30.07.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ndoqi nga afër fillimin e punimeve për zgjerimin dhe riasfaltimin e një segmenti të një rruge në pjesën e epërme të fshatit Debresh.

Rruga e cila do të riasfaltohet dhe zgjerohet ka një gjatësi prej rreth 200 metra, aktualisht është e gjerë rreth 3m, ndërsa pas rikonstruktimit do të ketë gjerësi prej 4,20 metra, gjerësi kjo e mjaftueshme për qarkullim me dy korsi.

Ishte kjo një kërkesë e banorëve të fshatit Debresh, sepse kjo pjesë e rrugës ishte mjaft e dëmtuar dhe e ngushtë, ndërsa është mjaft e frekuentuar. Krahas kësaj do të asfaltohet edhe parkingu i xhamisë së fshatit në këtë lagje. Me realizimin e këtij projekti, ne në fakt do të përmbyllim investimet e planifikuara për sivjet në këtë fshat nga sefra e infrastrukturës, respektivisht ujësjellës, kanalizim, asfaltim si dhe asistencë aktiviteteve të ndërmarra nga ana e Bashkësisë lokale të fshatit”, deklaroi Taravari.

Banorët e fshatit Debresh, u shprehën falënderues për investimet e deritashme të Komunës së Gostivarit në fshatin e tyre dhe për premtimet e mbajtura të kryetarit Arben Taravari.

Shërbimi për informim