04.09.2018

Fondacioni “Mërgimtarët nga Zvicra për Gostivarin” ka donuar çanta dhe mjete mësimore për 100 nxënës me status të rrezikuar social. Aksioni i tyre gjet mbështetjen edhe nga Komuna e Gostivarit, me ç’rast “Alpina” siguroi çantat ndërsa Komuna mjetet mësimore edhe për 100 nxënës të tjerë. Dyqind çanta dhe mjetet e nevojshme mësimore janë të dedikuara për nxënësit e ciklit të ulët shkollor, respektivisht prej klasës së parë deri në klasën e pestë të shkollës fillore, të cilët vijnë nga familjet me status të rrezikuar social, si dhe për nxënësit me nevoja speciale.

“Janë mërgimtarët, ata të cilët nuk rreshtin kurrë së dërguari mall, dashuri dhe përkujdesje për të gjithë ne që jetojmë këtu. Këtë e dëshmojnë me mënyra shumë fisnike duke mbështetur me mjete shkollore të gjithë ata fëmijë që nuk kanë mundësitë e duhura për të nisur vitin e ri shkollor. Gjesti i tyre është një akt humanizmi dhe patriotizmi. Kësaj nisme të tyre iu bashkëngjit edhe pronar i Këmbimores ”Alpina”, z. Zlfet Idrizi të cilin po ashtu e falënderoj”, thotë kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Komuna e Gostivarit inkurajon dhe i mbështet të gjithë ata të cilët në mënyra të ndryshme tregojnë në vepër humanitetin e tyre, e sidomos kur ndihma dhe kontributi i tyre u dedikohet fëmijëve.

Shërbimi për informim