28.11.2019

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakzan nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi për hapjen e një Qendre Rinore të Resurseve në Gostivar, e cila do t’i shërbejë gjithë Rajonit të Pollogut.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, shprehu kënaqësinë që pikërisht kjo komunë u zgjodh si një vend ku do të themelohet ky lloj qendre rinore dhe shprehu optimizmin e tij se një model i tillë i përkrahjes së të rinjve mund të reflektojë edhe në komunat tjera, por edhe në rajon.

“Shpresoj që kjo qendër resursesh do të kontribuojë që të rinjtë në rrethinën tonë të mos largohen nga vendi dhe të fillojnë një biznes këtu me mbështetjen e pushtetit lokal dhe atij qendror”, nënvizoi Taravari.

Nisma është pjesë e projektit “Krijimi i mundësive për punë për të gjithë”, i implementuar nga UNDP në partneritet me MPPS dhe Agjencinë për punësim, ndërsa me mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Pritet që i njëjti të vihet në funskion vitin e ardhshëm, si mbështetje për sipërmarrësit, zejtarët dhe novatorët e rinj.

Shërbimi për informim