Filloi asfaltimi i rrugës kryesore në Lagjen e re në Gostivar

05.11.2018

Në rrugën “18 Nëntori”, segmentin prej te bulevardi Vëllezërit Gjinoski deri te Trafo-stacioni në Lagjen e Re, ka filluar sot asfaltimi. Segmenti i cili po asfaltohet ka një gjatësi prej 480 metra me gjerësi mesatare prej 6,5 metra.

“Paraprakisht, në pjesën më të madhe për shkak të trashësisë joadekuate të asfaltit ekzistues, u bë gërmimi i tij, ndërsa në një pjesë më të vogël vetëm u gërvisht. U nivelizuan pusetat e kanalizimit atmosferik dhe fekal, u zëvendësuan tehoret e dëmtuara të trotuareve si dhe punë të tjera shtesë. Sot filloi asfaltimi dhe shpresojmë se brenda dy-tre ditësh do të përmbyllen punimet”, thekson Besim Dogani nga Zyra për ZHEL – pranë komunës së Gostivarit.

Ky segment i rrugës 18 Nëntori është mjaft i frekuentuar nga automjet dhe këmbësorët, sepse blhet fjalë për një lagje të banuar dendur ku gjendet edhe Xhamia e Mëhallës, ndërsa përskaj saj edhe Qendra për Kulturë dhe SHF “Ismail Qemali”,
Pas asfaltimit të rrugës, do të pasojë edhe vendosja e sinjalistikës vertikal dhe horizontale, ndërsa së shpejti do të instalohet dhe ndriçim publik adekuat.

Shërbimi për informim