FTESË

Të nderuar sportdashës,

Nesër (e hënë) me fillim në ora 10:00 në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, do të bëhet prezantimi i draft-Rregullores për përzgjedhjen e sportistëve më të mirë të vitit në nivel komunal. 

Me këtë rast, ftojmë të gjithë sportistët, klubet sportive, punonjësit sportivë, mediat si dhe të gjithë dashamirët e sportit që të marrin pjesë në prezantim dhe me vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre të japin kontributin e vet në drejtim të përpilimit të një rregulloreje sa më të mirë.    

Me respekt,

Komuna e Gostivarit