Komuna e Gostivarit, në kuadër të nismës “E marta ditë e qytetarëve”, ka organizuar ngjarjen “Ditë e hapur”, në të cilët qytetarë të grupmoshave të ndryshme vizituan Komunën e Gostivarit. Me saktë qytetarët takuan bartësit kryesor komunal, kryetarin e Komunës Dr. Arben Taravarin dhe udhëheqësit e sketorëve, po ashtu edhe drejtorët e dy ndërmarrjeve publike të qytetit dhe stafin e administratës komunale. Qëllimi i organizimit “Ditë e hapur” ishte hapja e komunës dhe mundësia që qytetari nga afër dhe në mënyrë tërësisht jo-formale të ketë mundësinë e shpalosjes së problemeve të tyre para pushtetit lokal dhe të marrin aty për aty zgjidhje, e cila ndodh për herë të parë në Komunën e Gostivarit.

 “Ditën e sotme e kemi quajtur “Ditë e hapur” e komunës së Gostivarit. Çdo të martë këto takime ndohin në zyrën time, por aty nuk i kemi të gjithë shefat e sektorëve, në zyrën time janë zakonisht dy-tre vetë dhe qytetarët i presim një nga një çdo pesëmbëdhjetë minuta dhe i diskutojmë hallet dhe problemet e tyre. Sot vendosëm ta bëjmë pak më ndryshe dhe të gjithë sketorët janë këtu dhe shohin se si unë e kalojë një ditë të martë dhe janë pjesmarrësn në bisedat me qytetarët. Ata shprehin hallet, probleme e tyre të cilat i kanë, ndërsa ne mundohemi aty për aty ti zgjidhim ato telashe, çfarë nuk mundemi menjëherë u tregojmë se ku duhet të drejtohen dhe si ne si administratë do ta ndjekim dhe zgjidhim problemin e tyre. Këtë metodë ua preferojë të gjithë kryetarëve të komunave, pasi ka efekt dhe vërtetë zgjidhen problemet e qytetarëve, ndërsa qytetarët ndjejnë siguri se administrata dhe kryetari janë të interesuar për tu ndihmuar”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Dr. Arben Taravari.

Hallet e qytetarëve janë të natyrave ndryshme, tha kryetari Dr. Arben Taravari, por shtoi se problemet më të shpeshta mbeten ato në urbanizëm, siç janë legalizimet dhe lejet e ndërtimeve.

“Problemet kryesishtë janë në urbanizëm. 80 për qind e shqetësimeve të cilat i shprehin qytetarët, janë probleme me Insektoratin e ndërtimit dhe me Sektorin e Urbanizmit. Ndonjëher ka me arsimin, me punën dhe politikën sociale ose ndonjë sketorë tjetër. Ne mundohemi sa më parë ti zgjidhim problemet e tyre, por fatkeqësisht ka disa procedura në disa raste që kërkojnë kohë deri te zgjidhja finale. Nuk mund të vendoset ad-hoc në zgjidhjen e problemeve. I kemi sot këtu edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike për të cilët poashtu nëse ka vërejtje, menjëherë reagohet dhe ato marrin masa mbi sugjerimet e qytetarëve, natyrisht në kuadër të asaj që mund të realizohet”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Dr. Arben Taravari.

Qytetarët falënderojnë bartësit komunal për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar, derisa inkurajon Komunën e Gostivarit, që kjo praktikë e takimit me ta, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, për dy vite në krye të Komunës së Gostivarit, kryetari Arben Taravari ka takuar me qindra qytetarë, nga të cilat takime ka ndëgjuar nga afër hallet e tyre dhe është biseduar për zgjidhjen e tyre. Për këtë qëllim – dita e martë është ditë e javës të cilën kryetari Taravari e ka ndarë si ditë për takim me qytetarët.