FTESË PUBLIKE

Të nderuar qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e katërt të FORUMIT TË PROJEKTEVE në Komunën e Gostivarit, që do të mbahet më 01.11.2019 (e premte) në hapësirat e restorantit The Grand– Gostivar  me fillim nga ora 15 : 00.

Tema kryesore e forumeve është inkluzioni social, përfshirë edhe tema me barabarësi gjinore, qeverisje të mirë dhe bashkëpunim multietnik. 

Në këtë sesion do të bëhet prezentimi i projekteve, votimi dhe zgjedhja e projektit nga ana e qytetarëve pjesëmarrës në forum.

Fondi i projektit është 50,000 CHF dhe në kuadër të këtij buxheti do të financohen së paku 1 deri më 3 projekte të cilët janë pregaditur nga qytetarët pjesmarrës të FORUMEVE.

Titulli i proektit : “Fuqizimi i këshillave komunal”

Donator : Agjencia Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Implementues : Programi për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP)

Me respekt,

Komuna e Gostivarit.