|
 06.09.10
Aktivi i mësimdhënësve të muzikës në shkollat fillore të komunës së Gostivarit, sot në mjediset e Komunës së Gostivarit, në prani të përfaqësuesve komunalë dhe medieve lokale dhe nacionale, shprehën revoltën e tyre kundër botimit më të ri të librit për arsim muzikor për klasën VII në gjuhën shqipe.
“Libri i klasës së shtatë nuk është asgjë tjetër, përveç një përkthim fjalë për fjale i versionit maqedonisht, edhe atë me shumë gabime drejtshkrimore. Teksti i autorit maqedonas, që përmban këngë vetëm maqedonase dhe krishtere, me ilustrime që reflektojnë kulturën maqedonase dhe krishtere, e jo edhe atë shqiptare dhe islame, është i papërshtatshëm për mësimin në gjuhën shqipe dhe ne sit ë tillë do ta bojkotojmë”, shpalos qëndrimin e mësimdhënësve Xhevair Jashari – profesor i muzikës.
|
|
 06.09.10
Me fillimin e vitit shkollor, zakonisht shtohet edhe regjistrimi i fëmijëve nëpër kopshte. Pas pushimeve verore, fëmijët të cilët kanë frekuentuar kopshtet e fëmijëve në Gostivar, sërish kthehen në to, por ka edhe shumë regjistrime të reja.
Përfundimisht me ditën e premte, në dy kopshtet Institucionit publik “Gëzimi fëmijëror”, ishin regjistruar 309 fëmijë që është dukshëm më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar. Sipas drejtoreshës Yllza Mislimi, ndonëse dy kopshtet në kuadër të këtij Institucioni kanë kapacitet prej 320 fëmijësh, ata janë të gatshëm të gatshëm të pranojmë më shumë nga se një gjë të tillë e lejon edhe ligji aktual.
|
|
 03.06.10
Fillojnë punët për asfaltimin e rrugës së Balindollit
Kanë nisur punët përgatitore për asfaltimin e rrugës së Balindollit, e cila do të ketë gjatësi 1500m dhe gjerësi 4.5m.
Me këtë rast Kryetari Osmani i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ishte në vendin e punimeve që të njihet prej së afërmi me rrjedhën e punëve.
"Sot së bashku me bashkëpunëtorët kam dalë të promovoj nismën e punëve në njërin nga investimet kryesore të fazës së dytë të investimeve infrastrukturore, rrugën Gostivar - Balindoll. Bëhet fjalë për investim që përfshin një rrugë me distancë prej 1.5km dhe me vlerë totale të punëve që tejkalon 120.000 Euro."-theksoi mes tjerash kryetari Osmani.
|
|
 01.09.10
Me ftesë të Evangleine L. Cuenco, specialiste nga Banka botërore, kryetari i Komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani do të merr pjesë në panelin special “Qytetet e Dijes dhe Rinia” që do të mbahet në Kuvajt prej 3-5 tetor.
Këtë Konferencë të nivelit të lartë, do ta hapë vetë kryeministri i Kuvajtit dhe në të njëjtën do të merr pjesë edhe ekselenca e tij Emiri Sheik Sabah Al-Ahmad Al Jabar Al-Sabah.
Në Konferencën ndërkombëtare “Qytetet e Dijes dhe Rinia”, udhëheqës eminent, politikbërës, vizionarë dhe kryetarë komunash, do të bëjnë prezantime dhe do të diskutojnë mbi çështje ekonomike, urbano-rurale, si dhe mbi sfidat e punësimit të të rinjve.
Sukseset në menaxhimin me komunën, zgjidhjet kompetente të sfidave me të cilat ballafaqohet e njejta si dhe njohuria teoriko-praktike e çështjeve temë të panelit ishte arsyeja që kryetari Osmani u ftua në këtë konferencë ndërkombëtare.
"Kontributi juaj si ekspert paneli në sesionin special ofron një mundësi të vlefshme për pjesëmarrësit të mësojnë për praktikat më të mira në menaxhimin me qytetin me çka do t'u mundësohet qyteteve të krijojnë vende me standard të lartë jetese, të qëndrueshme dhe të pasura në aspekt kulturor për qytetarët e tyre." - thuhet në mes tjerash në ftesën nga Banka Botërore.
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 9 nga 420 |