Dr. Besim Memedi zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit – formohet shumicë e re

16.09.2019

Në seancën e 16-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët me 16 vota për, 2 të përmbajtur dhe 13 kundër, e zgjodhën për kryetar të ri të këshillit, doktorin Besim Memedi – bartës i listës së këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët.

Paraprakisht, kryetari i deritashëm dr. Nasir Musliu dha dorëheqje për të hapur rrugë që shumica e re e krijuar në Këshill të zgjedhë për kryetar këshilli person nga radhët e tyre.

Kryetari i porsazgjedhur Besir Memedi falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë dhe përshëndeti gjestin burrëror të kryetarit të deritashëm, duke u shprehur optimist se me ish kryetarin do të bashkëpunojnë gjithnjë në interes të qytetarëve të komunës së Gostivarit.

Vlen të theksohet se me qëllim të koordinimit më të mirë të grupeve të këshilltarëve dhe mbarëvajtjes së punës së Këshillit, vazhdimi i seancës u caktua për të premten në ora 9:30.

Shërbimi për informim