19.06.2018

Në fshatin Zdunjë të komunës së Gostivarit kanë filluar sot punimet për ndërtimin e kanalizimit në gjatësi prej rreth 1000 metra, në të cilin pritet të kyçen rreth gjysma e amvisërive të këtij fshati.

Fillimin e punimeve, nga afër e ndoqi edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, i shoqëruar nga drejtori I Ndëmrarrjes Publike Komunalec, Isak Lazami si dhe bashkëpunëtorë tjerë.

Kryetari Taravari tha se ky ka qenë një nga premtimet e tij parazgjedhore që fatmirësisht po gjen realizim.  Ai nënvizoi se projekti i radhës do të realizohet në Debresh ku o të ndërtohet linjë e re e ujësjellësit, si dhe asfaltimi i segmentit rrugor Llakavicë – Sërmnovë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike, Isak Lazami tha se projekti i kanalizimit ka qenë edhe kërkesë e banorëve të Zdunjës, që ka hasur në mirëkuptimin e ndërmarrjes komunale si dhe suportin nga Komuna e Gostivarit.

Banorët e fshatit u shprehën mirënjohës ndaj Komunës dhe ndërmarrjes komunale për realizimin e këtij projekti duke nënvizuar se tash më gjysma e amvisërive nuk do ta kenë problem çështjen e kanalizimit dhe se shpresojnë se në këtë fshat do të realizohen edhe projekte tjera.

Shërbimi për informim