Ftesë për debat publik

Të nderuar qytetarë, administrata komunale është duke e përgatitur Programin zhvillimor të Komunës së Gostivarit për vitin 2018.

Me qëllim që programi i cili është në fazë përgatitore sa më shumë të reflektojë nevojat reale të qytetarëve të Gostivarit, të premten (2 nëntor 2018) në ora 18:00 dhe të shtunën (3 nëntor 2018) në ora 13:00 në sallën e Këshillit, do të mbahet DEBAT PUBLIK.

Ftohen intelektualët, afaristët, përfaqësuesit e institucioneve publike dhe shtetërore, përfaqësuesit e sektorit civil dhe të gjithë qytetarët e interesuar, që të marrin pjesë në debat dhe me propozimet, sugjerimet, vërejtjet dhe rekomandimet e tyre, të japin kontribut për hartimin e një Programi sa më cilësor zhvillimor të komunës së Gostivarit për vitin 2018.

Me respekt,

Arben Taravari – kryetar i komunës së Gostivarit