkim dhe emërim të drejtorëve nga ana e kryetarit Taravari nuk ka pasur, dhe vendimin e ministrit të arsimit e cilësoi si vendim thjesht politik.

“Vendimi për marrjen e kompetencave për të dytën herë, nuk është i bazuar në ligj, por është vetëm një vendim politik. Inspektorati shtetëror i arsimit, pas inspektimit nëpër shkollat fillore, ka konstatuar se konkurset për emërimet e drejtorëve gjatë kohës kur kompetencat i ishin marrë komunës së Gostivarit, nuk ishin shpallur në bazë të ligjit, pra në tre gazeta ditore, por vetëm në dy gazeta”, theksoi në fillim të pres konferencës znj. Snopçe.

Ajo njoftoi se për këtë shkak kryetari Arben Taravari ka sjell aktvendim me të cilin shpall të pavlefshëm aktvendimet për zgjedhjen e drejtorëve, në të njëjtën mënyrë siç ka vepruar edhe ministri i cili tani sjell vendim për marrjen e kompetencave. Si rast konkret ajo ceku rastin në SHF “Përparimi” Çegran.

“Po ashtu edhe nga ana e Inspektoratit shtetëror të administratës është konstatuar se gjatë shpalljes së pavlefshme të aktvendimeve, kryetari i komunës së Gostivarit gjithnjë ka vepruar në bazë të ligjit dhe nuk ka konstatuar shkelje ligjore”, theksoi në vazhdimi përgjegjësja për arsim Aslian Snopçe

Ajo vuri në dukje se Komuna e Gostivarit, duke ditur qëllimet e ministrit të arsimit, me kohë ka informuar kryeministrin Zaev dhe ambasadat e shtatë vendeve më me ndikim në vendin tonë.

“Këto janë argumente të mjaftueshëm, për të cilat ju sigurojmë edhe dokumentacionin, se vendimi është thjesht politik”, theskoi në fund të konferencës znj.Snopçe.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ia ka marrë kompetencat kryetarit Taravari në pjesën për emërim dhe shkarkim të drejtorëve për periudhë prej nëntë muajsh.

Shërbimi për informim

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka dhe konsuli i nderit Imer Selmani, për ngushëllime te kryetari Taravari

19.02.2019

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka dhe konsuli i nderit Imer Selmani, takuan sot kryetarin e komunës së Gostivarit Arben Taravari, për ti shprehur atij dhe qytetarëve të Gostivarit ngushëllime për viktimat e 13 shkurtit dhe për të dëshiruar shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

“Ambasadori Reka erdhi për vizitë në komunën tonë për tu shprehur ngushëllime qytetarëve të Gostivarit por edhe mua si kryetar për viktimat nga tragjedia që ndodhi ditë më parë. E njoftova ambasadorin se unë jam vazhdimisht në kontakt me ekipet mjekësore dhe me pacientët e shtrirë në spital dhe se shumica e tyre janë në gjendje stabile, përveç tre pacientëve të cilët janë në gjendje kritike, mirëpo unë shpresoj që ata ta tejkalojnë këtë situatë, pasi besoj në kapacitetin e personelit mjekësor dhe ngase bëhet fjalë për pacientë të moshës relativisht të re. Ndryshe, duhet të theksoj se me ambasadorin kemi raporte shumë korrekte dhe miqësore, por edhe kontakte për investime potenciale të biznesmenëve shqiptarë në Maqedoni”, deklaroi Taravari pas takimit.

Ambasadori Reka tha se bashkë me konsulin e nderit Imer Selmani kanë ardhur sot në komunën e Gostivarit që ta takojnë kryetarin Taravari për ti shprehur atij ngushëllime dhe për t’i dëshiruar që të lënduarit të shërohen dhe sa më shpejtë ta lëshojnë spitalin.

“Ne solidarizohemi me dhimbjen tuaj dhe jemi të gatshëm për të dhënë çdo gjë për të cilën keni nevojë. Urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë. Për këtë fatkeqësi kaq të rëndë është shumë e vështirë të gjenden fjalë ngushëlluese”, nënvizoi Reka.

Ngushëllimet e tija për gostivarasit dhe familjarët e viktimave shprehu edhe konsuli i nderit Imer Selmani

“Dhashtë Zoti të mos na përsëriten kësisoj tragjedish dhe le të jetë kjo një leksion për institucionet shtetërore se shumë më tepër duhet të ndërmerren masa për të shmangur tragjedi të këtilla”, theksoi mes tjerash Selmani.

Shërbimi për informim

 

Komuna e Gostivarit: Falënderim publik për telegramet e ngushëllimit

18.02.2019

Në adresë të Komunës së Gostivarit, këtyre ditëve kanë mbërritur telegrame të shumta ngushëllimi për viktimat dhe urata për shërim sa më të shpejtë të të pësuarve nga aksidenti tragjik i autobusit në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Me këtë rast, Komuna e Gostivarit dhe kryetari Arben Taravari, të gjithë ata i falënderon publikisht.

Njëherit, u shprehim mirënjohje banorëve të fshatit Llaskarcë të cilët të parët u dolën në ndihmë të lënduarve, ekipet mjekësore dhe të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyre ndihmuan që nga kjo tragjedi të mos ketë akoma më shumë viktima.

Raste të këtilla mos na u përsëritshin kurrë!

Shërbimi për informim

Garë për fotografi me temë “Kundërshitmi i ekstremizmit të dhunshëm”

Organizata “Qendra për bazë të përbashkët” (QBP) organizon garë dhe ekspozitë të fotografive më të suksesshme me temë “Kundërshitmi i ekstremizmit të dhunshëm” në kornizë të projektit “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni” i mbështetur nga Ambasada Britaneze dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që përmes garës dhe ekspozitës së fotografisë të përpiqemi ti nxisim të rinjtë kreativ nga komuna e Gostivarit ta shfaqin vizionin e tyre në lidhje me kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm. Fotografët e rinj, përmes veprave fotografike duke pasur parasysh
temën do të mund të shfaqin zgjidhjet për kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm si respekt, mirëkuptim, laramani, bashkjetesë, unitet dhe lumturi ose ta shfaqin aspektin negativ të dukurisë së ekstremizmit të dhunshëm përmes fotografimit të momenteve destruktive, të cilat do të nxisin pikëllim dhe do të ndikojnë në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Fotografitë më të mira të cilat do të printohen dhe do të jenë pjesë e një ekspozite, që do të realizohet në Gostivar në datë 25 shkurt 2019, ndërsa për orën e saktë do të ju informojmë në ditët në vazhdim. Ekspozita do të rezultojë me fitues të garës, të përzgjedhur nga ana e jurisë e përbërë nga përfaqësues të QPB dhe fotografë, artistë lokal nga Gostivari.

Fituesit do të shpërblehen me dhurata me vlerë për veprat e tyre, ndërsa fotografitë tjera së bashku me tri fotografitë fituese do të ju dhurohen shkollave dhe institucioneve tjera prezente në ekspozitë.

Bëhuni pjesë e garës dhe dërgoni një fotografi me temë “Kundërshitmi i ekstremizmit të dhunshëm” në:

• events.ccg@gmail.com

Afati i fundit për të dërguar fotografi është 25 shkurt 2019.

Mbledhje komemorative në nder të viktimave nga fatkeqësia rrugore – Këshilli i Komunës së Gostivarit shpalli tre ditë zie

14.02.2019

Në nder të viktimave nga rasti tragjik që ndodhi dje si pasojë e një fatkeqësie trafiku në autostradën Shkup-Gostivar, në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit u mbajt sot mbledhje komemorative ku morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, kryeministri Zoran Zaev, presidenti Gjorgji Ivanov, ministra, deputetë dhe personalitete të tjera nga jeta shoqërore-politike.

Në fillim të mbledhjes komemorative, kryetari Taravari kërkoi një minutë heshtje nga të pranishmit, ndërsa në fund kryetari i këshillit të komunës Nasir Musliu shpalli tre ditë zie në nivel të komunës, edhe atë 14, 15 dhe 16 shkurt. Pas mbledhjes komemorative, të pranishmit shkruan në librin e zisë që u hap enkas për këtë tragjedi.

Me fjalime ngushëlluese, të pranishmive iu drejtuan kryetari i komunës Arben Taravari, kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti Gjorge Ivanov.

Fjalimin e kryetarit Taravari ua përcjellim në mënyrë integrale:

“Para se të filloj fjalimin tim kërkoj një minutë heshtje për viktimat e djeshme.

I nderuar qoftë kujtimi i tyre!

Gostivaras!

Vdekja mori dje në një orë të vetme 14 prej nesh!

14 jetë njerëzish, 14 histori të ndërprera në pasditen e zymtë të 13 shkurtit 2019!

Po udhëtonin për në shtëpitë e tyre, po ktheheshin për në Gostivar, por nuk paska qenë e shkruar që kjo të ishte një ditë tjetër e jetës së tyre!

Orët e mortit nuk kanë qenë kurrë të lehta, ashtu si sot, ku pesha e tyre mezi më lejon të artikuloj fjalët e mia!

Por gjithsesi ishte Vullneti i Zotit dhe me durim duhet t’i përulemi çdo gjëje që Ai ka shkruar…pavarësisht se dhimbja e këtyre 14 familjeve, që janë edhe familja ime, familja e të gjithë Gostivarit sot është aq e madhe sa kjo është një nga sprovat më të tmerrshme në historinë e qytetit tonë.

Profesioni im është ai i mjekut, në ditët e punës time si mjek kam parë shumë dhimbje, por asgjë nuk krahasohet me këtë tragjedi që na është ulur këmbëkryq në qytetin tonë!

Askush nuk i di se cilët kanë qenë mendimet e tyre të fundit, por askush nga ata nuk e ka ditur se do të humbin jetën në një ditë si ajo e djeshmja, derisa ktheheshin rrugës për në shtëpi.

Dhimbja mbetet e atyre që mbetën pas, dhimbja mbetet e jona!

Është shumë e vështirë ta kontrollojmë, sidomos për nënat, fëmijët, baballarët, motrat, vëllezërit, ata që janë të prekur drejt për drejt nga fatkeqësia!

Është e vështirë për mua që të mbaj këtë fjalim sot duke ditur që njerëzit e mi kanë humb jetën, por ata janë dorëzuar Zotit e sigurisht që janë në duart më të mira!

Thonë që fatkeqësitë i afrojnë më shumë ata që mbeten pas, qoftë kjo një e tillë! Nga kjo ditë e padashur le të kuptojmë të gjithë se sa e rëndësishme është ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin sa jemi gjallë, se jeta është e shkurtër për të shtyrë planet e humanizmit, respektit dhe dedikimit!

Edhe njëherë kthehem tek 14 viktimat! I lutem Zotit që t’i falë e t’i pranojë sa më afërt Tij, i lutem që të bëjë të fortë familjarët e tyre, i lutem Zotit për ne, për Gostivarin!

Në këtë tragjedi rrugore, kanë mbijetuar shumica, 30 të tjerë po trajtohet në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën!

I lutem Zotit të japë shërim të plotë për të gjithë ata, dhe i kërkoj shtetit që të asistojë familjet e goditura nga fatkeqësia deri në maksimumin e mundshëm!

Falënderoj të gjitha institucionet shtetërore dhe private që u treguan të gatshëm për të na ndihmuar, falënderoj mbi të gjitha qytetarët të cilët kanë ndihmuar heroikisht duke shpëtuar një numër të madh prej udhëtarëve.

Sot Maqedonia është në ditë zije, sot flamujt ranë gjysëm shtizë, sot i madhi dhe i vogli mban dhimbjen e humbjes së përhershme, sot i thuhet Lamtumirë 14 gostivarasve të mirë, të ndershëm, që do i kujtojmë gjatë si 14 udhëtarët e pafat që nuk ja dolën dot të ktheheshin në shtëpi, por puna më e mençur është të lutemi që tash të jenë të pranuar në Shtëpinë e Vërtetë, në Shtëpinë e Zotit!

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve!

Ishte fjalimi im më i vështirë…Zoti të na e lehtësojë dhimbjen!”

Shërbimi për informim

Këshilli i Komunës së Gostivarit nesër mban séance të jashtëzakonshme

13.09.2019

Nesër (14.02.2019) me fillim në ora 12:00, do të mbahet séancë e jashtëzakonshme në lidhje me rastin tragjik që ndodhi si pasojë e një fatkeqësie rrugore, ku humbën jetën 13 persona dhe rreth tridhjetë të tjerë u lënduan.

Në seancën e nesërme pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, në shenjë respekti të viktimave.

Komuna e Gostivarit, familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllime, ndërsa të mbijetuarve u dëshiron shërim të plotë sa më të shpjetë.

Shërbimi për informim 

Studentët e Gostivarit nga klasat e ulëta zhvillojnë aftësitë e tyre të futbollit

13.02.2019

Në kuadër të projektit “Futbolli në shkolla”, që e impelemton Federata e Futbollit e Maqedonisë në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Shkollore të Maqedonisë, në SHF “Ismail Qemali” – Gostivar, u mbajt aktiviteti i titulluar “Gëzimet dimërore të futbollit”, ndërsa i njëjti u mbështet edhe nga Komuna e Gostivarit .

“Komuna e Gostivarit gjithmonë nxit dhe mbështet aktivitete sportive, veçanërisht ngjarje të tilla ku përfshihen nxënësit. Vlerësojmë se aktivitetet sportive ndikojnë në shëndetin e fëmijëve, rrisin kreativitetin e tyre dhe shpritin garues, me çka ata përgatiten për tu përballuar me sfidat që i presin në jetën e tyre”, theksoi Aslian Snopçe nga Sektori I veprimtarive publike pranë Komunës së Gostivarit.

Koordinatori i projektit dhe nënkryetar i Federatës së Shkollës Sporteve Shkollore të Maqedonisë, Mustafa Aliu, theksoi se qëllimi i kësaj ngjarjeje është që fëmijët që nga mosha e re të njihen me futbollin dhe t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre futbollistike.

“Sot garojnë nxënësit e klasëve të dyta dhe të treat, ndërsa të enjten, në të njëjtën sallë do të garojnë nxënësite e klasëve të katërta dhe të pesta.

Shpresa Useini, drejtor i shkollës “Ismail Qemali”, theksoi se kjo është ngjarja e tretë sportive në shkollën e tyre vetëm në dy muajt e fundit dhe se ata si shkollë, avokat për studentët znimavaat Më shumë sporte në kohën e lirë të shpenzuar në social rrjetet, por të shoqërohen dhe të zhvillohen fizikisht dhe mendërisht me zë.

E “futbollit gëzimet Dimërore” ngjarje bashkon 150 nxënës nga shkolla fillore “Ismail Qemali” shkolla “Unitetit”, “Goce Dellçev” dhe PS “M.K.Ataturk.”

Shërbimi për informim

Gostivari shënon “Ditën pa makina”, kryetari dhe administratorët komunalë në punë erdhën në këmbë

11.02.2019

Me iniciativë të kryetarit Arben Taravari, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, po realizon sot aktivitetin “Ditën pa makina”, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental.

Në kuadër të këtij aktiviteti prej në ora 12:00 deri në ora 15:00 është ndaluar trafiku në pjesën qendrore të qytetit, ndërsa kryetari i komunës dhe administratorët komunalë në punë erdhën sot pa makina.

Në deklaratën për media, kryetari Arben Taravari theksoi se qëllimi i këtij aktiviteti është zvogëlimi i ndotjes së ajrit si një nga synimet kryesore për këtë mandat katërvjeçar.

“Mbetem i përkushtuar të realizojë tre nga synimet e përcaktuara për këtë mandat, respektivisht zvogëlimin e ndotjes së ajrit, zgjidhjen e problemit me deponinë dhe uji i filtruar për pije. Në lidhje me ajrin e ndotur, inspektorët tanë kanë qenë aktiv në terren dhe në pjesën ku kompetencat i ka Komuna e Gostivarit është gjithçka në rregull. Krahas kësaj jemi duke përgatitur një plan aksional për aerondotjen, ku do t’i përfshijmë edhe organizatat joqeveritare të cilat në fokus të veprimtarisë së tyre kanë mbrojtjen e mjedisit jetësor. Njëherit kemi aplikuar në një projekt me bashkëpunim ndërkufitar me një Bashki të Shqipërisë për aplikimin e trafikut urban në Gostivar dhe shpresojmë që ai të miratohet, me çka dukshëm do të zvogëlohej aerondotja”, theksoi kryetari Taravari.

Ai nënvizoi se ndonëse kemi ajër të ndotur në periudha të caktuara të vitit, siç ishte sidomos rasti gjatë muajit janar, megjithatë Gostivari nuk është në majën e listës së qyteteve të ndotura në nivel të vendit.

Shërbimi për informim