24.07.2018

Në kuadër të Verës kulturore në Gostivar e cila mbahet nën moton Mirë se vini mërgimtarë”, dje u realizua Dance ballet për fëmijë, ku performuan fëmijët që frekuentojnë çerdhet publike në komunën e Gostivarit, si dhe çerdhen private “STAR”, të të gjitha nacionaliteteve.

Mysafir special në këtë event ishte Lina Demiri – fituese e disa çmimeve në Festivale të këngës për fëmijë, ndërsa performoi edhe grupi i baletit Dance studio i udhëhequr nga Sarita Selmani.

Për argëtim më të mirë të fatosave gostivaras, në event u paraqitën edhe disa maskota: Elsa, Kluoni dhe Pirati Xhimi.

Në kuadër të Ditëve të Mërgimtarëve, do të mbahet edhe një event tjetër për fëmijë, ndërsa sonte në program është Koncerti me ilahi, që do të realizohet në amfiteatrin e hapur në Gostivar me fillim në ora 20:30.

Shërbimi për informim