FTESË PUBLIKE

Të nderuar qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e dytë të FORUMIT TË PROJEKTEVE në Komunën e Gostivarit, që do të mbahet më 26.06.2019 (e mërkurë) në hapësirat e sh.f. Mustafa Qemal Ataturk – Gostivar (salla e shkollës) me fillim nga ora 17:00.

Tema kryesore e forumeve është inkluzioni social, përfshirë edhe tema me barabarësi gjinore, qeverisje të mirë dhe bashkëpunim multietnik.

Në këtë sesion do të prezentohen idetë (Konceptet) e qytetarëve të diskutuara në sesionin e parë. Fondi i projektit është 50,000 CHF dhe në kuadër të këtij buxheti do të financohen së paku 1 deri më 3 projekte që do të zgjidhen dhe përpunohen nga qytetarët pjesmarrës të FORUMEVE.

Titulli i proektit : “Fuqizimi i këshillave komunal”

Donator : Agjencia Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Implementues : Programi për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP)

Me respekt,

Komuna e Gostivarit.