27.11.2011

Deparatamenti për arsim, kulturë dhe sport pranë Komunës së Gostivarit, mori pjesë aktive në organizimin e aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditët së Pavarësisë.

“Gjatë ditëve që lamë pas, patëm një angazhim intensiv pët të nxitur dhe për të ndihmuar nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre në të gjitha shkollat publike në komunën e Gostivarit, me mësim në gjuhën shqipe, që të jenë sa më aktiv në realizimin e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë”, njofton Aslian Snopçe, përgjegjëse e Departamentit për arsim, kulturë dhe sport pranë Komunës së Gostivarit.

Nga ky Departament njoftojnë se sonte (e hënë) me fillim në ora 18:00 në Qendrën për kulturë në Gostivar, do të mbahet një event me program të pasur kulturor-artistik për shënimin e Ditës së Pavarësisë, festës më të madhe të kombit shqiptar.

“Me këtë rast, apelojmë për një pjesëmarrje sa më masovike në këtë event dhe le ta shënojmë në mënyrë dinjitoze Ditën e pavarësisë, apo siç e njohim edhe si Dita e flamurit tonë kombëtar”, nënvizon znj. Snopçe.

Komuna e Gostivarit, do të vazhdojë që të përkrahë në mënyra të ndryshme të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së jetës kulturore në territorin e saj.

Shërbimi për informim