Dita e Zjarrfikëse, Komuna e Gostivarit siguron uniforma të reja për çdo zjarrfikës

Në vijim të procesit të modernizimit dhe Ditës së Zjarrfikësve – 20 Maji, Njësiti Terriorial Kundër Zjarreve në Gostivar është pajisur me uniforma, këpucë dhe çizme të reja, të cilat do të lehtësojnë punën e tyre të përditshme. Ata rreth 10 vite nuk kanë pasur uniforma të reja, ndërsa kësaj radhe janë siguruar dy lloje uniformash, verore dhe dimërore për të gjithë 45 zjarrfikësit. Jusuf Bajrami, drejtues i NJTKZ në Gostivar, tha se uniformat e reja janë siguruar nga Komuna e Gostivarit.

“Në emrin tim person dhe emrin e kryetarit Arben Taravari ua urojë zjarrfikësve ditën e tyre – 20 Maji. Këto uniforma ishin më se të nevojshme dhe më gëzon fakti që të njejtat arritëm t’i shpërndajmë gjatë ditës së sotme. Sfidë për ne si Njësi do të vazhdojë të mbetet modernizimi, por mund të mburemi që kohën e fundit kemi pasu shumë investime. Kemi dritare të reja, nxemje qendrore të re, kemi bërë rregullimin e brendshëm dhe kemi shtretër të rinj”, deklaroi Bajarami.

Zjarrfikësit e Gostivarit vlerësojnë lartë sigurimin e uniformave të reja nga ana e Komunës së Gostivarit. Ata besojnë se investimi i vazhdueshëm nga pushteti lokal, do të kontribuojë në infrastrukturën dhe modernizimin e shërbimit zjarrfikës në Gostivar.

Aktualisht Njësiti Teritorrial Kundër Zjarreve në Gostivar ka 43 zjarrfikës, ndërsa ka vend për punësimin edhe të 7 zjarrfikësve të rinj.