Filluan punimet për rikonstruktim të rrugës “18 Nëntori” në pjesën te Lagjja e Re, paralelisht realizohen edhe shumë projekte tjera në Gostivar dhe rrethinë

08.10.2018

Kanë filluar të premten punimet ndërtimore për rikonstruktim të rrugës “18 Nëntori” në segmentin prej te Xhamia e Mëhallës deri te Trafo-stacioni në Lagjen e Re.
Segmenti që do të rikonstruktohet ka një gjatësi prej 480 metra dhe gjerësi mesatare prej 6,5 metra., ku së pari do të gërmohet ose vetëm do të gërvishet asfalti ekzistues, varlsisht nga nevoja rele, ndërsa më pas do të nivelizohen pusetat dhe do të zëvendësohen tehoret e dëmtuara të rrugës.

Vlen të theksohet ky segment rrugor është mjaft frekuent,pasi bëhet fjalë për një lagje të banuar shumë dendur dhe që lidhet me rrugë të tjera të rëndësishme.

Ndryshe, në vijim është realizimi edhe i disa projekteve tjera infrastrukturore në Gostivar me rrethinë. Para përfundimit janë përgatitjet për, asfaltim te rruga që çon deri te Stacioni policor, ndërtohet kanalizim në Turçan të Madh, Turçan të Vogël dhe Banjicë të Epërme, vijon shenjëzimi horizontal i rrugëve të sapoasfaltuara dhe rrugëve tjera kryesore në qytet, realizohen aksione ekologjike, krijohen sipërfaqe te reja të gjelbëruara, si dhe projekte të tjera nga sfera të ndryshme.

Shërbimi për informim