Të nderuar qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e parë të FORUMIT TË PROJEKTEVE në Komunën e Gostivarit, që do të mbahet më 18.06.2019 (e martë) në hapësirat e sh.f. Mustafa Qemal Ataturk – Gostivar (salla e shkollës) me fillim nga ora 18:00.

Tema kryesore e forumeve do të jetë inkluzion social, përfshirë edhe tema me barabarësi gjinore, qeverisje të mirë dhe bashkëpunim multietnik. Në kuadër forumit do të mbahen 4 sesione në të cilat do të shqyrtohen prioritetet e qytetarëve në kuadër të temës së dhënë.

Fondi i projektit është 50,000 CHF dhe në kuadër të këtij buxheti do të financohen së paku 1 deri më 3 projekte që do të zgjidhen dhe përpunohen nga qytetarët pjesmarrës të FORUMEVE.

Titulli i proektit : “Fuqizimi i këshillave komunal”
Donator : Agjencia Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Implementues : Programi për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP)

Me respekt,
Komuna e Gostivarit.