02.02.2018

Pas vendosjes në funksion nga ana e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit Jetësor, të Stacionit matës për praninë e mikro-grimcave PM10 që gjendet në oborrin e Shkollës fillore “Goce Dellçev”, Komuna e Gostivarit në ueb faqen zyrtare siguroi link të drejtpëdrejtë, ku për çdo ditë jepen informatat për nivelin e ndotjes së ajrit.

Mungesa e stacionit matës në Gostivar për sasinë e mikro-grimcave PM10 në qytetin e Gostivarit, ishte një nga shqetësimet kryesore të kryetarit Arben Taravari edhe gjatë fushatës parazgjedhore.

Duke mundësuar që qytetarët e Gostivarit në kohë reale të jenë të informuar me nivelin e ndotjes së ajrit, Komuna e Gostivarit synon që të rrisë vetëdijen e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe shpreh gatishmëri që konform kompetencave dhe mundësive të ndërmerr edhe hapa konkrete në drejtim të ballafaqimit me problemin.

Në vijim, linku: www.gostivari.gov.mk/air 

Shërbimi për informim