Dita e pavarësisë, 28 Nëntori mbetet një ndër ditët më të ndritshme të histoirsë sonë  kombëtare. Kombi është baza e identitetit të çdo njeriu! Duke dashur shumë kombin tënd, atëherë je i gatshëm të respektosh kombet tjerë!

Liria e arritur e një populli është pasuria më e çmuar e cila nuk falet e as dhurohet. Heronjtë dhe dëshmorët janë më meritorët, andaj le të shërben kjo festë për të shprehur konsideratën më të lartë ndaj tyre, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së shtetit shqiptar.

Për ne shqiptarët, sot është festa e flamurit tonë kombëtar! Është një ditë të cilën e kemi festuar dhe do të vazhdojmë ta festojmë, si më të shtrenjtën e ditëve.

Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë Botën, andaj me shumë të drejtë, të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve etnike e festojnë me krenari festën e 28 Nëntorit. 28 Nëntori është i shenjtë për historinë tonë kombëtare sepse disa nga ngjarjet më të mëdha të historisë sonë kanë ndodhur pikërisht në këtë datë.

Gëzuar Ditën e pavarësisë, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Flamurit, shqiptarë! Gëzuar 28 Nëntorin! Ju pafsha gjithnjë duke festuar!”