01.02.2019

Të nderuar prindër nga fshatrat Çegran, Forinë dhe Raven Ju njoftojmë se prej 01.02.2019 deri më 15.02.2019, do të bëhet regjistrimi i fëmijëve të moshës parashkollore në Kopshtet e fëmijëve dhe Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror, edhe atë:
– Në Kopshtin e fëmijëve në fshatin Çegran për fëmijë të moshës prej 2 deri në 6 vjeç
– Në Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror në fshatrat Forinë dhe Raven, për fëmijë të moshës prej 3 deri në 6 vjeç.
Regjistrimi i fëmijëve bëhet në objektin kryesor të IPKF “Gëzimi Fëmijëror” që gjendet në rrugën “Beliçica” në Gostivar.

Sektori për veprimtari publike – Komuna e Gostivarit