25.07.2019

Vera Kulturore Gostivari 2019 që edhe sivjet mban moton “Mirë se vini mërgimtarë” filloi dje me dy projekte, me ç’rast u realizuan një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive-rekreative.

Gjatë ditës, u mbajt “Fly, bike and hike”, projekt ky i ambasadës së Britanisë së Madhe dhe ambasadës së Holandës me mbështetje të Komunës së Gostivarit, ku u bë fluturimi me paraglajder mbi fshatin Çegran, marsh me biçikleta nga Komuna deri në stacionin filtrues ne Vërtok dhe ecje në natyrë përskaj lumit Vardar prej Vërtoku në qytet.

“Fly, bike and hike” është aktivitet në kuadër të projektit “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni”.

Në aktivitete u kyç edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i shoqëruar nga ambasadorja britanike Rachel Galeway dhe zv.ambasadori i Holadnës Andri Van Mens.  

Në mbrëmje, të rinjtë e Gostivarit patën rastin që në sheshin e qytetit të argëtohen nën tingujt e muzikës të bashkëmoshanikëve të tyre në koncertin e titulluar “New Stars are Coming”, ku performuan këngëtarë të përkatësive të ndryshme etnike, organizuar nga Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit.

Ndërsa, sonte në program është aktiviteti i titulluar “Sporti na bashkon” që do të mbahet në sallën sportive “Rinia” me fillim në ora 18:00 , me pjesëmarrje të fëmijëve me nevoja të posaçme.    

Shërbimi për informim

[/lsvr_accordion]