07.06.2018

Me qëllim të informimit të saktë të qytetarëve të Gostivarit, Komuna e Gostivarit e jep sqarimin në vijim:

Për sa i përket deklaratës së ministrit të pushtetit lokal, Suhejl Fazliu të dhënë për TV Art Channel, në emisionin “Arti i Financës”, njoftojmë se projekti për rehabilitimin e rrugës nga lokaliteti i quajtur “Ura e Sushicës” deri në deponinë Rusino, është projekt i aplikuar nga Qendra për zhvillim rajonal të Pollogut në Programin për zhvillim rajonal të Byrosë për zhvillim rajonal, e jo në ndonjë nga programet e MPL-së dhe Byrosë ku aplikojnë Komunat.

Pra, bëhet fjalë për një projekt me interes të përbashkët për të nëntë komunat e rajonit të Pollogut, por që implementohet në atarin e Komunës së Gostivarit, sepse aty gjendet deponia rajonale. 

Ndërkohë, për sa i përket dokumentacionit të projektit, ky ka qenë detyrim i Qendrës për zhvillim rajonal të Pollogut. Komuna e Gostivarit  ka ndihmuar në mënyrë aktive në përpilimin e të njëjtit sistem dhe po me të njëjtin kompletim ka dhënë lejet e nevojshme për ndërtim, në afatet e parapara kohore.

Ritheksojmë se bëhet fjalë për një projekt me karakter rajonal, e jo për ndonjë plan që është me interes të izoluar vetëm për qytetarët e Komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim