Lajme



Shëtitje e organizuar në shtegun malor për këmbësorë me gjatësi prej 3.5 kilometra

Gostivar, 29 qershor 2015

Fal projektit për Zhvillimi të prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës i financuar nga IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar të Bashkimit Evropian, fshati Koritë ka fituar shtegun malor për këmbësorët.
Në suaza të aktiviteteve për shënimin e ditës së Komunës së Gostivarit, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, zëvendës ambasadorit amerikan në Shkup, z. Barton Putney të shoqëruar nga mbi 30 adhurues të shëtitjeve malore dhe 10 udhëzuesve malor të cilët në suaza të po të njëjtit projekt u trajnuan, aftësuan dhe u pajisen me mjete të nevojshme, është bërë edhe gjiroja e parë në shtegun e gjatë prej 3.5 kilometra, konkretisht nga fshati Koritë deri në pikën më të lartë të Malit Taul.
Në shtegun nga fshati Koritë deri në pikën më të lartë të Malit Taul, është kryer shënimi, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta pati nderin të vendos tabelën në pikën më të lartë të Malit Taul, ku tregohen të dhëna mbi lartësinë mbidetare.
Duhet theksuar se lartësia mbidetare në këtë mal ndryshon nga 1.470 deri 1.853 metra. Bukuritë e rralla natyrore të malit, por edhe bashkëpunimi i ngushtë me Agjencinë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit malor, përmes promovimit të turizmit malor, pritet të sjellë edhe turistët e parë nga brenda dhe jashtë Maqedonisë në këtë zonë që llogaritet me plot kuptimin e fjalës virgjëreshë e Malit të Thatë.


Do të përgatitet një Libër udhëzues për promovimin e turizmit në regjionin e Gostivarit, ftohen qytetarët të japin kontributin e tyre duke ofruar informata

Gostivar, 19 qershor 2015

Projekti zhvillimi i prodhimeve te integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës i financuar nga Bashkimi Evropian, në suaza të aktiviteteve të parapara të projektit do të përgatitet një Libër udhëzues për promovimin e turizmit në regjionin e Gostivarit, ku do të përfshihen të gjitha vendet dhe objektet me rëndësi kulturo-historike si dhe pasurit natyrore të regjionit tonë.
Për këtë qëllim na duhet mendimi dhe përkrahja e qytetarëve të cilët me sugjerimet dhe propozimet e tyre do të mundësojnë që të përfshihen të gjitha objektet dhe vendet e lartpërmendura, edhe atë:
•përmendoret kulturo – historike;
•bukuri natyrore (objekte, shpella, lumenj, ujëvare,)
•lokalitete, restorante tradicionale, shtëpiza pushimi, etj...
•shtëpi të vjetra të cilat mund të shpallen si përmendore kulturore;
•xhamia, kisha të vjetra, teqe, manastire...
•kalendar të ndodhive kulturore (manifestime argëtuese, sportive, etj...) të secilit regjion apo fshatë në veçanti,
•shitore për suvenire dhe punë dore (vendet ku mund të gjinden punime dore tradicionale te regjionit tonë);
•legjenda dhe gojëdhëna (që lidhen me historinë dhe të kaluarën kulturo historike të objekteve, lokaliteteve apo ndodhive të ndryshme) te cilat mund të jenë destinacion i dëshiruar për turistët tonë dhe të huaj.
Të nderuar qytetar, kontributi dhe ndihmesa juaj për zhvillimin dhe promovimin turizmit ne regjionin tone është e një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh se në këto regjione ekzistojnë shumë lokalitete, monumente historike dhe pasuri të ndryshme natyrore të cilat nuk janë të evidentuara dhe nuk e kanë trajtimin e merituar.
Me propozimet dhe sugjerimet e juaja do të mundësoni që Libri Udhëzues për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në komunën tonë të jetë i plotë dhe gjithëpërfshirës.
Propozimet dhe sugjerimet tuaja t’i dërgoni deri më datë 30-06-2015 në këto kontakte: szenku@yahoo.com ose info@gostivari.gov.mk


Trajnim për 100 nxënës të shkollës së mesme ekonomike në Gostivar në kuadër të projektit “Zhvillimi i prodhimeve të integruara për rritje të qëndrueshme ekonomike”

Gostivar, 12 qershor 2015

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i prodhimeve të integruara për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajonit të Gostivarit dhe Korçës” të cilin e zbatojnë Komuna e Gostivarit në partneritet me “Karriera ime” dhe “Qendra për zhvillim malor”, nga Shkupi, në mjediset e Këshillit të Komunës së Gostivarit u organizuan katër trajnime dyditore për më se 100 nxënës të Shkollës së mesme ekonomike komunale të Gostivarit.
Trajnimet kishin për qëllim trajnimin e nxënësve për menaxhim me karrierë, ku si tema ishin si shkruhet CV dhe lera e motivimit. Nxënësit shprehën interesim të madh për trajnim, pasi që nesër pasi ta përfundojnë shkollimin do të duet të duhet të konkurrojnë në tregun e punës.
Nga këta nxënës të trajnuar, 50 prej tyre, gjatë pushimeve verore do të mund të kenë punë praktike në 50 kompani të Gostivarit, të cilat veprojnë në fushën e turizmit.
Projekti për bashkëpunim ndërkufitar është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i ko-financuar nga Komuna e Gostivarit.


FTESË

Gostivar, 19 Maj 2015

Komuna e Gostivarit, në suaza të zbatimit të projektit për bashkëpunim ndërkufitar “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në rajonin e Gostivarit dhe Korçës”, të financuar nga UE, i fton të gjitha entitetet e interesuara (kompani, shoqata organizata qeveritare dhe joqeveritare) të cilat marrin pjesë në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, të paraqiten për pranimin e nxënësve nga SHMEK “Gostivar” për praktikë verore (në kohëzgjatje maksimale prej 1 qershorit deri 31 gusht 2015).
Sqarim për projektin
Në suaza të programit për bashkëpunim ndërkombëtar, të financuar nga UE, Komuna e Gostivarit si zbatues e udhëheq projektin me partnerët e saj, Karriera Ime dhe Qendra për Zhvillim Malor. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rritet zhvillimi ekonomik në Komunën e Gostivarit përmes krijimit të kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit me investim në resurse njerëzore, intervenime të vogla në infrastrukturë dhe formimin e sistemit për funksionim të integruar të gjithë aktorëve lidhur me turizmin. Në suaza të zhvillimit të kapitalit njerëzor, promovohen intervenime në ndërtimin e resurseve adekuate njerëzore përmes afrimit të nevojave të cilat i ka sektori privat me njohuritë, të cilat ua jep arsimi pjesëmarrësve të ri në ekonomi. Një pjesë e këtij aktiviteti është edhe organizimi i punës praktike në suaza të subjekteve ekzistuese nga rajoni, ku nxënësit nga shkolla e mesme në Gostivar do të vizitojnë punë praktike tremujore në kompanitë dhe organizatat të cilat punojnë në fushën e turizmi dhe hotelerisë.
Kushtet për aplikim
Subjekti duhet të jetë aktiv në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Këtu marrin pjesë kompanitë siç janë: restorantet, hotelet, motelet, kampet, kafenetë, agjencie turistike, etj. si dhe organizata joqeveritare dhe qeveritare të cilat punojnë në zhvillimin e turizmit.
Obligimi i kompanive
Subjektet të cilat janë të interesuara të pranojnë nxënës për punë praktike tremujore duhet të caktojnë nga ana e të punësuarve të tyre një mentor, i cili do të kujdeset për pjesëmarrjen aktive të nxënësve në punën e kompanisë. Gjithashtu, mentori i zgjedhur do të duhet të vizitojë një trajnim dyditor, ku do të njoftohet me metodologjinë e standardizuar për punë praktike. Trajnimi do të jetë pa pagesë për subjektin.
Obligime të Projektit
Projekti “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në rajonin e Gostivarit dhe Korçës”, do të jetë përgjegjës për aktivitetet administrative dhe atë: sigurimi i profileve adekuate të nxënësve, përgatitja e marrëveshjeve mes subjektit dhe nxënësve dhe kompensimi për praktikën verore të nxënësve.
Paraqitja
Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë letër interesimi me përshkrim të shkurtër të kompanisë/organizatës dhe specifikat: për sa praktikantë janë të interesuar, për çfarë periudhe të punës praktike (maksimum 3 muaj) dhe nga cili drejtim arsimor (juridik, financa, kontabilitet, marketing) në e-mail adresat që vijojnë:
info@mojakariera.com.mk ose sebajete.z@mojakariera.com.mk


Përfaqësues nga Komuna e Gostivarit dhe afaristë të qytetit realizuan vizitë tre ditore në Korçë Korçë, 18 maj 2015

Një delegacion nga komuna e Gostivarit, i udhëhequr nga shefi i kabinetit të kryetarit Bashkim Hasani, udhëheqësi i Sektorit të urbanizmit Jeton Salija, koordinatori i Sektorit të arsimit Edit Azizi, zëvendës udhëheqësja e Sektorit të financave Fitore Aligega, përgjegjësi i Departamentit për zhvillimit ekonomik lokal Pajtim Saiti, koordinatorja e projektit për Bashkëpunim ndërkufitar midis Komunës së Gostivarit dhe Bashkisë së Korçës Sebajete Zenku, menaxheri i projektit Gramoz Shabani të shoqëruar edhe nga afaristë të suksesshëm gostivaras, realizuan një vizitë treditore në Bashkinë e Korçës. Nën shoqërim edhe të përfaqësuesve të Bashkisë së Korçës, mysafirët nga Gostivari realizuan vizita të shumta duke filluar nga takimi në Bashki, pastaj vizita në muzetë dhe monumentet historike, pikat turistike të Korçës, vizitat në Voskopojë dhe në fshatin Dardhë.
“Është vizita e dytë e ekipit nga komuna e Gostivarit, që e vizitojnë Bashkinë dhe qytetin e Korçës. Përshtypjet nga vizita e parë ishin të shkëlqyeshme. Falënderoj edhe stafin e Bashkisë së Korçës për mikpritjen që na bën dhe uroj që ky projekt të përfundojë me sukses dhe pse jo të mos aplikohet për realizim edhe të projekteve të tjera të radhës”, theksoi Bashkim Hasani - shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit. “Në kuadër të vizitës që bën një delegacion nga komuna e Gostivarit, ne duam që të falënderojmë për ardhjen në qytetin e Korçës. E vlerësojmë atë dhe e shohim si një bashkëpunim të mëtejshëm, jo vetëm të projektit që ne jemi duke e zbatuar aktualisht dhe jo vetëm të projekteve në fushën e turizmit, por meqenëse të dyja bashkitë i kryejnë pak a shumë të njëjtat funksione, shohim një bashkëpunim edhe në fusha të tjera. Deri tani kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe pse të mos e konkretizojmë edhe në projekte të tjera”, tha Anxhela Dishnica - shefe e kabinetit të kryebashkiakut të Korçës.
“Në suaza të aktiviteteve të projektit zhvillimi i produkteve turistike të integruara të komunës së Gostivarit dhe bashkisë së Korçës që është në përfundimin e vitit të parë të realizimit, është paraparë edhe këmbimi i përvojës te grupet e kyçura në këtë projekt. Mu për atë qëllim, grupi i Gostivarit është në vizitën e dytë të këmbimit të përvojave në mes të palëve të involvuara në zhvillimin e turizmit. Nga kjo vizitë ekipi i cili është në këtë grup arrin të merr me vete një përvojë ndryshe të realizimit të turizmit nga Bashkia e Korçës. Ky aktivitet nuk përfundon këtu, aktivitet në periudhën që vjen mbetet edhe një vizitë e këmbimit të përvojave nga ana e Gostivarit në Bashkinë e Korçës. Ajo që është me rëndësi të ceket është se bashkëpunimi është në nivel të duhur midis komunës së Gostivarit dhe Bashkisë së Korçës dhe shpresojmë se edhe me përfundimin e këtij projekti bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi Sebajete Zenku - menaxhere e projektit nga ana e Komunës së Gostivarit.
“Projekti që Bashkia e Korçës e ka në partneritet me komunën e Gostivarit, është një ndër projektet më të suksesshme që kjo bashki ka. Aktualisht ne kemi implementuar me sukses disa prej aktiviteteve. Midis tyre është publikimi i hartave dhe materialeve marketuese të qytetit në kuadër të këtij qyteti, shkëmbimin e disa vizitave gjithashtu edhe organizimi i disa konferencave me Tur-Operatorët me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të të dyja rajoneve. Në kuadër të vizitave që i kemi realizuar në Gostivar dhe në qytetin e Korçës, kemi ardhur këtu në fshatin e Dardhës për të treguar një shkrirje të gjitha projekteve që Bashkia e Korçës ka të dhëna nga komuniteti Evropian me qëllim zhvillimin e turizmit, në fshatin e Dardhës që është një nga fshatrat turistik dhe që shumë shpejtë do ti bashkohet Bashkisë së madhe të qytetit të Korçës, janë hapur shtigje turistike me qëllim zhvillim jo vetëm të turizmit natyror, por edhe turizmit malor. Kjo është një bashkëpunim shumë i mirë sepse edhe në projektin e Gostivarit, komuna e Gostivarit është duke krijuar shtigjet turistike”, thotë Aida Kristo - menaxhere e projektit nga ana e Bashkisë së Korçës.
Komuna e Gostivarit dhe Bashkia e Korçës në kuadër të Programit IPA bashkëpunim ndërkufitar, janë në fazë të realizimit të projektit të titulluar “Zhvillimi i produktit turistik të integruar për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajonit të Gostivarit dhe Korçës”, projekt ky që do të zgjasë njëzet muaj, i financuar nga mjete të Bashkimit Evropian.


FTESË

Gostivar, 15 maj 2015

Komuna e Gostivarit, në suaza të zbatimit të projektit për bashkëpunim ndërkufitar “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në rajonin e Gostivarit dhe Korçës”, të financuar nga UE, bashkë me SHMEK “Gostivar” i fton të gjithë nxënësit e interesua të paraqiten për punë praktike verore në kohëzgjatje maksimum prej tre muajve.
Sqarim për projektin
Në suaza të programit për bashkëpunim ndërkombëtar, të financuar nga UE, Komuna e Gostivarit si zbatues e udhëheq projektin me partnerët e saj, Karriera Ime dhe Qendra për Zhvillim Malor. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rritet zhvillimi ekonomik në Komunën e Gostivarit përmes krijimit të kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit me investim në resurse njerëzore, intervenime të vogla në infrastrukturë dhe formimin e sistemit për funksionim të integruar të gjithë aktorëve lidhur me turizmin. Në suaza të zhvillimit të kapitalit njerëzor, promovohen intervenime në ndërtimin e resurseve adekuate njerëzore përmes afrimit të nevojave të cilat i ka sektori privat me njohuritë, të cilat ua jep arsimi pjesëmarrësve të ri në ekonomi. Një pjesë e këtij aktiviteti është edhe organizimi i punës praktike në suaza të subjekteve ekzistuese nga rajoni, ku nxënësit nga shkolla e mesme në Gostivar do të vizitojnë punë praktike tremujore në kompanitë dhe organizatat të cilat punojnë në fushën e turizmi dhe hotelerisë.
Kushtet për aplikim
Nxënësit të cilët dëshirojnë të paraqiten për punë praktike verore duhet të jenë në vitin e 3 ose të 4. Koha minimale për punë praktike është 1 muaj, ndërsa maksimum 3 muaj.
Obligime dhe përfitime për nxënësit
Nxënësit të cilët janë të interesuar të ndjekin punë praktike verore duhet të vizitojnë trajnim dyditor, pa pagesë për ndërtimin e portfolios së karrierës.
Obligime të Projektit
Projekti “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në rajonin e Gostivarit dhe Korçës”, do të jetë përgjegjës për aktivitetet administrative dhe atë: sigurimi i profileve adekuate të nxënësve, përgatitja e marrëveshjeve mes subjektit dhe nxënësve dhe kompensimi për praktikën verore të nxënësve.
Paraqitja
Nxënësit e interesuar duhet të dorëzojnë e-mail me CV e tyre në adresat që vijojnë:
info@mojakariera.com.mk ose sebajete.z@mojakariera.com.mk


13 profesoresha të shkollës së mesme Ekonomike pajisen me certifikata për Këshilltarë karriere Gostivar, 29 prill 2015

Komuna e Gostivarit, shoqata Karriera Ime nga Shkupi dhe Qendra për zhvillim malor nga Shkupi, dorëzuan certifikata për 13 profesoresha (këshilltarët e karrierës) nga Shkolla e Mesme Ekonomike, të cilët morën pjesë në Trajnim sipas GCDF metodologjisë për këshilltarë të karrierës. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës, Bashkim Hasani, drejtor i shoqatës “Karriera Ime”, udhëheqësit e shkollës së mesme ekonomike dhe profesoreshat – këshilltare të karrierës.
“Ky aktivitet është pjesë nga projekti “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike të Gostivarit dhe Korçës”. Projekti për bashkëpunim ndërkufitar është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të rritet zhvillimi ekonomik i komunave të Gostivarit dhe Korçës. Shfrytëzoj këtë rast që në emër të kryetarit të komunës ës Gostivarit, ti falënderoj të gjitha profesoreshat që kanë pjesë në trajnim. Njëherit falënderoj edhe kryetarin e shoqatës Karriera Ime, Visar Ademi i cili në bashkëpunim me koordinatoren e projektit Sebajete Zenku e arritën qëllimin që ky projekt të kryhet me sukses”, u shpreh Shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani.
“Karriera ime ka licencën e një programi programi ndërkombëtar që quhet GCDF, që është shpikur në Amerikë në vitet e 60-ta dhe nga Amerika është ndarë në 85 shtete të botës. Ne në Maqedoni kemi të drejtën ekskluzive të distribuimit të këtij certifikate, në rajon kanë vetëm Bullgaria dhe Greqia këtë të drejtë ekskluzive. Sot kemi fatin e madh që 13 zonja, profesoresha të jenë ndoshta këshilltarët e parë të karrierës në nivel Ballkanik, në Ballkanin Perëndimor dhe ta implementojnë këtë lloj profesioni jo vetëm në shkollë, por edhe në komunën e Gostivarit. Është një certifikatë më të vërtetë e madhe. Do them që nëse dikush nga këto zonja nesër vendos te jetoj dhe veproj në vendet e Bashkimit Evropian, mjaftojnë ta tregojnë certifikatën e tyre dhe do ta kenë punën e siguruar si Këshilltarë të Karrierës. Është një program vërtetë i fuqishëm që mbështetet nga SHBA-të dhe është një program që ka dije universale dhe njihet nga të gjitha shtet që e kanë njohur këtë profesion. Është një lloje dije që ndahet në shtatë module”, deklaroi Visar Ademi drejtor i shoqatës, “Karriera Ime”. Në emër të profesoreshave këshilltare të karrierës, foli Blerita Mustafai-Mazllami.
“Kemi nderin dhe përgjegjësi të madhe që jemi pjesë e projektit veçanërisht jemi mirënjohës ndaj komunës së Gostivarit e cila është e hapur për projekte të sferave të ndryshme dhe jep kontribut të veçantë në fushën e procesit edukativo arsimor. Si dhe në veçanti e falënderojmë organizatën joqeveritare “Karriera ime”, e cila shpreh interes për përparimin dhe përqendrimin e investimeve të veta në komunitetin tonë. Do të kishim dashur që ky projekt metëvërtetë të mbijetoj, përkatësisht profesioni këshillim për karrierë apo këshilltari për karrierë të jenë pjesë e punës sonë të përditshme dhe praktikë në shkolla me çfarë do ju ndihmohet nxënësve që të bëjnë përzgjedhjen profesionale, orientimin e tyre dhe hapjen e shtigjeve të ardhmërisë së tyre. Shpresojmë dhe kërkojmë nga Ju që të mundësoni që ky profesion të jetë prezent në qytetin e Gostivarit, t’ju jepet mundësi të gjithë nxënësve nga gjitha shkollat të kenë këshilltarë karriere”, theksoi profesoresha, Mustafai-Mazllami.
Të pranishmit kërkuan që dijen e fituar, Këshilltarët e Karrierës ta përdorin jo vetëm në Gostivar dhe shkollat e Gostivarit por edhe më gjerë.


Trajnim për udhëzues malor

Në suaza të projektit Zhvillimi i produkteve të integruara turistike për rritjen e qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe të Korçës, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian, do të organizohet trajnim në të cilin do të trajnohen dhjetë udhëzues malor sipas standardeve ndërkombëtare për turizëm malor. Trajnimet do të organizohen në periudhën kohore nga muaji shkurti deri në muajin tetor të vitit 2015.
Personat e interesuar për trajnim duhet të kalojnë me sukses testet e përzgjedhjes. Akomodimi dhe ushqimi gjatë trajnimit janë të mbuluara nga organizatorët e aktivitetit, dhe secili prej pjesëmarrësve në trajnim do të marrin pajisje të plotë për alpinizëm apo udhëzues malor.
Personat e interesuar deri më datë 20 Janar 2015 duhet t`i dërgojnë CV-të (biografi të shkurtër) me këto informacione:
-Emri,
-Viti i lindjes,
-Niveli e shkollimit
Kandidatët e interesuar të dhënat me aplikim mund t`i dërgojnë në këto e-mail adresa:
E-mail: info@gostivari.gov.mk, szenku@yahoo.com;
Personi për kontakt: Sebajete Zenku
Telefoni: 070 716 050
Më datë 23 Janar.2015, në sallën e madhe të Komunës e Gostivarit, me fillim në ora 13:00, do të mbahet prezantim publik, ku do të prezantohen të gjitha informacionet në lidhje me trajnimin dhe aktivitetin e ardhshëm për udhëzuesit malor.


Ftesë për pjesëmarrje në takimin për planifikim të shtigjeve për ecje dhe çiklizëm malor Gostivar , 14 Nëntor 2014

Komuna e Gostivarit, në partneritet me Karriera ime Shkup dhe Qendrën për zhvillimin malor Shkup, filloi të realizoj projektin "Zhvillimi i produktit turistik të integruar për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajoneve të Gostivarit dhe Korçës." Projekti synon të rrisë zhvillimin ekonomik të komunave të Gostivarit dhe Korçës, Shqipëri, nëpërmjet krijimit të kapaciteteve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm duke investuar në burimet njerëzore, ndërhyrje të vogla në infrastrukturë dhe krijimin e një sistemi për funksionimin e integruar të të gjithë aktorëve në turizëm.
Në kuadër të projektit është planifikuar që të kryhen aktivitete për rregullimin e shtigjeve për ecje dhe çiklizëm malor me një gjatësi totale prej 75 kilometra, në Malin e Thatë dhe malin Sharr, territore që gravitojnë ose bien nën udhëheqjen e Komunës së Gostivarit. Për këtë qëllim është planifikuar të zhvillohen disa takime me palët e interesuara nga komuniteti lokal, të cilët duan të bëjnë sugjerime për zgjedhjen e shtigjeve për rekreacion malor që do të jenë subjekt i rregullimit në kuadër të projektit të turizmit. Takimi do të mbahet më 17 nëntor 2014 me fillim në ora 14:00, në sallën e madhe të Komunës së Gostivarit. Në takim janë të ftuar: përfaqësues të Bashkësive lokale të regjioneve rurale, përfaqësues te shoqatave Malore, çiklizmit, shoqatat dhe klubet ekologjike si dhe shoqatat joqeveritare të cilat zhvillojnë aktivitete në natyrë. Përfaqësues të agjensioneve turistike lokale, përfaqësues të hotelerive dhe restoranteve lokale, posaçërisht ato të viseve rurale, përfaqësues të fermerëve lokal, përfaqësues të mediumeve, Departamentet përkatëse të Komunës së Gostivarit, përfaqësues nga zyrat rajonale të Ministrisë së Mjedisit dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujerave, si dhe të gjithë qytetarët e interesuar
Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit CBC. Për informata shtesë kontaktoni Sebajete Zenku, koordinatore e projektit në Komunën e Gostivarit, tel. 070/716-050.