Prezantim i nxënësve të SHMEK “Gostivar”para mediave dhe udhëheqësisë së shkollës

27.11.207
Nxënësit të cilët ishin pjesë e shkëmbimit dyjavor “Pestaloci” – Trogen të Zvicrës, i prezantuan aktivitetet dhe përvojat që i kanë fituar në trajnimin në fshatin e fëmijëve. “Në ngjarjen e cila dje u mbajt në shkollën tonë, nxënësit e vendosën stendën që ishte pjesë e përfaqësimit të vendit tonë në Zvicër ashtu që nga afër e panë prezantimin e sukseshëm në Zvicër. Në stendën u vendosën materiale reprezantuese për qytetin dhe për shkollën dhe elemente tradicionale, siç ishin enët prej qeramike dhe bronxe, ushqim dhe kostume tradicionale të kësaj ane të Maqedonisë”, thotë u.d. drejtoresha e shkollës, Jovanka Ognjanoska.

Nxënësit u lavdëruan se mësimi ka rrejdhë në një mënyrë mjaft kreative, me qëllim për të tërhequr vëmendjen, ndërsa janë përpunuar
tems nga fusha e diskriminimit, identitetit, punës ekipore, besimit dhe radios të cilën kanë mundësi ta dëgjojnë të gjithë.
“E kalonim kohën tonë të lirë në Klubin Rinor ku kemi shprehur kreativitetin tonë dhe në sallën sportive të pajisur për të gjitha sportet.
Gjatë fundjavave, vizituam vendet më të bukura në pjesën veriore të Zvicrës”, rrëfejnë nxënësit.

Nxënësit e shkolla ekonomike të cilët morën pjesë në shkëmbimin inerkulturor në Zvicër, ndjehen krenar që kanë fituar njohuri dhe përvoja të reja dhe paralajmëruan se në periudhën mes janarit dhe prillit, do të organizojë punëtori me tema të cilat i kanë trajtuar me qëllim të bartje së njohurive të
veta shokëve të vet.

Shërbimi për informim

Nxënësit e Çegranit organizuan “Treg vjetor”

28.12.2017

Nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e Shkollës fillore “Përparimi” realizuan aktivitetin e radhës të quajtur “Tregu vjetor”, me ç’rast bashkërisht kanë përgatitur punime dhe ushqime tradicionale, të cilat u ekspozuan për shitje në treg.

Drejtor i shkollës, Blerim Ameti thotë se qëllimi i këtij aktiviteti është motivimi i nxënësve, që në bashkëpunim me prindërit dhe mësimdhënësit, të edukohen për punë të përbashkët dhe për ngritjen e aftësive për sipërmarrësi.

Ne si udhëheqësi e shkollës, së bashku me kuadrin arsimor angazhohemi maksimalisht që të organizojmë sa më shumë aktivitete jashtëmësimore, sepse vlerësojmë se aktivitetet e këtilla janë ndoshta edhe më të rëndësishme se mësimi i rregullt, sepse në këtë mënyrë nxënësit socializohen dhe aftësohen për jetë. Me aktivitetet shtesë, nxënësit shmangin mundësinë që të bien pre e dukurive devijante që paraqiten në shoqëri. Sa i përket aktivitetit konkret, synojmë që t’i motivojmë nxënësit që në bashkëpunim me prindërit dhe mësimdhënësit, të edukohen për punë të përbashkët dhe për ngritjen e shkathtësive të tyre për sipërmarrësi”, thekson drejtori Blerim Ameti.

Ajo njofton se synohet që ky aktivitet të bëhet tradicional dhe të mbahet një herë në vit.

Shërbimi për informim

Nxënësit e Çegranit u njoftuan me dëmet që shkakton pirja e duhanit

28.12.2017

Në mjediset e Shkollës Fillore “Përparimi” të fshatit Çegran, u mbajt ligjëratë në temë: Duhani, anët negative, me ç’rast nxënësit e ciklit të lartë të kësaj shkolle u njoftuan me pasojat negative që shkakton pirja e duhanit.

Aktiviteti u realizua nga Eko-grupi i shkollës në bashkëpunim me Organizata Komunale e Kryqit të Kuq – Gostivar, ndërsa ligjëratën e mbajti psikologja Emrie Zeqiri.

Përmes kësaj ligjërate synojmë që të parandalojmë duhanpirjen, duke i njoftuar nxënësit për pasojat fatale mbi shëndetin, sidomos nëse konsumimi i tij fillon që nga moshat e reja. Në ligjëratë u përfshin nxënësit e klasave të gjashta, shtata, teta dhe nënta dhe interesimi i tyre ishte i kënaqshëm”, thekson psikologja Zeqiri.

Nga SHF “Përparimi”, njoftojnë se ligjërata nga sfera e edukimit shëndetësor do të realizohen edhe mbi tema të tjera.

Shërbimi për informim

Nxënës të gjimnazit dhe shkollës ekonomike, në vizitë në Komunën e Gostivarit

27.12.2017

Në prag të Vitit të Ri, nxënës të SHMEK “Gostivari” dhe SHMK “Gostivari” në kuadër të projektit “Arsim Paqësor” të cilin dy shkollat e realizojnë në bashkëpunim me Ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”, vizituan sot kabinetin e kryetarit Arben Taravari.

Ata kishin për qëllim që Kryetarit Taravari t’ia dorëzojnë uresat e Vitit të Ri donacion i Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, ku krahas dëshirave të bukura prej tij në vitin e ri, kërkuan stacion matës të cilësisë së ajrit, më shumë manifestime kulturore, qendër sporitve-rekreuese dhe aktivitete tjera, dhe mbi të gjitha nxënësit e gjimnazit dhe të shkollës ekonomike, dëshiruan paqe për të gjithë qytetarët.

Në mungesë të kryetarit për shkak të obligime zyrtare, nxënësit i pranuan Seadin Ejupin- shef i kabinetit të kryetarit dhe Jasin Demiri – Shef i protokollit dhe PR-it, të cilët i befasuan këndshëm nxënësit duke përshkuar gjithë kabinetin dhe duke prezantuar punën e nëpunësve komunalë.

Pasi që nxënësit ua dorëzuan uresat, pranuan dhurata nga kabineti i kryetarit të komunës, me ç’rast shprehën falënderim të thellë për të gjithë të punësuarit dhe për kryetarin e komunës, Arben Taravari.

Shërbimi për informim

Press konferencë: “Kryetari i këshillit nuk vjen as në seancat që vetë i konvokon”

27.12.2017

Këshilltarët të cilët në Këshillin e Komunës së Gostivarit nuk paraqesin shumicë, organizuan sot në Press-qendrën e komunës, konferencë për shtyp, me ç’rast gazetarëve, në emër të grupeve të këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa, VMRO-DPMNE-së, TDP-së dhe TMBH-së, iu drejtua këshilltarja komunale Njomza Shaqiri.

Më poshtë ju sjellim në formë integrale fjalën e saj:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Këtë konferencë për shtyp e organizojmë për të njoftuar opinionin publik, me sa vijon:

Në bazë të konvokimit nga ana e kryetarit të Këshilli, të seancës së Këshillit të Komunës së Gostivarit për më datë 27.12.2017 (pra sot) me fillim në ora 10:00, ndërkaq e iniciuar nga ana e kryetarit të komunës z.Arben Taravari, ne këshilltarët nga radhët e partive Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa, VMRO-DPMNE, TDP dhe TMBH, duke pasur parasysh rëndësinë e pikës së rendit të ditës për këtë seancë, siç mund ta shihni iu përgjigjëm thirrjes.

Edhe pse vetë e konvokoi seancën, kryetari i këshillit z.Nasir Musliu nuk e ka respektuar të njëjtën, njëlloj sikurse edhe këshilltarët tjerë nga radhët e BDI-së, LSDM-së, partisë së Vesel Memedit dhe Lidhjes Demokratike të Romëve.

Shkaku asaj se nuk kemi kuorum për të sjellë vendime fuqiplote, seanca e konvokuar për sot nuk mund të mbahet.

Vlen të theksohet se paraprakisht ka pasur marrëveshje midis kryetarit të komunës dhe kryetarit të këshillit për këtë seancë, që të paktën të debatohet për propozim-buxhetin e Komunës së Gostivarit dhe këshilltarët kanë pranuar materialet e nevojshme për seancë, moszbatimi i kësaj marrëveshjeje do të përcillet me një sërë barrierash në funksionimin e Komunës së Gostivarit, mes tjerash: mosrealizim të investimeve të reja, mosrealizim të punësimeve të reja etj.

Komuna e Gostivarit është komuna e vetme ku fitoi vullneti i lirë i qytetarëve dhe votuesit nuk e meritojnë këtë nëpërkëmbje, neglizhencë dhe nënçmim që ia bëjnë struktura të caktuara”

Gazetarëve iu shpërndanë edhe materialet të cilat në afatin e paraparë me ligj u janë dorëzuar këshilltarëve komunalë për seancën e sotme: Rendi i ditës dhe Propozim-buxheti për vitin 2018.

DOKUMENTACIONET:

Rendi i dites – seanca II-Дневен Ред сед.II

Предлог Буџет-mak. 2018

Propozim Buxhet 2018

Shërbimi për informim

Arben Taravari priti kampionin Labinot Solejmani

27.12.2017

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në kabinetin e tij kampionin e fitnesit në Maqedoni, Labinot Solejmani.

Solejmani i shoqëruar nga profesori i edukatës fizike Bejtulla Kamberi, falënderoi kryetarin Taravari për mikpritjen dhe respektin e tij ndaj sportistëve dhe aktiviteteve sportive.

Kryetari Arben Taravari tha se është nder për të, që të takojë dhe të përkrahë të gjithë ata të cilët me rezultatet e arritura, përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze qytetin e Gostivarit dhe vendin tonë. Duke i dëshiruar Labinot Solejmanit suksese akoma më të mëdha në karrierën e tij në të ardhmen, duke e siguruar atë se vazhdimisht do ta ketë mbështetjen e komunës dhe të kryetarit.

Ndryshe, Labinot Solejmani është një djalosh 21 vjeçar nga Gostivari, i cili është shpallur fitues në Kupën e Maqedonisë “Men’s physic” në kategorinë Junior për moshat deri më 23 vjeç. Ai si fitues i kësaj gare përfaqësoi Maqedoninë në garat ndërkombëtare në Madrid të Spanjës.

Shërbimi për informim 

Punohet në sanimin e defektit në tubacionin kryesor të ujësjellësit

26.12.2017

Ekipe të Ndërmarrjes Publike “Komunalec” janë duke punuar intensivisht në sanimin e defektit disavjeçar në tubacionin kryesor të ujësjellësit në fshatin Zdunjë.

Punimet kanë filluar mëngjesin e sotëm në ora 8:30 dhe për këtë shkak qyteti dhe fshatrat për rreth që furnizohen me ujë nga ujësjellësi i qytetit, për momentin kanë ndërprerje.

“Bëhet fjalë për një defekt shumë të madh në tubacionin kryesor Ф-500 në fshatin Zdunjë, defekt ky që daton prej 3-4 vitesh më parë dhe për pasojë kemi humbje të sasisë së ujit deri në 30 për qind. Ekipet tona punojnë intensivisht dhe shpresojmë se rreth mbrëmjes ta sanojmë defektin”, njofton Isak Lazami, drejtor i ndërmarrjes.

Krahas sanimit të këtij defekti, ndërprerja në furnizim me ujë të pijshëm shfrytëzohet edhe për sanim të tubacionit Ф-350 në afërsi të rezervuareve ne fshatin Vërtok.

Nga NP “Komunalec” dhe Komuna e Gostivarit kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen aktuale të ujit të pijshëm.

Shërbimi për informim

Pastrohet kanali për ujitje dhe rregullohen oborret e banesave kolektive

26.12.2017

Ndërmarrja publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimet”, në vazhdën e aksioneve për rregullimin e hapësirave publike dhe gjelbërimeve, këtyre ditëve punon në rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra te blloku i banesave në anën e majtë të lumit Vardar, respektivisht përballë tregut të madh të qytetit.

“Aktualisht punohet te blloku i banesave kolektive në rrugën Kej Vardar përballë tregut të qytetit, ku bëhet prerja e degëve të drunjve që pengojnë qarkullimin normal të këmbësorëve”, njoftojnë nga kjo ndërmarrje.

Krahas rregullimit hortikulturor, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje, bëjnë edhe pastrimin e kanalit për ujitje.

“aJemi duke punuar në pastrimin e kanalit për ujitje në gjithë gjatësinë e tij që kalon nëpër qytet. Pritet vegjetacioni i padëshiruar dhe mënjanohen mbeturinat. Në këtë mënyrë mënjanojmë pamjen e pahijshme, por edhe aftësojmë kanalin për të qenë funksional”, njoftojnë nga NP “Parkingje publike dhe gjelbërime”.

Taravari kërkon nga komandanti i SP Gostivar të tregohet më korrekt dhe më tolerant ndaj mërgimtarëve

26.12.2017

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, iu drejtua sot me një shkresë zyrtare komandantit të Stacionit policor të Gostivarit, Gazi Abdurrahmani që të tregohet me korrekt dhe më tolerant ndaj mërgimtarëve të cilët qëndrojnë në vendlindje gjatë festave të fundvitit.

“I nderuar komandant i Stacionit Policor të Gostivarit, z.Gazi Abdurrahmani, jam përpjekur disa herë t’ju kontaktoj por ka qenë e pamundur. Nuk dua të besoj kurrsesi që më jeni shmangur ose keni bërë obstruksione, pasi jam i prirë të besoj në dedikimin tuaj ndaj detyrës së dhënë. Nga pozita e Kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe si qytetar i këtij qyteti, ju kërkoj që i gjithë efektivi juaj të jetë sa më korrekt në detyrë sidomos ndaj mërgimtarëve të cilët kanë ardhur në Gostivar”, thuhet në shkresë.

“Ata vijnë vetëm pak ditë në vendlindje dhe japin para aq shumë sa mbajnë qytetin dhe shtetin me të ardhurat e tyre! Nuk është as ligjore, as njerëzore dhe as e moralshme që t’i mbushin me gjoba vetëm sepse ata presupozohen të kenë para! E para, ata lodhen shumë për të fituar ato para dhe e dyta ata duhet të jenë të barabartë përpara ligjit!”, vazhdon më tej shkresa.

“Ju lutem t’i udhëzoni dhe t’i ndihmoni sa më shumë që të orientohen në këto ditë feste dhe mos ua ktheni festën në makth! Jam i bindur që do të dëgjoni dhe zbatoni kërkesën time, jo vetëm sepse Stacioni Policor është në kompetencat e Komunës së Gostivarit, por sidomos se ju jeni një person në detyrë që duhet ta dini se puna juaj është të mbroni qytetarët e jo t’i dënoni ata, e mbi të gjitha Mërgimtarët që është gjynah që t’i presim me fatura gjobash në vend të dashurisë dhe respektit!”, përfundon shkresa zyrtare e Arben Taravarit drejtuar komandantit të SP- Gostivar .

Shërbimi për informim

Punëtorët e arsimit do t’i marrin pagat e nëntorit. Taravari në press: “Më vjen mirë që problemi u zgjidh me insistimin tim dhe me mbështetjen e të gjithë këshilltarëve”

25.11.2017

Këshilltarët komunalë të Gostivarit, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Gostivarit, unanimisht morën vendim për ndryshim të shpërndarjes së buxhetit të Komunës ës Gostivarit, me çka mundësohet pagesa e rrogave të nëntorit për rreth 1000 punonjës në shkollat komunale ​​fillore dhe të mesme.

Për të pastruar të gjitha dilemat në lidhje me pengesat që çuan në vonesën e pagave dhe revoltit të mësimdhënësve, përmes një konference për shtyp u prononcua kryetari i komunës, Arben Taravari.

“Para një jave u konstituua Këshilli i Komunës së Gostivarit, 15 këshilltarët të cilët nuk janë pjesë e mazhorancës së re, sidomos këshilltarët nga koalicioni lokal në komunën e Gostivarit “Aleanca për Shqiptarët” dhe “Lëvizja Besa”, propozuan që të bëhen ndryshime në buxhet, por kjo u refuzua nga 16 këshilltarët tjerë. Ata bëjnë kështu gjatë gjithë kohës, çfarëdo që të propozohet ata e refuzojnë. Me iniciativën time dhe me insistimin tim, u konvokua seancë e jashtëzakonshme, sepse kushti u përmbush me faktin se rrezikohen pagat e 1000 punonjësve. Sot, u votua që të bëhen ndryshime në buxhet. Jam shumë i lumtur që kjo ndodhi me insistimit tim, por edhe me mbështetjen e të gjithë këshilltarëve të pranishëm, unanimisht”, potencoi kryetari Taravari.

Por, tha kryetari, paraqitet një problem i ri. “Kjo shumicë përpiqet të bllokojë vazhdimisht. Sipas ligjit, unë jam i detyruar që të sjellë buxhetin komunal për vitin 2018 deri më 31 dhjetor. Ky buxhet është përgatitur nga profesionistët e Komunës së Gostivarit dhe u është dorëzuar këshilltarëve brenda afatit ligjor. Buxhetin e propozova unë si kryetar komune dhe kërkova që ta diskutojmë atë, të paktën për t’u përfshirë si pikë e rendit të ditës në seancën e Këshillit, por ajo u refuzua nga shumica. Kjo mund ta frenojë punën. Ndërsa, a do të ketë pasoja nga kjo? Do të përpiqem si kryetar, do të flas edhe me Ministrinë e Financave që të financohemi përkohësisht në 3-4 muajt e parë të vitit të ardhshëm. Por do të doja të ju informoj se mbarëvajtja e punëve në komunën e Gostivarit praktikisht frenohet prej 16 këshilltarëve nga radhët e BDI, LSDM, poartisë së Vesel Memedit dhe këshilltar të DSR-së Kashmir Saliu”, tha kryetari i komunës.

Ai shpjegoi se, ata kanë disa kërkesa të çuditshme. “Ata kërkojnë të punësojnë ushtarë partiakë në arsim. Unë nuk do ta lejoj këtë, sepse kam thënë se për sa kohë që unë do të jem kryetari i komunës, nuk do të lejoj që arsimi të politizohet. Gjëja e dytë është që ata kërkojnë të marrin paga personat që nuk vijnë aspak në punë. U shpjegova atyre se ka kaluar koha kur punonjësit që rrinin në shtëpi merrnin rrogë. Ata arsyetoheshin me faktin se kjo ashtu ka qenë. Por, nuk do të mund të lejohet më. Për këto gjëra unë nuk ka se pse bisedoj me ta”, ishte decid kryetari i komunës.

Lidhur me akuzat e këshilltarëve të shumicës se administrata komunale është e paaftë dhe nuk punon, kryetari shpjegoi se administrata është e hapur dhe më transparente se gjithmonë. “Unë dhe kabineti im punojmë edhe në fundjavë. Nuk ka pasur të shtunë apo të dielë të mos punojmë në komunë dhe të mos kryejmë ndonjë punë. Ne jemi të gatshëm të punojmë ditë e natë dhe administrata do të kryejë detyrat e saj për të cilat merr rrogë”, shpjegoi Taravari.

Në pyetjen gazetareske se cilat do mund të ishin pasojat e mosmiratimit të buxhetit, kryetari i komunës me përgjigjen:

“Në qoftë se nuk vihet as si pikë e rendit të ditës në afatin kohor të përcaktuar ligjërisht, ndërsa propozimi për buxhetin është dorëzuar në kohën e duhur, unë si kryetar komune jam i detyruar ta informoj Ministrinë e Financave dhe të kërkoj financim të përkohshëm në lartësi prej një të tretat e buxhetit për vitin 2017, siç është përcaktuar me ligj. Do të presim deri të premten, të paktën të vihet në rend dite. Pastaj do ta shqyrtojmë mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve lokale, nëse buxheti nuk kalon. Sepse kjo është një nga mundësitë për shpërndarjen e këshillit, nga shkaku se në një rast të tillë nuk mundemi as të funksionojmë si komunë”.

Shërbimi për informim