Hapet solemnisht një kompani reale në shkollën e mesme teknike në Gostivar

25.03.2019

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe përfaqësues të administratës komunale, morën pjesë në hapjen solemne të kompanisë reale Megametal 2018 që do të funksionojë në kuadër të Shkollës së Mesem Teknike Komunale “Gostivar”.

Në kuadër të kësaj kompanie do të bëhet prodhimi i pjesëve metalike dekorative dhe pjesëve të tjera të nevojshme nëpërmjet makinës më bashkëkohore CNC.

Bëhet fjalë për një grant për zhvillimin aftësive dhe mbështetjen e  inovacionit të zbatuar, financuar nga një hua e Bankës botërore .

“Kompania Megametal 2018 është një kompani e shkollës që do të mundësojë që nxënësit në të njëjtin vend të njihen dhe të shfrytëzojnë mjetet dhe teknologjitë moderne për dizajnim dhe prodhim. Nxënësit pjesën më të madhe të punës praktike do ta kalojnë në shkollën e tyre”, tha Ekrem Miftari në cilësinë e koordinatorit të projektit.

Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i shkollës teknike Sadudin Sadiku i cili tha se janë të kënaqur me rezultatet që shënon kjo shkollë në përgatitjen e kuadrove profesionale

“Sot të gjithë së bashku krenohemi me rezultatet dhe arritjet tona që ky projekt të bëhet realitet, dhe kjo na motivon që në të ardhmen të shënojmë rezultate akoma më të mira”, theksoi Sadiku.

Kompania Megametal 2018 do të funksionojnë partneritet  me kompaninë Progup nga Manastiri.

Vlen të theksohet se përveç asaj që nxënësit do të aftësohen për punë në këtë kompani, produktet e tyre do të shiten në treg dhe do të gjenerojnë të ardhura për nevojat e shkollës.

Shërbimi për informim